Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fundi i ‘turizmi patriotik’?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Fundi i ‘turizmi patriotik’?
AnalizaEkonomiLajmi i fundit

Fundi i ‘turizmi patriotik’?

Published: July 19, 2026
Shpërndaje

Në rrugën “Pavarësia”, që përshkon për gati 4 kilometra plazhin e Durrësit, shqiptarët e Kosovës nuk janë më turistët e përhershëm. Rruga e mori emrin pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 dhe njihet sot për hotelet dhe lokalet e shumta në vijë paralele me detin Adriatik.

“Në fillim të gjithë vinin për pushime në Durrës dhe një pjesë takonin edhe familjarët durrsakë që i pritën në vitin e vështirë 1999. Atëherë e quanin turizëm patriotik,” kujton Cen Hysniu, pronari i njërit prej lokaleve të zonës.

Turistët nga Kosova ishin pushuesit besnikë të plazhit të Durrësit për gati dy dekada, por gjatë këtij sezoni, pronarët e hoteleve dhe ekspertët e turizmit vërejnë një rrudhje të dukshme të numrit të tyre. Arsyet sipas tyre lidhen me forcimin e monedhës vendase kundrejt lekut, mundësinë e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës dhe zgjedhjen e plazheve të Shëngjinit dhe Velipojës për shkak të distancës më të shkurtër.

- Publicitet -

Mark Gjana, menaxher i një hoteli në plazhin e Durrës, i tha BIRN se ndonëse sezoni nuk ka nisur ende plotësisht, ka më pak prenotime nga shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ai vlerëson se përveç rritjes së çmimeve në strukturat turistike, këtë trend e ndikon së tepërmi edhe rënia e euros.

“Monedha europiane që përdorin kosovarët vlen gjithnjë e më pak në Shqipëri, dhe nuk janë të pakët ata që i drejtohen plazheve të Bullgarisë apo të Greqisë, vende që përdorin euron, njëlloj si Kosova,” theksoi Gjana.

Kosovarët nuk do të jenë mungesa e vetme e këtij sezoni. Pas disa viteve me një frekuentim të lartë, këtë verë edhe pushuesit italianë kanë zgjedhur alternativa të tjera.

Eksperti i turizmit, Edmond Basho thotë se numrit në rënie të kosovarëve për pushime, këtë verë u janë shtuar edhe familjet apo grupet e vogla nga Italia, mjaft të pranishme në vitet e shkuara.

“Pjesa më e madhe e të huajve që pushojnë në Durrës vijnë me grupe të mëdha, kryesisht nga Polonia dhe Çekia, por nuk mungojnë edhe norvegjezët,” tha Basho për BIRN.

“Sipas të dhënave që kemi, italianët u janë rikthyer plazheve të veta në jug të Italisë,” shtoi ai.

Mungesën e prenotimeve nga turistët kosovarë për këtë verë e konfirmon edhe Stefan Mani, i cili menaxhon një hotel në bregdet.

“Këtë verë nuk kemi thuajse aspak mysafirë nga Kosova apo nga Maqedonia,” tha ai.

Por ai shton se ndryshe nga vite më parë, tani ka më shumë turistë nga vendet e Ballkanit dhe Europa Qendrore.

“Te ne kanë filluar të mbërrijnë grupet me qëndrime 7 ditore, që vijnë nga Bosnja, Ukraina, apo Polonia,” tha Mani, i cili ankohet se ende nuk është zgjidhur problem i sipërfaqeve për plazhet private.

Sipas menaxherit të hotelit, hapësirat më të mëdha të rërës i kanë zënë baret dhe restorantet në shëtitoren bregdetare, megjithëse sipas rregullores së bashkisë duhet të jetë e kundërta.

Shëtitorja e përuruar vitin e kaluar është pritur mjaft mirë nga pushuesit. Por shqetësimi I tyre lidhet me vendosjen e disa barakave-kioska, që janë instaluar në pjesën e rërës si shtojca të bareve e restoranteve pranë shëtitores.

“Përveçse ngushtojnë hapësirat e rërës për pushuesit, ato rrezikojnë që në të ardhen të kthehen në lokale me struktura muresh e betoni,” përfundoi Mani.

turistet ne durres
Pushuesit në plazhin e Durrësit. Foto: Gëzim Kabashi.
plazhi i durresit 1
Plazhi i Durrësit pas perëndimit të diellit. Foto: Gëzim Kabashi.Reporter.al
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Humoristi says:
    July 19, 2026 at 4:19 pm

    Kosovaret e kane mendjen te politika,mitingjet.Nuk dine cfare jane plazhet.

