Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FSHF fërkon duart, “rubinet me para” për ndeshjen me Poloninë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > FSHF fërkon duart, “rubinet me para” për ndeshjen me Poloninë
AktualitetPikanteSport

FSHF fërkon duart, “rubinet me para” për ndeshjen me Poloninë

Published: August 16, 2023
Shpërndaje

Shqipëria do të luajë dy ndeshje shumë të rëndësishme në muajin shtator, ku fillimisht do të udhëtojë drejt Çekisë për t’u përballur në datën 7 dhe tri ditë më vonë do të presë në “Air Albania”, kombëtaren polake. Dy sfida ku luhet fati i Kombëtares për një kualifikim të mundshëm në Europianin e Gjermanisë vitin e ardhshëm. Ashtu si në transfertën çeke në “Fortuna Arena”, ku janë ezauruar 1 mijë biletat e vëna në dispozicion për tifozët, edhe me Poloninë në Tiranë do të kemi një stadium plot, teksa shihet që ka një interes të jashtëzakonshëm për këtë takim.

Nisur nga kjo dhe nga fakti se tri javë përpara ndeshjes janë shitur të gjitha biletat, gjë e pazakontë për ndeshjet e Kombëtares, “Panorama Sport” ka bërë një vëzhgim në lidhje me shifrën që ka arkëtuar FSHF-ja vetëm nga biletat. Mund të themi se është një shifër rekord me pothuajse 900 milionë lekë. Ajo që është vënë re, ndryshe nga më parë, shitja e biletave ka nisur shumë me shpejt në kohë, një strategji e mirëmenduar e FSHF-së, por gjithashtu edhe interesi i lartë për të ndjekur nga afër Kombëtaren e Silvinjos, i cili i ka dhënë një tjetër fytyrë skuadrës, por edhe fakti se ndodhemi në vendin e dytë në grup dhe kemi shanse të mëdha për një kualifikim në Europian.

Sa u përket biletave, çmimet kanë qenë disi më të larta se në ndeshjet e tjera, ku bileta më e lirë ishte 2000 lekë, për të vazhduar me 2500 lekë, 4000 lekë apo 6000 te tribuna karshi dhe pa harruar tribunën kryesore që çmimet arrinin mbi 10 000 lekë. Afërsisht 882 milionë lekë të arkëtuar, kësaj shifre i bashkëngjiten edhe të ardhurat nga biletat e shitura për tifozët polakë, çka bën që vetëm për një ndeshje, Federata Shqiptare e Futbollit të arkëtojë rreth 900 milionë lekë vetëm nga shitja e biletave, shifër, e cila është për rekord dhe vështirë se është arritur më përpara.

- Publicitet -

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protesta e studentëve, pedagogët shembin gardhin metalik dhe përballen me FNSH-në
  • Bojkoti, GJKKO vendos që gjyqi i Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë
  • Adea Pirdeni bëhet ministre me portofol e Administratës Publike, Begaj firmos dekretin
  • Tensione pranë Xhamisë së Namazgjasë, protestuesja godet me shuplakë policin
  • Kancelari gjerman mesazh Shqipërisë: Ndryshimi duhet të vijë nga ju brenda, vetëm reformat ju sjellin në BE

Komentet e Fundit

  1. Skypion on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  2. K R on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. TIRONA on INTERVISTË / 31 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, rrëfimi shokues: Çfarë ndodhi me mua dhe me Remziun në Vain të Lezhës
  4. demo on Këngëtarja e njohur, mesazh Ramës: Më mirë largohu vetë tani, më pas do duhet të ikësh si diktator
  5. capi on VIDEO: Sherr në Kuvend, deputetët e PD përplasen fizikisht me Ballën, Peleshi ndërpret seancën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?