Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Gangsterë shumë të rrezikshëm”, Doshi mohon akuzat e raportit të OCCRP: “Vëllezër, motra dhe fëmijët, bëhen 33, i takoj vetëm në festa dhe funerale”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Gangsterë shumë të rrezikshëm”, Doshi mohon akuzat e raportit të OCCRP: “Vëllezër, motra dhe fëmijët, bëhen 33, i takoj vetëm në festa dhe funerale”
KronikeKryesore

“Gangsterë shumë të rrezikshëm”, Doshi mohon akuzat e raportit të OCCRP: “Vëllezër, motra dhe fëmijët, bëhen 33, i takoj vetëm në festa dhe funerale”

Published: July 28, 2023
Shpërndaje

Një artikull i rrjetit investigativ OCCRP, publikuar dje, raporton dokumente të shërbimit inteligjent australian, kundër Tom Doshit, biznesmen dhe politikan i njohur në Shqipëri.

Artikulli e akuzon Doshin për një seri veprash të rënda penale dhe thotë se ai është në krye të një klani të dominuar nga djemtë, nipat dhe anëtarë të familjes.

“Ata kanë persona që i ndihmojnë, që janë shumë profesionistë, që i asistojnë në çështjet ligjore apo çështje të tjera,” – tha Paul O’Halloran, Komandant i Policisë në Victoria. “Ata janë ekspertë të këtyre punëve.” Sipas tij janë “gangsterë që mund të shfaqin dhunë ekstreme”, dhe  konsiderohen nga detektivët e tij si “shumë të rrezikshëm”.

- Publicitet -

Por Doshi i ka mohuar akuzat.

“Nuk kam asnjë lidhje me asnjë ‘klan kriminal’ shqiptar me bazë në Australi, apo me ndonjë kriminel shqiptar në ndonjë vend tjetër”, ka shkruar ai. “Numri i vëllezërve dhe motrave të mia, sëbashku me fëmijët e tyre, shkon në 33. Unë kam pak ose aspak kontakt me ta, përveçse kur i takoj në funerale apo festa familjare” – tha ai në një reagim për të dhënat e shfaqura në raport.

Raporti thotë se Doshi nisi një jetë në Australi duke filluar të blejë prona që në vitin 1997 dhe tani ka shumë të tilla në Adelaide.

Por dokumentet e lejeqëndrimit të tij në Australi janë anuluar për “shkaqe karakteri”, sipas artikullit  që sqaron se një ndër arsyet kur nuk e plotëson këtë kriter, sipas ligjit australian të migracionit, është të paturit e rekordeve kriminale.

Për këtë shkak, që nga 2015 Doshi nuk rezulton që ai ta ketë shkelur tokën australiane. Dokumentet më të fundit të disponueshme publikisht tregojnë se në vitin 2020 Doshi apeloi këtë vendim por kjo përpjekje nuk ka qenë e suksesshme.

Raporti i plotë botuar sot nga DITA, mund të lexohet në shqip duke klikuar KËTU

Raporti i OCCRP në anglisht, mund të lexohet duke klikuar KËTU

o.p. / dita

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • demo says:
    July 28, 2023 at 11:52 am

    Te ka dale zani,ne Bote,Tom Doshi.Dy politikan shqiptare njef sot bota.edi rama,tom doshi.

    Reply
  • Te gjithë jemi tropozhan says:
    July 28, 2023 at 11:55 am

    Ku shkelin maloket,ke vetem felliqsira,shikoni si e kane kthyer angline ,nje tufe tropojanesh ku mungon vetem Saliu qe shkatrroi Shqiperine,me shtepi bari,me vjedhje,me vrasje ku jane bere edhe disa filma me tropozhan.sa per Tomen jo se eshte ndonjë fare burri,por Australia po t’a ketë seriozisht dhe ka fakte,te nxjer urdhër arrestin dhe nepermjet Interpolit t’a arrestoj siç po ektradojme ne tik llallen,Saimir Kumbaron qe e fsheh Saliu me anglezët,siç do ja rrujme edhe ahmetajt

    Reply
  • intelektuali says:
    July 28, 2023 at 12:42 pm

    Gangsteri Tom Doshi njesoj si gangsteri Edi Rama qe korruptoi FBI dhe i mohoi te gjitha akuzat e Prokurorise amerikane, por a ka ganster ne Bote te pranoje akuzat vullnetarisht. Afro 100 vjet me pare ne Cikago bente namin gangsteri Al Capone dhe nuk kishte burre none qe ta prangoste, sepse ai gjithnje gjente menyre per t’i shpetuar Drejtesise deri ne likuidime fizike te deshmitareve, njesoj si banda vrastare e Hashim Thacit ne Kosove. E vetmja menyre qe ta rasnin ne burg rezultoi se ishte fakti qe nuk kishte paguar tatimet ne shtet dhe e rasen ne burgun e sigurise se larte ne ishullin Alkatraz te San Franciskos, kete metode po perpiqen te bejne edhe policet e Australise su Tom Doshi ka vendosur te investoje parate e krimit te tij.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    July 28, 2023 at 1:27 pm

