Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Salianji, njeriu që do të mbahet mend si militanti i Bashës me hu në dorë , duke sulmuar përkrahësit e Berishës, por edhe si sajuesi i njërës nga dëshmie më poshtëruese në politikën shqiptare, përzierja e politikës me llumin për të ngjitur shkallët e karrierës, ështja e njohur si “ Babale”, tashmë është i burgosur dhe pritet të vuajë dënimin prej një viti, sa është vendosur në formë të prerë në dy shkallët e gjyqësorit.
Pas më shumë se katër viteve, kur gjyqi shtyhej, pasi ai ishte një herë i sëmurë, pastaj avokati i tij, më tej, përsëri ai, e përsëri avokati, kur i duhej të udhëtonte pikërisht në ditën e gjykimit apo ishte i bashkërrugëtuar , i mendoi të gjithë hapat e tij në ditët e fundit, megjithëse kishte besuar deri në fund se presioni i një grupi deputetësh opozitarë, mbi trupën gjykuese, ishte i mjaftueshëm për të zhbërë çdo lloj dënimi ndaj tij.
Ishte si një lloj shfaqje burleske, ku përziheshin rolet, pastaj ndaheshin përsëri dhe ku, në të gjitha pamjet duhej të ishte ai, në lloj Lej Feni i kohëve moderne, që aspironte të kthehej në mitin e partisë së tij.
Nuk kishte gjë më poshtëruese për mijëra burra e gra të opozitës , të cilët, në 12 vite, si ndodh në çdo lloj rotacioni të pushtetit, kishin hequr mbi vete shumë më tepër se sa një lojë me “ hapa, dollapa”, që nuk ishte asgjë tjetër, veçse akti i fundit i një komedie që kishte përgatitur me ngut, i gëzuar se do të dilte në skenë si njeriu që denoncon, kur në të vërtetë, çdo gjë ishte e ngritur mbi mashtrimin, lojën me atë që duan ta quajnë liria e fjalës, e aq m tepër, liria pa kontroll e deputetit.
Ne jemi ndoshta nga të vetmet vende që synojnë BE dhe në të cilën deputetët nuk mbajnë përgjegjësi për fjalën e thënë në Kuvend, e aq më tepër, as për fyerjet, sharjet, sajesat, rrahjet, poshtërimet. Në fakt, ai stan, atë bulmet ka.
Salianji dhe ata që deshën të luajnë lojën e një tragjedie, dhe që po synojnë ta kthejnë në tragjedi, duke ndarë rolet harruan se një fije peri i hollë e ndaj tragjedinë nga komedia dhe se nga soji i tyre, rioshët që mbushën opozitën me frymën e përllogaritjeve vetjake, nuk mund të dalë asnjë hero, asnjë mit, asnjë shembull, asnjë që duhet ndjekur dhe asnjë vizion.
Të mbetur në botën që kanë tej vizuales së përditshme, ata bëjnë fillimisht llogarinë për vete, mendojnë çastin se kur do të duken si heronjtë e viteve të shkuara, gjestin me të cilin mund të mbesin në kujtesën e militantëve, fjalët e forta që duhet të thonë, të dëshmojnë se janë një për të gjithë dhe të gjithë për një, kush do të jetë primari dhe kush do e mbështesë atë.
Një komedi që u luajt për disa vite në heshtje dhe u shfaq për disa ditë, e plotë, qesharake, tallëse, e dërmuar, e asnjë çast heroik, megjithëse u përpoqën ta kthejnë në heroike dhe të gjejnë heroin e tyre.
Salianji nuk është në asnjë çast të vetëm hero i opozitës. Nëse dikush në këtë kamp mendon se ai është heroi i tyre dhe se burgosja e tij mund të frymëzojë njerëzit për të përmbysur qeverinë, kjo do të thotë se aty asgjë nuk është mësuar dhe se çdo gjë e së shkuarës është harruar. Salianji mund të frymëzojë ndonjë studio televizive, që për faqe të zezë solli shëmtinë e medias sonë, analistë që kërkojnë shembullin edhe në të keqen, por jo një lëvizje politike që synon pushtetin.
Është ditur që në krye të herës që e gjithë ajo që ndodhi me çështjen “ Babale” ishte sajesa e radhës e opozitës, që e lodhur nga idetë dhe nga mungesa e vizionit, e lidhur pas një birboje politik, si ishte Basha dhe me mbështetje pas perdeve të Berishës, nuk gjente asnjë rrugë tjetër për të ardhur në pushtet, veç duke shfrytëzuar opozitën për përfitime vetjake dhe duke ngritur sajesa politike për të dërmuar njërën nga figurat që po drejtonte atë çka ata e kishin tmerr, reformën në drejtësi.
