Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Franca në flakë për vrasjen e 17-vjeçarit nga Policia, mbi 150 protestues të arrestuar dhe 40 mijë policë të mobilizuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > FOTO: Franca në flakë për vrasjen e 17-vjeçarit nga Policia, mbi 150 protestues të arrestuar dhe 40 mijë policë të mobilizuar
BoteKryesore

FOTO: Franca në flakë për vrasjen e 17-vjeçarit nga Policia, mbi 150 protestues të arrestuar dhe 40 mijë policë të mobilizuar

Published: June 29, 2023
Shpërndaje

Franca në flakë për të dytën natë radhazi, mes zemërimit për vrasjen e një 17-vjeçari nga një polic në Nanterre. Të paktën 150 persona u arrestuan në atë që ministri i Brendshëm Gérald Darmanin, e cilësoi si një natë të padurueshme dhune kundër simboleve të republikës; bashkive, shkollave e rajoneve të policisë, të cilat u dogjën apo u sulmuan. Protestuesit e zemëruar hodhën fishekzjarrë ndaj policisë, ju vunë zjarrin makinave dhe godinave publike në periferitë rreth Parisit, po gjithashtu edhe në Tuluz, Lilë dhe qyteza të tjera. Mbi 2 mijë policë u mobilizuan në rajonin e Parisit ndërsa në të gjithë vendin rreth 40 mijë agjentë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron thirri një mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me krizën, dhe e cilësoi dhunën të pajustifikueshme.

“Orët e fundit janë shënuar nga skena dhune kundër rajoneve të policisë, por edhe shkollave dhe objekteve të komunave. Sulmet kundër insitucioneve janë të pajustifikueshme”, deklaroi Macron. Epiqendra e trazirave ishte në Nanterre, një qytezë e banuar kryesisht nga shtresa e mesme, në periferi të Parisit ku 17-vjeçari me origjinë afrikano-veriore, i identifikuarsi Nahel, u vra pasi kishte ndaluar në një postobllok policor.

- Publicitet -

Ngarja fatale ndezi zemërimin e banorëve, që prej kohësh ankoheshin për dhunën policore në zonat me të ardhura të ulëta e etni të përzier rreth qyteteve të mëdha Francës.

Një video e postuar në rrjetet sociale tregoi dy efektive të cilët qëndronin pranë një makine të llojit, Mercedes AMG, me njërin prej tyre që qëlloi për vdekje shoferin adoleshent nga një rreze e afërt. Sipas prokurorëve, i riu kishte refuzuar t’i bindej urdhrit për të ndaluar makinën. Polici që qëlloi adoleshentin po hetohet për vrasje të qëllimshme. Grupe për të drejtat e njeriut flasin për racizëm sistematik brenda agjencive të sundimit të ligjit në Francë, një akuzë të cilën Macron e mohon.

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat
  • Kush fitoi në Izrael? Pse sistemi i tyre zgjedhor nuk lë mundësi për të shpallur fitues të qartë
  • 28 tetor 2026
  • Zgjedhjet në Izrael, të dhënat e para flasin për rezultat të ngushtë pa fitues të qartë
  • Lehtëson apo shtrenjton?

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë
  2. Nalu on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  3. Ana on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  4. nastradini on Lehtëson apo shtrenjton?
  5. Adri on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?