    Gangster Tom Doshi ?? Mos more, jo po bandit?? Tom Doshi eshte nje engjell, nje shpirt njeriu, nje burre i dhembsur qe qan si femije kur bie nje zog nga foleja dhe pasi e merr zogun e vogel ne pellemben e tij, ngjitet ne peme per ta vendosur zogun prap ne fole. Tom Doshi ha dy byrecka me gjize dhe nuk ble shishe dhalle qe mos harxhoje. Tom Doshi i arnon vete corapet e tij kur i grisen nga thonjte e gishtat e medhenj te kembeve kur harron ti prese thonjte nga preokupimi i madh qe ka per hallet e popullit. Tom Doshi nuk vishet me rroba te shtrenjta firmato luksi, ai ble rroba te lira tek “gabi”. Edhe syzet i ka nga ato qe shiten me 150 lek te “1 Euro”. Por ama per nje gje jam i sigurt, po ta kisha Tomen ne lagje, do nderroja rruge sikur ta shihja nga larg, ashtu kot, pa ndonje shkak, por sec me ngjall nje terror fytyra e tij e thjeshte, ai veshtrimi i tij i perulur dhe i dhimbsur. Eshte njeri kokulur dhe i thjeshte.

    Reply
  • intelektuali says:
    July 28, 2023 at 3:07 pm

    Fjale me vend:

    TOM DOSHI ESHTE SOZIA E EDI RAMES

    qe:

    Po i serviloset goces se Donald Trump, kur e kishte quajtur ate si “Fatkeqesia e Botes” me urdher nga mafiozi ne hije George Soros qe tani nuk e honeps dot gangsterin Edi Rama qe korruptoi FBI

    Reply
  • specialisti says:
    July 28, 2023 at 3:36 pm

    Media e shpifur.
    Nuk ka degjuar njeri qe Toma ka vrare njeri.
    Shikon punen e vet.

    Reply
  • !!? says:
    July 28, 2023 at 4:02 pm

    Një punë të mirë bëri Toma, bleu me para të thata në dorë PSD të shokut Skënder Gjinushi, i cili me këto para ju përkushtua shkencës së matematikës serizoisht duke zbuluar dukuri të reja në degën e topologjis, zbulime që e bën shokun Edi Rama ta vlerësoj si kryeshkencëtarin e Akademis së shkencave që, bashkangjitur me si motrën e saj, Akademin e barinjëve me drejtues kryebariun Edi Rama dhe me lopë ……më falni……. bareshë dixhitale subvencioniste ministreshën Krifca, po shndrron vëndin me sukses nga vënd bujqësor industrial të përparuar në kohën e socializmit në një vënd me zero industri, zero bujqësi, zero blegtori por ama një vënd

    lider por……. lider fare……. në fushën e superturizmit i cili në vizionin shkencor të Edi Ramës, mbështetur nga Akademia e Skënder Gjinushit, do të jetë industria , buqësia, blegtoria dhe

    nuk na duhet as industri e lehtë dhe e rëndë që të prodhoj të paktën sendet e përdorimit të përditshëm (përse kemi shokun Ling nga Kina motër, punon e prodhon ai çdo gjë që na duhet) ,

    as blegtori që të prodhoj qumësht dhe mish ( përse kemi vëllaun Arkan na Sërbia që na siguron edhe qumësht pluhur për të bër qumshtin e freskët të fermerit të Lufrës dhe Erzenit dhe mish me hormone shumë të shijshëm për tryezat tona, sjell nga heronjtë tanë biznesmenë madje edhe nga landfillet e Brazilit),

    as buqësi për të prodhuar grur për bukë s e do të hamë ………. bukë aeroporti turistik moreee…….. nga bukpjeksi dixhitalo turistik , i nderuari Edi Rama,

    mjafton të klikoni në e-Albania dhe në tavolinën tuaj do të vij bukë, qumësht, fruta….. .grosh tradicionale prodhuar në fabrikën moderne turistike të atij, ….. liderit global në fushën turistike, …….Edi Rama.