Nuk e menduan se Zoti Xhafa kishte aq shumë dinjitet, sa do të përmbyste gjithë strukturën e ngritur prej tyre, do të kishte durimin të priste të vërtetën, që e dinte që në krye të herës, nuk do të ndërhynte asnjë çast në strukturat e drejtësisë, dhe, kur, më në fund , vendimi u dha, as nuk brohoriti, as nuk thirri “ fitore”, çka ndodhi me opozitën, kur shumica e majtë, përmes një marrëveshje të heshtur, ia dhuroi vulën dhe godinën e opozitës.
Një nga çështjet më banale të politikës sonë, ku ishin premtuar 200 mijë euro për një figurë që Vlora e përbuzte, nuk do të kishte përfundim tjetër, veçse një të burgosur ordiner që vinte nga politike, dhe disa të tjerë që u joshën nga paratë e premtuara.
Synimi i disa krerëve të opozitës, si zakonisht të prirë nga rioshët e saj, që nuk kanë as hallin e Salianjit, as të Gridës, as të Berishës, as të militantëve, për të radikalizuar situatën, për të sjellë situatë të pa precedent në politikën e një vendi, nuk është zgjim i çastit. Është më tepër se kaq.
Atyre u duhet të paraqiten radikalë, pasi , edhe vetë opozitës, pak kush i beson se e kanë sinqerisht luftën e tyre. Pasi, pak vite më parë, ishin pikërisht këto rioshë që veshën me hekur dyert e godinës së partisë, vendosën roje dhe morën përsipër të godasin “ kundërshtarin”, në gjirin e së cilit janë përkohësisht sot. Ideja e ngujimit në selinë e partisë, për të kundërshtuar shtetin, një ide e hershme e kësaj opozite, nëse disa vite më parë kishte pas vetes akte tragjike, të krijuara na vetë ato, tani do të mbronte njërën nga çështjet më qesharake të politikës sonë.
Ngujimi dhe kundërshtimi me forcë do të saktësonte se kemi të bëjmë me një forcë politike, e cila, ka në embrionin e saj dhunën, kundërshtinë, përplasjen dhe , në fund, vrasjet.
Salianji nuk i shpëtoi fytyrën vetes dhe opozitës me dorëzimin e tij, si shkruan njëri nga analistët më të njohur në vend. Ai, salianji, e dinte fare mirë , më mirë edhe se bashkë rrugëtarët e tij, se qëndronte në themelin e këtij krimi që kishte ndodhur dhe se dënimi i tij ishte i pakët. Ai e dinte dhe vazhdon ta dijë se akti i tij ishte një rrugaçëri politike, thjesht ordinere, që bëhet nga shantazhistë amatorë, të ngutshëm për të bërë emër, të gatshëm të jenë kamikazë të partisë së tyre dhe, kur e kuptojnë se komedia mori fund, mendojnë të bëjnë për disa çaste rolin e heroit.
“Salianjë” ka mjaft opozita, ashtu si edhe shumica. Por, nëse ky i fundit u sul si një dem i tërbuar, pa e vrarë mendjen se mund të ketë pasoja, të tjerë, pas tij, u dëshmuam më të mençur, e dinin se dënimi i kolegut t tyre do të ishte si një nga çështjet më ordinere, si ata shantazhistët që shfaqen në emër të politikanëve të njohur për të grabitur një grusht parash nga oligarkët e pasur.
Është e turpshme për një opozitë që të kap një çështje si kjo, kaq të rëndomtë dhe të bëjë flamurin e sa me leckat që lë pas një mashtrim i njohur. Një mashtrues i vockël, që mendoi se u bë deti kos dhe luga e tij do të ishte më e madhja.
Një opozitë që ngashërehet pas një mashtruesi nuk ka as vizion, as forcë për të përmbysur pushtetin. Nëse dikush në radhët e tyre, që nga ata të fshehur në bodrume dhe deri në katin e tetë mendon se me çështjen “ babale” mund të detyrojë shefin e qeverisë të bëjë një qeveri teknike, ata, ose nuk dinë se çfarë është qeverisja, ose besojnë në ëndrrat e tyre, ose , në fund të fundit, ende nuk e kanë kuptuar se sa i dashuruar me pushtetin është shefi aktual i qeverisë.
Ai zotëron aktualisht rreth 390 mijë vota më shumë se kjo opozitë, e copëtuar, e grindur mes vetes, e përleshur, e hesape të pa mbyllura, dhe me një pjesë që pret me gojë hapur ofertën e qeverisë të jetë në listat e saj të ardhshme.
