Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Alexander”, një histori arratie nga Shqipëria komuniste bëhet film
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > “Alexander”, një histori arratie nga Shqipëria komuniste bëhet film
Kulture

“Alexander”, një histori arratie nga Shqipëria komuniste bëhet film

Published: September 26, 2023
Shpërndaje

“Alexander” një bashkëprodhim shqiptaro-amerikan do të përfaqësojë Shqipërinë në garën për OSCAR.

“Një ngjarje sa e rrallë aq edhe përfaqësuese e shumë të tjerave që dëshmojnë sakrificat e jashtëzakonshme të shqiptarëve për liri, është subjekti i filmit dokumentar. Kjo është historia e mekanikut të flotës detare Aleksandër Gruda, i cili në vitin 1990 rrëmbeu një anije luftarake dhe u arratis nga Shqipëria. Liria për të dhe familjen e tij, erdhi në këmbim të një jete”. Kjo është arsyeja pse Qendra Kombëtare e Filmit ka zgjedhur dokumentarin e Ardit Sadikut për t’u përfaqësuar në kategorinë “International feature film” në ‘OSCAR 2024’.

I lindur nga dëshira për të nxjerrë në dritë histori të luftës njerëzore për liri, filmi dokumentar rrëmon në një moment të rëndësishëm në histori kur Aleksandër Gruda dhe miqtë e tij hartuan një plan të guximshëm për të vjedhur një anije luftarake dhe për t’i shpëtuar regjimit totalitar. Duke u përballur me zemërimin e armëve të mortajave, helikopterëve dhe mitralozëve, grupi u nis, duke rrezikuar gjithçka për një jetë, në liri.

- Publicitet -

“Kur dëgjova për herë të parë historinë e Aleksandër Grudës, ishte diçka që doja ta bëja menjëherë film, sepse gravitoja drejt historive për luftën e përjetshme për lirinë njerëzore. Aleksandri është një nga shumë njerëz që, duke jetuar nën një regjim totalitar, ëndërronte për lirinë por kur ai e ndërmori këtë udhëtim drejt ëndrrës, e bëri në një mënyrë tronditëse dhe heroike”, thotë Ardit Sadiku, regjisori dhe skenaristi i filmit.

Në këtë rrugëtim drejt lirisë Aleksandri humbi vajzën e tij Anisën, e cila u vra nga forcat e kufirit. Anisa Gruda, 4 vjeç është e vrara më e re me armë zjarri nga komunistët në vitin 1990.

“Alexander” është një bashkëprodhim shqiptaro-amerikan që është filmuar në vende të ndryshme, duke përfshirë qytetin e Nju Jorkut, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Australinë. Filmi mori mbështetje nga Qendra Kombëtare Shqiptare e Kinematografisë dhe u prodhua në bashkëpunim me Bayou Road Films, me qendër në Shtetet e Bashkuara.

Shqipëria konkurron rregullisht për Oscar duke nisur nga edicioni i vitit 2009-të.

Historia e vërtetë e arratisjes së Aleksandër Grudës që shkon në OSCAR

E vrara më e re me armë zjarri nga komunistët është një 4-vjeçare nga Shkodra. Vrasja nuk i takon viteve të largëta kur filloi regjimi komunist, por fundit të vitit 1990. Aleksandër Gruda, në vitet 1980-1986 kishte punuar si kujdestar motorist në postën kufitare, shkruan kujto.al.

Ishte liruar nga detyra sepse kishte lejuar një arratisje por edhe sepse i ishte arratisur djali i xhaxhait. Katër vjet pas lirimit, ai ndërmori një akt të guximshëm duke rrëmbyer një nga mjetet detare e duke kaluar kufirin shtetëror.

Rreth orës 12.30 të datës 11.9.1990 në postën kufitare të Zogajt në rrethin e Shkodrës, një grup prej 16 personash nga Shkodra i kryesuar nga ish-nënoficeri Aleksandër Gruda, sulmuan në befasi motoskafin kur ky ndodhej në Shirokë. Pasi zunë në befasi rojën, i marrin armën.

Një ushtar lajmëron në Shirokë për sulmin ndaj motoskafit. Mjetet e atyshme vihen në ndjekje duke qëlluar drejt motoskafit. Nga qitja e armëve vritet vajza e Aleksandrit, Anisa, duke u bërë më e vogla e vrarë në kufi në vitin 1990-të. Trupi i saj mbërriti pa jetë buzë kufirit dhe u varros në Tuz.

Aleksandri dhe familja e tij emigroi në SHBA dhe jetojnë në Nju Jork.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?