Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ftesa e Ramës ndez politikën në Shkup, VMRO-DPMNE akuzon: Takimi në Tiranë, për të shpëtuar LSDM
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ftesa e Ramës ndez politikën në Shkup, VMRO-DPMNE akuzon: Takimi në Tiranë, për të shpëtuar LSDM
AktualitetBote

Ftesa e Ramës ndez politikën në Shkup, VMRO-DPMNE akuzon: Takimi në Tiranë, për të shpëtuar LSDM

Published: January 10, 2023
Shpërndaje

Ftesa e kryeministrit Edi Rama për krerët e partive shqiptare ndezi debatin politik në Maqedoni të Veriut. VMRO-DPMNE në opozitë e përdori për të përsëritur thirrjen për zgjedhje të parakohshme, ndërsa takimin në Tiranë e konsideron një tentativë për të shpëtuar karrierën politike të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

“Vendimet për Maqedoninë duhet të merren në Maqedoni dhe pas ndryshimit të qeverisë, një nga gjërat e para që do të bëjmë është që të ndalojmë këtë praktikë që Maqedonia të marrë vendime jashtë Maqedonisë”, deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE, Naum Stoilkovski.

Partia opozitare në Shkup vijoi më tej duke akuzuar LSDM-në se po hesht ndaj këtij takimi të thirrur nga Rama, ndërsa pyeti qeverinë nëse po pret një platformë të dytë të Tiranës, duke iu referuar kështu asaj të 2016-ës me të cilën u bashkua spektri politik shqiptar në Maqedoni të Veriut për të vendosur të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në kushtetutë.

- Publicitet -

Por reagimi nga LSDM nuk mungoi, duke e konsideruar kryeministrin shqiptar një mik të dëshmuar të Maqedonisë së Veriut. Takimin e vlerëson si një kontribut për ndërtimin e një rajoni më shumë europian. Por partia shqiptare, Lëvizja Besa, që ndodhet në opozitë dhe bashkëpunim me VMRO-DPMNE, bojkotoi tryezën e Tiranës për këto arsye të bëra të ditura për A2CNN:

“Jemi kundër uljes në një tavolinë me Ali Ahmetin dhe Artan Grubin, pasi I konsiderojmë si subject politik si fajtorët kryesorë për gjendjen e mjerueshme në të cilën gjenden shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Abdul Demiri, Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa.

Analisti Xhelal Neziri tregoi për A2 CNN se në fakt përplasjet kryesore nuk janë mes partive shqiptare me njëra-tjetrën, por me ato maqedonase, ndërsa foli dhe për shanset e një koalicioni mes VMRO-së dhe LSDMS-së.

“Ky skenar është i mundur dhe buron nga përplasjet mes LSDMS, ku kryeministri Zaev prej kohesh nuk është dakord me sekretarin e partisë”, rrëfeu ai.

Ndërkohë, këto zhvillime politike vijnë në një kohë kur ndaj Shkupit sa vjen e shtohet presioni për të kryer ndryshimet kushtetuese, pra futjen e pakicës bullgare në preambul deri në shtator të këtij viti. Por LSDM nuk i ka votat e nevojshme në parlament, në një betejë politikë që mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    January 10, 2023 at 6:42 pm

    Rama te zbatoje kompetencat si kryeminister e Shqiprise.Te Ruaje Kufirin detar dhe tokesor te Republikes Shqiprise te percaktuar njehere e mire nga Konventat nderkombetare te Fuqive te Medha.Mos luaje me kufijt e Shqiprise..Te tregoje shtetit grek deri ku e ka vijen e kuqe ne Shqiperi,,Mos na krijoje minoritete te paqena dhe associacione minoritetesh inexistente,.Te kerkoje respektimin e te drejtave kombetare te gjuhes dhe shkollimit te shqiptareve autoktone ne Greqi,te cileve u eshte mohuar kombesia.Te njohe Te drejtat e patjetersueshme te popullit Cam per tu kthyer ne trojet e te pareve,.
    Pastaj te fuse hundet ne punet e Maqedonise.
    E ndriti me Shqiprine,do rregulloje Maqedonine!!!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vuçiç u lë mesazh ushtarëve: Kosova është e jona dhe duhet mbrojtur
  • “65 mijë minoritarë”, PS kërkon që Dropulli, Finiqi dhe Pusteci të mos preken nga Reforma Territoriale
  • U përplas me shefin? Braçe sqaron: Dola vetë jashtë
  • Nga “kolektivizimi i fajit” te dështimi institucional ndaj autizmit
  • Ish-dhëndri u mori jetën, këta janë viktimat e ngjarjes tragjike në Roskovec

Komentet e Fundit

  1. topoja on Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë fjalimin
  2. zaimja on Nga “kolektivizimi i fajit” te dështimi institucional ndaj autizmit
  3. demo on U përplas me shefin? Braçe sqaron: Dola vetë jashtë
  4. DINJITETI NUK BLIHET ME BROSHURA on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. demo on VIDEO: Rama del në darkë vonë nga pjesa e pasme e Kryeministrisë, përballet me protestues që qëndronin ende në Bulevard

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?