Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Franca emëron të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Franca emëron të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor
KryesoreRajoni

Franca emëron të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor

Published: September 29, 2023
Shpërndaje

Njoftimin e bëri në një postim në rrjetin X të njohur deri vonë si Twitter edhe vet diplomati Troccaz, i cili mbante postin e Konsullit të Përgjithshëm të Francës në Jerusalem, ndërsa më parë kishte shërbyer si ambasador i Francës në Qipro si dhe kishte mbajtur poste të ndryshme në ministrinë e Jashtme dhe atë për Evropën.

Zoti Troccaz do të jetë i dërguari i pestë perëndimorë për rajonin.

Aktualisht zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar është në postin e të dërguarit të posaçëm amerikan, Sir Stuart Peach i dërguar i posaçëm i Britanisë së Madhe, ndërsa Miroslav Lajçak, në detyrën e të dërguarit të posaçëm të BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi dhe çështjet të tjera të Ballkanit Perëndimor. Manuel Sarrazin është i dërguar i Gjermanisë për rajonin.

- Publicitet -

Që të gjithë janë pjesë e përpjekjeve për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Emërimi i të dërguarit ndodh në një periudhë tensionesh të larta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi të dielën më 24 shtator një grup personash të armatosur qëlloi mbi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë në veri duke vrarë një oficer policie dhe plagosur një tjetër.

Grupi më pas hyri me forcë në manastirin ortodoks të fshatit duke vazhduar të qëllojë mbi forcat e rendit. Përleshja përfundoi kur shumica e sulmuesve u arratisën. Tre nga sulmuesit e armatosur mbetën të vrarë.

Sulmi u cilësua si akt terrorist nga institucionet e Kosovës, Bashkimi Evropian dhe diplomatë të vendeve perëndimore.

Serbia mohoi çfarëdo lidhjeje me grupin e armatosur, ndërsa Kosova akuzon Beogradin për organizimin dhe mbështetjen e tij.

Ngjarja ka nxitur shqetësime të reja ndërkombëtare për qëndrueshmërinë e rajonit, ndërsa vëzhguesit thonë se mund të ketë dëmtuar rëndë procesin edhe ashtu të vështirë të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

 

p.c. /dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Besa dhe Besueshmëria!
  • Kudo që të të çojë vera, Wolt është aty
  • Grabitet një argjendari në Kamëz, dy autorët dyshohet se janë larguar me motor
  • Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  • Tuneli i Llogarasë, biznesmeni Rrok Gjoka qëndron tre orë në SPAK

Komentet e Fundit

  1. XHON BOVI. on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  2. sela on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  3. BON XHOVI. on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  4. BON XHOVI. on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  5. Arnold on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?