Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fyerjet ndaj Vinicus, Reali kërkon përfshirjen e Prokurorisë. Valencia: Përjashtim përjetë tifozëve fajtorë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Fyerjet ndaj Vinicus, Reali kërkon përfshirjen e Prokurorisë. Valencia: Përjashtim përjetë tifozëve fajtorë!
AktualitetSport

Fyerjet ndaj Vinicus, Reali kërkon përfshirjen e Prokurorisë. Valencia: Përjashtim përjetë tifozëve fajtorë!

Published: May 22, 2023
Shpërndaje

Reali i Madridit ka reaguar me një deklaratë zyrtare për ngjarjet kundër Vinicius Jr., në “Mestalla”. Sulmuesi brazilian u përplas me një mbështetës në tribunë, i cili dyshohet se e ofendoi atë me një koment racist, duke ndërprerë lojën. Më pas braziliani ishte protagonist në sherrin masiv që ndodhi mes lojtarëve të të dyja skuadrave, duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Deklarata e Realit për racizmin ndaj Vinicius Jr.

“Real i Madridit dënon me forcë ngjarjet që ndodhën dje kundër lojtarit tone, Vinícius Junior. Këto fakte përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj modelit të bashkëjetesës së shtetit tonë të së drejtës, social dhe demokratik. Reali i Madridit konsideron se sulme të tilla përbëjnë edhe krim urrejtjeje, për këtë arsye ka bërë ankesën përkatëse në Prokurorinë e Përgjithshme të Shtetit, konkretisht në Prokurori kundër krimeve të urrejtjes dhe diskriminimit, në mënyrë që të hetohen faktet dhe të qartësohen përgjegjësitë. Neni 124 i Kushtetutës spanjolle përcakton funksionet e Prokurorisë Publike për të nxitur veprimin e drejtësisë në mbrojtje të ligjshmërisë dhe të drejtave të qytetarëve dhe interesit publik. Për këtë arsye dhe nisur nga serioziteti i ngjarjeve të ndodhura, Reali i Madridit i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme të Shtetit, pa paragjykuar paraqitjen e tij si procedim privat në procedimet që po nisin”.

- Publicitet -

 

Reagon klubi i Valencias:

Përjashtim përjetë autorëve!

Valencia do të përjashtojë përgjithmonë nga “Mestalla” ata tifozë që lëshuan thirrje raciste dhe ofendime ndaj Vinicius Junior gjatë ndeshjes kundër Realit të Madridit. Klubi ka analizuar pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë gjatë mëngjesit deri në gjetjen e momentit në të cilin shihet se të paktën dy tifozë kanë bërë gjeste raciste (duke imituar gjestet e majmunit). Pasi u përzgjodhën pamjet nga Njësia Qendrore Operative e Mestallas, klubi i vuri në dispozicion të policisë për të vazhduar me identifikimin e personave të përfshirë në këto ofendime raciste. Klubi konfirmon se njëri nga dy personat tashmë është identifikuar dhe se po punohet për të zbuluar identitetin e tjetrit.

Deklaratë zyrtare nga Valencia

“Valencia, në angazhimin e saj të përhershëm kundër racizmit dhe dhunës në të gjitha format e saj, njofton se policia ka identifikuar një tifoz që bëri gjeste raciste ndaj Vinícius Jr në ndeshjen e e javës së 35-të kundër Realit të Madridit, të luajtur në “Camp de Mestalla” dhe po punohet në mënyrë të koordinuar për të konfirmuar identitetin e të implikuarve të tjerë të mundshëm. Nga momenti i ngjarjes po analizohen të gjitha regjistrimet e disponueshme, duke punuar sa më shpejt për zbardhjen e asaj që ka ndodhur për të vepruar shpejt dhe me forcë. Valencia ka hapur dosjen disiplinore, për të përjashtuar përjetë nga stadiumi tifozët që fyen Vinicius Jr. dhe po bashkëpunon me Policinë dhe organet kompetente për zbardhjen e asaj që ka ndodhur. Klubi dënon ashpër këtë lloj sjelljeje, e cila nuk ka vend në futboll dhe në shoqëri dhe që nuk korrespondon me vlerat e Valencia CF dhe tifozët e saj. Në këtë mënyrë, ne rikonfirmojmë qëndrimin tonë kundër racizmit duke vepruar me të njëjtën forcë si në vitin 2019, kur një tifoz që bëri gjeste dhe përshëndetje fashiste ndaj tifozëve të Arsenalit gjatë ndeshjes së UEFA Europa League, u përjashtua përjetë.”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës
  • Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: Këtë herë në fokus, Kozmetika!
  • RRETHI I TIM ETI – Kujtimet e pabotuara, ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  • Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?