Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A do jetë Beleri në fletën e votimit? Çfarë ndodh nëse fiton mandatin duke qenë në burg?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > A do jetë Beleri në fletën e votimit? Çfarë ndodh nëse fiton mandatin duke qenë në burg?
KryesorePolitike

A do jetë Beleri në fletën e votimit? Çfarë ndodh nëse fiton mandatin duke qenë në burg?

Published: May 13, 2023
Shpërndaje

Arrestimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i propozuar nga partia e minoritetit të PBDNJ-së së Vangjel Dules, ka ngritur pikëpyetje të shumta nëse do të zgjidhet çfarë do të ndodhë me të. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi shprehet se pavarësisht arrestimit të tij, Fredi Beleri do të jetë në fletën e votimit më 14 maj.

Celibashi ka theksuar se gjërat do të ndryshojnë vetëm nëse Beleri do të dënohet me vendim të formës së prerë.

“Arrestimi i Belerit nuk është aspak një gjë që shkon për mirë. Nuk kam koment pasi kjo lidhet me organet e drejtësisë, por nga pikëpamjet e ligjit ai mbetet kandidat dhe votuesit mund ta votojnë nëse duan.

- Publicitet -

Ai nuk është i përjashtuar nga gara edhe pse nuk është fizikisht aty. Gjërat ndryshojnë vetëm nëse ai dënohet me vendim të formës së prerë për një vepër penale që nuk lejohet të kandidosh nga ligji i dekriminalizimi”, tha ai.

Ligji ndalon mbajtjen e kësaj detyre, nëse për disa vepra penale është dënuar me vendim gjykate të prerë.

“Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiakë ose të qarkut, personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në këtë ligj ku përfshihen edhe veprat penale.

Beleri akuzohet për korrupsion në zgjedhje për nenet 328 të Kodit Penal.

“Ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, bërja e premtimeve për vende pune ose për favorizime të tjera në cilëndo formë, me qëllim që të marrë firmën për paraqitjen e kandidatit, për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në dy vjet.

Pranimi i të hollave, të mirave materiale, premtimeve dhe favorizimeve të tjera kundrejt kryerjes së veprimeve të mësipërme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë”, thuhet në këtë nen të Kodit Penal.

Pra nëse Beleri zgjidhet do të detyrohet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të marrë një vendim, nëse do të ketë një vendim gjykate së formës së prerë.

m.b./dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Qytetar says:
    May 13, 2023 at 7:37 pm

    Shkaku i pare i perplasjeve ne Himare ka te beje me ceshtjen e pronave qe Rama e ka menaxhuar ne menyre katastrofike jo vetem ne Himare dhe jo i vetem por bashke me PD ne 30 vite!
    Akoma e drejta natyrore dhe kushtetuese e prones neperkembet ne menyre kriminale! Dhe Beleri fatkeqeisht dhe me te drejte eshte shfaqur si avokat i banoreve te kesaj bashkie! Dhe ne kembim te kesaj kerkon dhe vote per “helenizimin” e Himares c’ka per PD dhe PL eshte nje turp!
    PD si parti e djathte dhe medemek konservatore nuk mundet kurre dhe ne asnje rrethane te kandidoje nje personazh qe predikon “helenizimin” ne nje bashki heterogjene, aty ku sipas vete Berishes ka vecse minoritet linguistik dhe asgje me shume!
    E nderkohe Rama qe njihet per “liberal globalist” kap momentin per te bere Patriotin qe ne fakt e tejkaloi me gjuhe Nacionaliste si nje karte elektorale qe shton vota emocionale!
    Skurt muhabeti, keta jane abuzive nga i pari tek i fundit dhe cdo gje e bejne vetem per ca vota me shume!
    P.S. Reagimi i Rames dhe Metes per blerjen e votave ne Himare eshte dhe “qershia mbi torte”!

    Reply
  • durrsaku says:
    May 14, 2023 at 7:41 am

    Mjer ky popull kush e drejton por jo vete keta 32 vjet. Si spjegohet qe popullin tone ne histori e kane drejtuar hajdutet, maskarenjte dhe injorantet? Ndoshta dikush nga keta mund te kete pasur merita deri ne marrjen e pushtetit por mbas kesaj jane kthyer ne diktatore, hajdute e maskarenj! Ne , per nga kushtet se si na kane trajtuar gjithmone kemi mbeshtetur ate qe na ka dhene nje kafshate buke ( si shkruajne disa komentues, per nje sufllaqe ) dhe kurre nuk kemi pare me larg.Ne nuk kemi ditur te unifikohemi nje here te vetme per te drejtat tona,per te kerkuar nje jete me te mire se sufllaqja,per pronat , per te drejtat tona por ngrihemi ne protesta kur na therret partia,ky eshte mentaliteti yne. Ne ne emer te partise qe simpatizojme jemi ne gjendje te ofendojme nga nena,motra apo gruaja ndoshta dhe vellain sepse ngaqe diskutojme si anonime as qe e dijme se kush eshte ne krahun tjeter.

    Reply
  • Aldrin says:
    May 14, 2023 at 8:21 am

    o durrcaku, po ti ke hall se te kane share motren, apo e ke ne lidhje me ngjarjen? Ketu digjet fshati, kjo ka hallin e cigares, kot per sport, ben ndonje proteste individuale per te drejtat e grave

    Reply
  • Boomerang says:
    May 14, 2023 at 8:54 am

    Arrestimi nuk do ti pengoje mandatin e bashkiakut atij Belerit, perkundrazi. Ato qe ja futen ne vesh Rames kete skenar me arrestim te tij, kane bere Autogol.

    Reply
  • mentealternativa1.blogspot com edhe whale.to says:
    May 14, 2023 at 10:00 am

    Pse nuk iken ne greqi plehra xhorxhsoriste?

    Reply
  • Dibrani says:
    May 14, 2023 at 10:00 am

    Pse nuk iken ne greqi plehra xhorxhsoriste?

    Reply
  • Aldrin says:
    May 14, 2023 at 4:47 pm

    Autogolin e bejne qipot rilindase qe besojne se po ushtrojne te drejtat kushtetuese. Be lera eshte pjese e skenarit te shitjes se Shqiperise. Eshte levizje e llogaritur.
    Aq me keq, pangopesia kriminale e Rames dhe horrave te tij per te grabitur pronat publike dhe private, e transformojne ceshtjen nga nje problem themelor i popullit shqiptar me diktaruren ramiste, ne nje ceshtje territoriale me Greqine, qe mund te coje dhe tokat e Himares, ashtu si Detin, ne Hage.
    Ketu po diskutohet hapur ekzistenca e Shqiperise si shtet,
    Nuk luhet Beleri si gur. Luhen shqiptaret si zara

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Territorialja / Mazniku: Opozita ka djegur në mënyrë sistematike afatet, qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur
  • Hita mbledh drejtorët e Policisë dhe u lë porositë: Luftë drogës dhe zjarrvënësve
  • Ilir Panda tërhiqet nga çështja e Erion Veliajt, ja kush u caktua relator në vend të tij
  • Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin
  • Sulmet e Ramës dhe Berishës kundër SPAK, përgjigjet Braho: Retorikë politike, më vjen mirë

Komentet e Fundit

  1. Patriot on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  2. 1thundrak on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  3. Ethem Lalaj on Do thirret Rama në SPAK për “Albanian Files”? Si përgjigjet Braho
  4. Anonymous on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  5. demo on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?