Një tufë deputetësh që rendin në sallat e gjyqeve si të jenë bandë ordinere, që merr një flamur të grisur për ta bërë sinjal lufte, dhe që përlotet kur janë me të dënuarin dhe buzëqeshin sapo ai largohet, që gëzohen që iku ai, dhe jo një tjetër prej tyre, kjo nuk e meriton të kthehet në pushtet dhe nuk ka shanse të kthehet.
Të luftosh në flamurin e një banditi ordiner do të thotë ta kthesh vizionin e partisë në banditizëm. Një opozite të vërtetë nuk do t’i duhej kjo.
Poshteruese vertet fakti qe ne keto 11 vite pushtet Rilindje ( e vetemeruar) qe denoncimet e korrupsionit i ka bere vetem opozita kurse Media vetem ka tentuar ti gelqerose me gelqere persiper deri kur kane dale qarte hapur.
Per Median e ushqyer nga pushteti e per Bedri Islamet e saj ishte normale qe Fatmir Xhafaj te rrinte Minister i Brendeshem edhe pse kishte vellait te denuar nga gjykata italiane per trafik droge (a do ta kishin kete ndjesi sikur Xhafaj te ishte Minister i PD, kjo zor te besohet)
Per Median edhe eksporti i droges nga toka deti e ajri ishin utopi e nuk denoncoheshin deri kur ra ne Divjake avioni me droge “qe ishte per sperkatje mushkonjash” sic donin te besonin te rrenat e Rames.
Per Median e Islamet e saj Saimir Tahiri ishte ashtu sic thoshte Rama “ministri me i suksesshem” e moren fushate sulmesh kunder opozites qe provonte lidhjet e tij me Habilajt, deri kur e verteta erdhi nga Italia e Tahiri u leshua me ne fund nga avokatura mediatike e pushtetit.
Per kete Media e Islamet nuk kishte as qindra milione EURO te “avulluara” neper Koncesione mafioze ne Shendetesi a Inceneratore qe nuk ekzistojne.
Mediat e ushqyera te oborri kryeministrise moren ne mbrojtje edhe ata Cuba me precedent penale qe Rama i futi si Ligjvenes si Frroket, Prenget, Ndoket, Rrajat e der ata bashkiake si Shukriu e Gici te diskretituar.
Per kete Media e keta Bedrinj pra nga 2013 kur ka pushtet absolut Rama e Rilindja e emeruar prej tij nuk ka kurrfare Korrupsioni ky vend. Nuk ka as varferi, as Cmime me te larta ne rajon, madje nuk ka as SHPOPULLIM.
Per keto Media e Bedrinjte e saj ka vetem nje opozite qe “nxin realitetin” e qe mundohet ti gelqerose surratin ketij Pushteti Rilindje duke mos u turperuar aspak kur ato akuza vertetohen e ata dalin ne opinion po aq lakuriq sa vete Rama dikur ne ate plazh publik.
Komentuesi :Mediatikusi”! Vertet beson ne ato qe shkruan! Jeni te gjithe idioter-dinake-servile- njerez qe jeni vene nga Saliu! Nuk ka asnje lidhje ajo qe shkruan ti me te verteten e Saliut dhe Salianjit! Jane gjera te ndara! Erdhi koha ku secili po thote “ole-le o nena ime”!
Nuk dua te replikoj me askend por meqe me je drejtuar fort i eksaltuar – Komentuesi Spak ngadale pa sharje e fyerje se perdhos rregullin e gazetes Dita dhe sakaton shendetin tend mendor : Perpiqu te kuptosh (nese ja del) se Fatmir Xhafaj eshte per Librin Guinness si i vetmi Minister i Brendeshem ne bote qe donte te mbante ate post duke patur vellane te denuar ne Itali per trafik droge. E quanin Agron a Geron sipas rastit e hallit. Dhe kete te vertete qe nuk ka askush tager ta mohoje nuk ja tha opinionit as Bedri Islami as Mediat e paguara nga qeveria, por ja tha ai Salianji.
Apo je aq i budallallepsur si militant e nuk arrin te ta kape rradakja sa kaq gje te thjeshte? Me keq per ty.
