Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rekord në shtrenjtimin e ushqimeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rekord në shtrenjtimin e ushqimeve
EkonomiLajmi i fundit

Rekord në shtrenjtimin e ushqimeve

Published: November 20, 2026
Shpërndaje

Në një vend si Shqipëria që ka nivelin më të lartë të varfërisë në Europë, ushqimet bazë po kthehen në mall luksi për shkak të rritjes se çmimeve me ritme shume më të larta se Rajoni dhe Europa.

Sipas të dhënave të Eurostat çmimet e ushqimeve në Shqipëri pësuan rritje vjetore me 4.4 për qind në tetor 2026, ritmi më i lartë pas Turqisë e cila është një krizë ta pazakonte inflacioni dhe Qipros që është vend ishullor dhe ka kosto furnizimi.

Në Bashkimin Europian, çmimet e ushqimeve në të njëjtin muaj u rriten me ishte 0,8%, rreth një e pesta e ritmit në Shqipëri.

- Publicitet -

Shqipëria kryesoi në shtrenjtimin e çmimeve edhe në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mali i Zi ishte më pranë, me një rritje prej 3,9%, i ndjekur nga Kosova me 3,1%, Maqedonia e Veriut me 2,0% dhe Serbia me 1,5%. Të pesë vendet shënuan rritje mbi mesataren e BE-së.

Brenda BE-së, pas Qipros, rritjen më të lartë e shënuan Italia me 2,9%, Rumania me 2,7% dhe Finlanda me 2,6%. Në 11 nga 27 vendet anëtare, ushqimet dhe pijet joalkoolike kushtuan më pak se një vit më parë. Uljet më të forta u regjistruan në Suedi, me 6,6%, në Letoni me 5,3% dhe në Çeki me 4,3%.

Të dhënat më të detajuara për Shqipërinë tregojnë se, peshku dhe produktet e tjera të detit u shtrenjtuan me 9,9%, ndërsa perimet, zhardhokët dhe bishtajoret me 9,4%. Të dy grupet shënuan rritje mbi dy herë më shumë se rritja e përgjithshme e çmimeve të ushqimeve. Mishi u shtrenjtua me 4,6%, vajrat dhe yndyrnat me 4,2% dhe frutat me 3,7%.

Rritja ishte më e moderuar te bulmeti dhe vezët, me 2,5%, dhe te drithërat e produktet e tyre, me 0,9%. Në tetor 2026, rritjet më të forta u përqendruan te peshku dhe perimet. Për familjet shqiptare, shtrenjtimi i perimeve prek zërin më të madh të faturës ushqimore.

Sipas Anketës së Buxhetit të Familjes të INSTAT-it, perimet përbënin rreth një të pestën e shpenzimeve për ushqime dhe pije joalkoolike në vitin 2025. I gjithë grupi ushqimeve dhe pijeve zinte 39,8% të buxhetit mujor të konsumit.

Presioni nga perimet ishte i dukshëm përpara tetorit. Sipas Bankës së Shqipërisë, kontributi i tyre në inflacionin e përgjithshëm u rrit nga 0,2 pikë përqindjeje në tremujorin e dytë në 0,5 pikë në të tretin e këtij viti. Prodhimi bujqësor vendas ndërkohë ishte tkurrur me 2,3% në tremujorin e dytë.

Në dhjetë muajt e këtij viti, Shqipëria importoi 142,3 miliardë lekë ushqime, pije dhe duhan, gati trefishin e vlerës së eksporteve të këtij grupi.

Në tregjet ndërkombëtare, indeksi i çmimeve të ushqimeve i FAO-s ishte 5,9% mbi nivelin e një viti më parë. Teksa qeveria shqiptare po përgatit si kundër masë uljen e TVSH-së për nga 20 % në 6% për produktet e shportës pritet një zbutje së paku i ritmeve të rritjes duke nisur nga janari i vitit që vjen. /monitor.al

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 16 milionë euro pasuri me një vendim gjyqësor të falsifikuar
  • Rekord në shtrenjtimin e ushqimeve
  • Si do të doja të ishte kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë
  • 20 nëntor 2026
  • Nёse problemi ёshtё 2008, problemi ёshtё Proporcionali!

Komentet e Fundit

  1. Liria on VIDEO: “Socialiste me karaturë të lartë”. Kur kryeministri prezantonte deputeten e përfshirë në hetimet për vjedhjen e Postës
  2. Ëshrë i marrosur on VIDEO: I zbavitur apo i bezdisur? Rama kap nga prapa kryeministrin belg në mes të fjalimit, gjykojeni vetë reagimin e tij
  3. Uji on VIDEO: I zbavitur apo i bezdisur? Rama kap nga prapa kryeministrin belg në mes të fjalimit, gjykojeni vetë reagimin e tij
  4. Shpiragu on Sa pension marrin deputetët kur mbushin moshën? Eksperti merr shembull Erion Braçen dhe Tritan Shehun, shifra të le pa fjalë
  5. ¿? on Sa pension marrin deputetët kur mbushin moshën? Eksperti merr shembull Erion Braçen dhe Tritan Shehun, shifra të le pa fjalë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?