Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gabon, udhëheqësi i grushtit të shtetit betohet si president.
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Gabon, udhëheqësi i grushtit të shtetit betohet si president.
Bote

Gabon, udhëheqësi i grushtit të shtetit betohet si president.

Published: September 4, 2023
Shpërndaje

Udhëheqësi i ri ushtarak i shtetit afrikan Gabon u betua në pozitën e kreut të shtetit të hënën, vetëm pak ditë pas rrëzimit nga pushteti të Presidentit Ali Bongo, familja e të cilit udhëhiqte vendin prej pesë dekadash.

Gjenerali Brice Clotaire Oligui Nguema u betua në pallatin presidencial, para shumë zyrtarëve qeveritarë, udhëheqësve ushtarakë dhe lokalë në kryeqytetin Libreville. Zoti Oligui është kushëri i presidentit të rrëzuar Bongo dhe ka shërbyer si truprojë e babait të tij të ndjerë. Gjenerali Oligui po ashtu ka shërbyer si kreu i gardës republikane, njësi elitare ushtarake.

Mes ovacionesh, zoti Oligui tha se ushtria mori pushtetin pa gjakderdhje dhe premtoi mbajtjen e zgjedhjeve të lira, demokratike dhe të besueshme.

- Publicitet -

“Me qeverinë e re, të përbërë nga njerëz me përvojë, do t’u japim të gjithëve mundësi të shpresojnë”: tha ai.

Oficerët që organizuan kryengritjen për të rrëzuar zotin Bongo javën e kaluar, thanë se ai rrezikonte ta çonte vendin drejt kaosit dhe se ata “unanimisht” vendosën të emërojnë zotin Oligui president të komitetit tranzitor. Zoti Bongo, që kishte mbajtur pozitën e presidentit në 14 vitet e fundit, u rrëzua vetëm disa orë pasi ishte shpallur fitues i zgjedhjeve, që sipas vlerësimeve u shoqëruan me shumë parregullsi e mungesë transparence.

Ceremonia e shpejtë e betimit të zotit Oligui do të krijojë përshtypjen e legjitimitetit dhe konsolidimit të pushtetit të tij për të shkurajuar kundërshtarët potencialë që të sfidojnë qeverisjen e tij, thotë zonja Maja Bovcon, analiste pranë Verisk Maplecroft, një kompani për vlerësimin e rrezikut.

“Sigurisht qëllimi gjithashtu është të rikthejë besimin e investitorëve duke përçuar mesazhin se nuk do të humbas kohë që të kthej vendin në normalitet si dhe rendin demokratik”, theksoi ajo. Megjithatë, fakti që ai planifikon të rishkruajë kushtetutën dhe kodin zgjedhor do të thotë që periudha tranzitore do të zgjasë me muaj, nëse jo me vite./ VOA

 

p.c/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pushteti i padukshëm
  • PËRGJIMET: Fiks Fare infiltron një gazetare, zbulon se Balluku vazhdon të drejtojë Ministrinë
  • BE nga Dayton 1995 te Haga 2026!
  • Këshilli i Sigurisë përforcon alibinë e Ramës për Vlora Hysenin
  • Iluzioni i bumit të produktivitetit nga Inteligjenca Artificiale

Komentet e Fundit

  1. Ramalluku i Surrelit on USB-ja e sekreteve dorëzuar në Vjenë dhe “prapaskena” e një pjese të fjalimit të Ramës në Rinas
  2. Dajti on Një sfilatë turpi
  3. 1thundrak on Hakerat publikojnë fatura dhe lista numrash telefonikë që dyshohet se lidhen me agjentë të SHISH
  4. Berlin on FOTO: Arbëreshët e Siçilisë, hallet e sotme të një populli që kaloi detin 500 vjet më parë
  5. nastradini on Kuvendi i Kosovës miraton deklaratën për ish-krerët e UÇK-së: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?