    Reply
  • Vl says:
    July 19, 2026 at 5:51 pm

    Nuk vinin per patriotisme or jo po vinin se skishin rruge tjeter.
    Tani ka kan e nxierin koken po gjejn istifikimin jo cmimet jo lesh po préshi. U ji QR

    Reply
    • Anonymous says:
      July 21, 2026 at 5:23 am

      Nuk e kane fajin kosovaret jo, betonizimi, mbipopullimi i plazheve, atje shkohwt me u relaksu ….nje shembull personal une e kam detun prane shtepise ketu tek brryli currilave, por per plazh shkoja ne Qerret se me pelqente, tani sshkoj me, shkoj ne Fllake, ne Qerret eshte bere mbipopullim, beton sve dot me cadren tende…

      Reply
      • trau says:
        July 21, 2026 at 3:11 pm

        Jo mor zotni nuk eshte ashtu, kur vini te ne ne Kosove, e keni deren hapur, kur vijme ne tek ju duhet te kalojme 2 trare ne rruge qe na kushtojne 15 Euro.

        Reply
  • demo says:
    July 19, 2026 at 6:03 pm

    100 m nga bregu rrafshoi gjithe ndertimet,kioskat,restorantet,hotele motele.Kane zene vijen bregdetare.Kane hyre ne det.
    Te dhjefsha TURIZMIN tat or dallaveraxhi!Do besh turizem,ti!?

    Reply
    • Replikuesi says:
      July 20, 2026 at 9:55 am

      12 milion në vit demo të duken pak .

      Reply
  • Pellazg says:
    July 20, 2026 at 10:03 am

    Ne Durres nuk shkohet as me shurru se te behet shurra pis…!
    Pse duhet me ardh kosovaret? Le te lahen vete pronaret e hoteleve te shkerdhyer, qe e kan bo vendin si syte e tyre. Mos shkoni kurre ne Durres o Milet. Jane pare te hedhura kot. Ore edhe falas nuk shkohet te ajo geto e degjenerume. Duhet prish cdo gje, dhe duhet bere nga e para.

    Reply
    • Five company says:
      July 21, 2026 at 7:05 pm

      Pune vullnetare, re kuptohemi. Por edhe kosovaret, qe nga 29 nentori i 2016, nuk deshirojne te ” shijojne frutet e punes vullnetare”. Biznesi, sigurisht, te gjithe e mbyllin nje sy kur te gjithe ju peshperisin nga mbrapa
      ” Ja futem budallait” …Ndersa kurrizi i pergjigjet ” ashtu hyre, ashtu dole kastravec” , kjo per hotelet e luksit, ku punon shume kurrizi dhe derriera

      Reply
  • Beni says:
    July 20, 2026 at 10:43 am

    Turizmi shqiptar do te deshtoje per shkak te cmimeve te pajustifikuara nga pseudomenaxhere apo pronare hotelesh. Eshte me me leverdi te shkosh ne Turqi ku perfshi edhe fluturmin dhe all inclusive kushton me pak sesa tek ne. Po keshtu edhe greqia po te konkuron me cmime dhe pasterti. Thirrini mendjes me cmimet dhe qeveria me pastrimin dhe higjenen se do i coni ne plehra miliona euro te investuara

    Reply
  • titi says:
    July 20, 2026 at 11:55 am

    E PRISHEN BREGUN E DETIT ,,,,,DUKE E SHTUAR ME NJE RERE TE QELBUR,,,,, gjoja per te perfituar hapsire,,,,, po kush do perfitoje ketu??? QYTETARET apo miqte e bashkise e te pushtetit,,,,,,,eshte per tu pare e verifikuar,,,,,,,

    Reply
    • Replikuesi says:
      July 21, 2026 at 10:07 am

      Po si nuk folët një herë për mbarë more antishqiptarë të fëlliqur . Si nuk thatë një herë të vetme një fjalë të mirë për vëndin tuaj o racë e poshtër injorantesh të pa cipë e të pa turp .

      Reply
  • Kosova says:
    July 21, 2026 at 3:09 pm

    Sigurisht qe nuk do vijme me, sepse nuk eshte me ajo mikepritje qe ka qene. Abuzim me cmimet e me euron pertej normales. Na keni vene dhe tra te larte ne rruget ku kalojme. A e dini se paguajme 15 Euro per traun ne kukes e ne Vore per nje rrugetim vajtje-ardhje Kosove-Durres. I keni vu tra veriut te shqiperise e Kosoves, a pak ju duket kjo. Vendosni tra dhe ne Elbasan tju ikin dhe shqiptaret e Maqedonise pastaj shihni nga qielli me ate katrahure qe keni be ne Durres e kudo.

    Reply
  • Labi says:
    July 21, 2026 at 6:02 pm

    Pse duhet te vine Kosovaret ne Shqiperi per turizem kur vete Shqiptaret e Shqiperise marrin rruget per Itali e Greqi.Tani ne Shqiperi behet plazh ndonje dite shtune e te diele se per pushime te gjata as qe behet fjale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  • A ndikon përçarja SHBA – Europë tek Ballkani Perëndimor?
  • Anulohet koncerti i Kanye West në Kazakistan
  • Kërcënoi Vjosa Osmanin me ‘vdekje’, arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes
  • ​98-vjetori i “Po”-së në Letnicë: Udhëtimi i Gonxhe Bojaxhiut nga Kosova drejt Misionit Botëror

Komentet e Fundit

  1. Arratisur on Diella dhe zhdukja e ryshfetit
  2. K R on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  3. Aldo on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  4. Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  5. Detari on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?