    Dhe kështu në Dubajin e ardhëm turistiko artistik dixhital që po troket kemi kordinimin e Tom Doshit që blen PSD me para në dorë, para që konvertohen në shkencë nëpërmjet shkencëtarit të shquar Skënder Gjinushi që konfiguron topologjin e Akademis së shkencave në përputhje me projektet madhore të kryeminisrit turistik dhe turistit kryeministror lider në glob……. Edi Ramës që ekonominë e vëndit do ta mbështes jo në budallallëqet e prodhimit anakronik industrial, bujqësor e blegtoral……….por në turizmin elitar,

    ja pse Toma, Skënder Gjinushi, Edi Rama nuk duan nëpër këmbë shqipëtar që punojnë e prodhojnë, këta duhen përzën të gjithë ….. në emigracion dhe pensionistët me pensionet më të ulta dhe çmimet dhe taksat më të larta në botë të vdesin sa më parë që të krijohen hapsira për dyndjen e miljona e miljona turistëve nga i gjithë globi që do tu shërbehet me profesionalizëm nga 2,5 miljon skllevër që do të trafikohen së shpejti nga Orienti dhe Afrika me kontrate të rregullta me trafikantët e skllevërve ………

    dhe ju lutem mos përgojoni non gratën haleatin Tom Doshi si kriminel si qy polici nga Australia se këta, kriminelët e nderuar Tomë Dosha, shkencëtarët e shquar Skënder Gjinushërat, në bashkpunim dhe udhheqien largpamse të liderit ndërkombëtar tashma në fushën e kusaris zbuluar si i tillë edhe nga BE si kusar i nderuar, shokut Edi Rama, këta do të themelojn e ndërtojn parajsën e Europës New Dubain turistik që do të zbeh aty nga vitet 2050 Dubain e sotëm por “pa shqipëtarët, dembela, jo profesionistë, që ë dhe që mern vetëm me thashethemerroga të larta……..dhe akoma më keq …….falsin shqip…….”.

    Ju lutem bashkëkomentues bëhuni vizionarë , mos anatemoni Tom Doshët pa të cilët nuk mund të ekzistoj Rama kryeministër, mos dëgjoni pallavrat e një polici të humbur nga Australia që qëndron posht këmbëve tona, në anën tjetër të globit, mos u besoni nongratave të SHBA, besoni vetëm që

    Toma është haleati kryesor i Edi Ramës. që zëvëndësoj me sukses haleatin, polikusarin me bllok në dorë, shokun Ilir Meta që me pabesi, për katër vjet bashkë qeverisje

    i vodhi, more i qëroj miljonat e parave që duhet të ishin në trastën e kusarisë të timionierit qeverisës Edi Rama që e mbante në prehër prapanicën korruptive mashalla zhyer që para 2013 nga fekalet e qelbura të kusaris të Ilir Mutës të partis e që do ti jap Liri shqipëtarëve të shumëvuajtur nga kusarët, bashkë me polikriminelin Sali…….. po të mos i ndaloj SPAK.

    Reply
  • Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga VICIDOLI says:
    July 28, 2023 at 7:16 pm

    Komentuesi “Intelektuali ” eshte shume i ulet si njeri , edhe pse flet ne gjuhen shqipe , nuk besoj te jete shqiptar , por ndonje bastard qe nuk i dihet atesia biologjike !
    . Eshte nje felliqesire e vertete , qe. . . , per te nxire e baltosur UCK – ne i versulet me egersi ish drejtuesit politik te UCK – se , zoterise se nderuar Hashim Thaci . Jane pikerisht plehrat si “Intelobajga” qe i sherbejne me besnikeri UDB-se , me te cilet pergtatiten dosjet per kreret e UCK-se dhe i derguan ne gjyqin e Hages . Hic me pak se sa bejne kriminelet gjenocidiste te Beogradit . Njerez te tille , te sherbimeve sekrete armike ndaj shqiptareve , i ke te pranishem 24 ore me lap topin mbi gjunje , vetem duke lehur e shpifur ndaj gjitheckaje qe vjen era shqip e shqiptari !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rimbushen vaskat e ujërave termale në Bënjë, Kumbaro: Jemi në fazë testimi
  • Pas studentëve të Akademisë së Sigurisë, alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët
  • Pak ditë pas largimit nga PS, ‘Neomalësorja’ denoncon: Lumi i Currajve po cenohet nga betonizimi
  • Përse na lodh vapa? Ekspertët shpjegojnë fenomenin që ka prekur gjithë Europën
  • Aksioni në burgun e Fierit, telefoni që u gjet jashtë qelisë i dërgohet SPAK-ut

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Dordolecët e Propagandës
  2. Igor on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  3. Fjalë me vend on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  4. demo on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh
  5. Lexuesi on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?