Mediatikus:Pse genjen ashiqare?Denoncimi i vllait te F.Xhafajt eshte bere 2012 nga deputeti i pd Hoxha.Salinji eshte denuar si organizatori i sajeses me te felliqet e mashtruese e super te rrezikeshme e ndodhur ndonjehere nga cdo parlamentar i cdo shteti ne bote.Tani qe komedia e tij mori fund disa nga sherbetoret mediatik kerkojne ta paraqesin si hero te nje partie qe ne ADN e saj dhunen,kundershtimin,mashtrimin,manipulimin e ne fund vrasjet.Pse xhanem keni akoma frike te thoni te verteten?????
gjergji, Denoncimin e vellait te denuar te Fatmir Xhafajt si Ministrit te Brendeshem ne detyre e ka bere publik Salianji. Ai Hoxhe qe thua ti ne 2012 nuk kishte c’te denonconte per nje fakt te thjeshte – Fatmir Xhafaj nuk ishte Minister i Brendeshem!
Salianji per ate burgoset sot, se i zbuloi Xhafajt ate Mashtrim qe ai i beri Shtetit duke fsheh denimin e te vellait per droge ne Itali. Sa per ate Hoxhe…kur Xhafaj u be Minister i Brendeshem asnje Hoxhe nuk doli ta denonconte se kishte vellain te denuar. Asnje Medie gjithashtu. Kjo eshte e verteta pa frike e pa militantizem brenda.
Nuk te burgos kush se denoncon o mediatikus.DENONCIMI NUK ESHTE VEPER PENALE. Intrigimi,sajesa,mashtrimi apo manipulimi per qellime te caktuara personale apo partiake jane veper penale e denohet me ligj ne cdo shtet te botes.Per kete eshte denuar Salianji.Ajo qe ka bere Saliani eshte nje histori e pashembullt te nje parlamentari ne cdo shtet te botes.Veprim me te poshter nuk ka e besoj nuk mund te ndodhin ne asnje vend te botes qytetrume.Sapuni nuk mund te merret e pedoret si djathe o mik.
Salianji nuk ka mashtruar gje por denoncim ka bere madje publik duke deklaruar se vellai i Ministrit te Brendeshem Xhafaj ishte i denu per trafik droge ne Itali.
Mashtrimi eshte i gjithe i Xhafajt Fatmir qe Mashtroi nje Shtet duke mos e deklaru ate denim te vellait per trafik droge.
Ndjese, por une me mire pranoj dike qe denoncon nje poshtersi te tille se nje Minister aq me teper i Brendeshem qe Mashtronte duke mos e bere publik ate denim te vellait e duke tentuar vazhdimin e detyres ashtu me vella te denu per droge. Mbase dikujt nuk i duket gje e keqe qe Ministri Brendeshem te kete vella trafikant droge. Eshte thjesht ceshtje pikpamjesh.
P.r.sh.o bashkevujtesit e mi.ju jeni njerez sh.te mire.por politika ju ka dhene nje luge çorbe te prishur dhe ju po villni vrer kundra njeri tjetrit.kjo tregon se politikqiresit tane (qe jane te gjithe bashke)e kane mbjelle faren e tyre te perçarjes.dhe tani po mbledhin frutet te cilat jane ato qe ju nga njerez sa.te mire beheni. ne….une jam askushi qe tu jap mendje por ju keshilloj te shifni nj film indian*godse* flm per mirkuptimin
Per tere’mediatikueset”SPAK-et’ e ‘askushet’!
Vici mezat ,SALIANJI ERVIN eshte binjaku siamez i nudisti EDVIN!
Sajesa më e ndytë në botë ishte ishte ajo që Berisha bëri ndaj Safet Gjicit ai video skandal ishte poshtërsi e poshtërsirave
Ky kryeminister vetem bredh neper bote, per te krijuar internacionalen komuniste.
Mbrapa ka disa lakenj gazetare, qe nuk shikojne talljen qe u ben ky injorat pensionisteve. Sot jemi ne monizmin me te keq dhe me poshterues per shqiptaret.
_______________________________________________________
Kujtoni Djegjen e Parlamenti ne Gjermani ne vitin 1933
________________________________________________________
Bombat tymosese me ngjyrat e ylberit,
shkaterrimi i paisjeve te salles se parlamentit,
djegja ne hyrje te kuvendit i nje numuri te madh
karrigesh e sendesh te tjera eshte nje prelud
qe mund te pasohet me djegjen e Parlamentit,
nga disa ekstremiste qe e quajne veten te djathte.
_______________________________________________________
Kujtoni Djegjen e Parlamenti ne Gjermani ne vitin 1933
________________________________________________________
Bombat tymosese me ngjyrat e ylberit,
shkaterrimi i paisjeve te salles se parlamentit,
djegja ne hyrje te kuvendit i nje numuri te madh
karrigesh e sendesh te tjera eshte nje prelud
qe mund te pasohet me djegjen e Parlamentit,
nga disa ekstremiste anarkiste qe e quajne veten
te djathte.