Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Datat e konkurseve për pranimet në degët e Universitetit të Arteve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Datat e konkurseve për pranimet në degët e Universitetit të Arteve
KryesoreShoqëri

Datat e konkurseve për pranimet në degët e Universitetit të Arteve

Published: July 18, 2023
Shpërndaje

 

Testet praktike për maturantët dhe kandidatët e tjerë që do të garojnë gjatë këtij viti për pranimet e reja në Universitetin e Arteve, do të zhvillohen në dhjetëditëshin e fundit të muajit gusht. Drejtuesit e këtij institucioni të arsimit të lartë publik, kanë përcaktuar tashmë datat në të cilat do të zhvillohen konkurset, së bashku me tarifat e konkurrimit, si dhe procedurat që do të duhet të ndjekin maturantët për të marrë pjesë në konkurse.

“Konkurset e pranimit për të gjitha programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”, të ofruara nga fakultetet që janë pjesë e Universitetit të Arteve do të zhvillohen nga data 21 deri më datën 24 gusht 2023” bëjnë me dije burimet zyrtare të këtij Universiteti.

- Publicitet -

Sipas të njëjtave burime, regjistrimi i konkurrentëve për në konkurset e pranimit në programet e studimit të ciklit të parë në të gjitha fakultetet, për të gjitha programet e studimeve të ofruara prej tyre, do të bëhet pranë sekretarive mësimore duke nisur nga data 14 gusht nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Pranimet në të gjitha programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”, me kohë të plotë, në Universitetin e Arteve të Tiranës për vitin e ri akademik 2023-2024 do të bëhen mbi bazën e rezultateve të Maturës Shtetërore, si dhe rezultateve të fituara në konkursin e pranimit që do të zhvillohet nga secili fakultet që është pjesë e këtij institucioni të arsimit të lartë publik në vend. Janë 32 programet e studimit për të cilat do të mund të garohet gjatë këtij viti për të ndjekur studimet e larta në Universitetin e Arteve të Tiranës. Konkretisht, maturantët do të mund të aplikojnë për të vijuar studimet e larta në 7 programe të ndryshme të Fakultetit të Arteve të Bukura, 5 degë të Fakultetit të Artit Skenik, si dhe 21 programe studimi që do të ofrohen në Fakultetin e Muzikës.

Kushtet e konkurrimi

Sipas kushtit të përcaktuar më herët, në konkurse do të lejohet të hyjnë vetëm kandidatët që përzgjedhin degët e këtij universiteti gjatë fazës së aplikimit për studimet e larta (plotësimi i formularit A2), si dhe kryejnë në kohë procesin e regjistrimit për konkursin në afatet e përcaktuara.

Çka do të thotë se kushti i parë që duhet të plotësojnë maturantët për të garuar në degët e Universitetit të Arteve është përzgjedhja e degëve të këtij profili gjatë plotësimit të formularit A2 të preferencave, si dhe më pas të bëjnë regjistrimin konfirmues për të hyrë në konkurs sipas afateve të përcaktuara.

Afatet e regjistrimit për konkurset

Regjistrimi i konkurrentëve për në konkurset e pranimit në programet e studimit me kohë të plotë “Bachelor”, në të gjitha fakultetet e Universitetit të Arteve, për të gjitha programet e studimeve të ofruara mund të bëhet vetëm pranë sekretarive mësimore duke nisur nga data 14 gusht 2023, nga ora 08:00 deri në orën 16:00. Konkurrentët do të mund të regjistrohen deri në ditën dhe orarin e përcaktuar nga secili fakultet për fillimin e konkurseve të pranimit.

Dokumentacioni për t’u regjistruar në konkurset e pranimit është: Mandati i pagesës së tarifës së konkurrimit, si dhe fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës.

Tarifa që duhet të shlyeni për të bërë të mundur më pas edhe regjistrimin është përcaktuar në vlerën e 4,000 lekëve. Regjistrimi pranë sekretarive përkatëse në afatet e përcaktuara do të mund të bëhet nga vetë konkurrenti ose nga një person i autorizuar prej tij me prokurë të posaçme.

Autoritetet sqarojnë se kanë të drejtë të regjistrohen për në konkurset e pranimit të ciklit të parë Bachelor vetëm kandidatët sipas listës së dërguar nga portali U-Albania. Për të orientuar maturantët në lidhje me përgatitjen për testet individuale që do të zhvillojnë gjatë konkurseve të pranimit, në faqen online të secilit fakultet janë shpallur tashmë rregulloret dhe temat mbi të cilat duhet të mbështeteni në fazën përgatitore.

Formula për fituesit e rinj të 2023

Senati Akademik i këtij institucioni të arsimit të lartë ka përcaktuar më herët edhe ndikimin që do të ketë në shpalljen e fituesve të rinj secili kriter pranimi (pikët e konkursit, si dhe pikët e rezultateve të maturës). Në zbatim të Vendimit të Senatit Akademik, pikët maksimale për konkurim që çdo garues mund të grumbullojë gjatë procesit të konkurrimit janë 200. Nga ku 30 për qind e totalit ose 60 pikë i takojnë notës mesatare të viteve të studimit të shkollës së mesme dhe provimeve të maturës shtetërore. Ndërsa 70 për qind, ose 140 pikë, i takojnë rezultateve të konkurseve të pranimi

 

Degët për të cilat mund të konkurroni në Universitetin e Arteve:

  • Bastubë
  • Dirizhim
  • Fagot
  • Fizarmonikë Klasike
  • Flaut
  • Kanto
  • Kitarë
  • Klarinetë
  • Kompozicion
  • Kontrabas
  • Korno
  • Muzikologji
  • Oboe
  • Pedagogji Muzikore
  • Piano
  • Trombë
  • Trombonë
  • Violë
  • Violinë
  • Violonçel
  • Aktrim
  • Koreografi
  • Regji
  • Regji Filmi TV
  • Skenografi -Kostumografi
  • Pikturë Grafikë
  • Pikturë tekstil dhe modë
  • Pikturë multimedia
  • Pikturë kavaleti
  • Pikturë monumentale
  • Skulpturë
  • Skulpturë qeramikë

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?