Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gati godina e re në lagjen “5 Maji”, Veliaj: 102 familje i marrin shtëpitë para festës së Vitit të Ri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gati godina e re në lagjen “5 Maji”, Veliaj: 102 familje i marrin shtëpitë para festës së Vitit të Ri
AktualitetShoqëri

Gati godina e re në lagjen “5 Maji”, Veliaj: 102 familje i marrin shtëpitë para festës së Vitit të Ri

Published: September 28, 2023
Shpërndaje

 

 

Në lagjen “5 Maji” ka përfunduar një tjetër pallat, pjesë e projektit “Tirana Riverside”, i cili do të akomodojë 102 familje të tjera, kryesisht të prekura nga shpronësimet për projektin e rindërtimit nga tërmeti në këtë zonë.  Godina 18, siç është vepruar me të gjitha godinat e  banimit në lagjet e reja të rindërtimit, ka parkim nëntokësor për të gjitha familjet që do të banojnë aty, si dhe infrastrukturën përreth të konceptuar sipas idesë ‘Qyteti 15 Minutësh’.

- Publicitet -

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se banorët do të hyjnë në apartamentet e reja përpara Vitit të Ri. “Kur kemi ardhur në fillim në këtë lagje, investimet kryesore ishin shkolla “Ardian Klosi”, një çerdhe dhe Qendra Sociale “Nënë Tereza”, kurse hapësira tjetër ishte komplet informale. Deri dje, Bregu i Lumit cilësohej pjesa më e prapambetur e Tiranës. Sot shikon si ka lulëzuar jeta në çdo ballkon. Parimi ka qenë të bëjmë vetëm nder dhe jo qeder; pra, të bëjmë vetëm punë të mira, pa i dhënë kosto askujt, as atyre që iu prish shtëpia nga tërmeti, as atyre që iu zhvillua prona për rindërtimin pas tërmetit. Edhe banorët, që i kanë pasur shtëpitë informale, këtu do të marrin një pronë shumë herë më dinjitoze, me parkim nëntokësor”, tha Veliaj.

Ai theksoi se lagjja “5 Maji” do të vijojë të zhvillohet drejt Njësisë 4. “Më vjen mirë që, për rreth 200 familje të dëmtuara nga tërmeti, u është zgjidhur halli i shtëpisë dhe sot kanë një strehë shumë herë më dinjitoze mbi kokë. Kush banonte në ato shtëpi të ndërtuara me punë vullnetare dhe me mjete rrethanore, – sepse edhe nga ana e cilësisë së materialeve, në vitet ‘70-’80, mund të konsideroheshin më shumë rrethanore sesa cilësore, një shtëpi të tillë nuk do ta merrte dot kurrë, se nuk do arrinte kurrë të shiste dhe të kapitalizonte diçka të amortizuar, që ishte vetëm një tërmet larg. Për familjet që u dëmtuan dhe kanë marrë shtëpi ultra modern, sipas projektit të Stefano Boerit, besoj se vërtetë ka qenë një fat”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se nëse ky projekt nuk do të bllokohej nga politika, puna me rindërtimin do të kishte përfunduar edhe në Kombinat. “Edhe në Kombinat kanë mbaruar 10 godina dhe do të fillojmë me futjen e banorëve. Por, për të gjithë banorët e Kombinatit, të cilët u vonuan prej partive politike, që për një ose dy vota spekulantësh mbanin peng një zhvillim të tërë, besoj se është një leksion i madh. Ja ku jemi edhe pas zgjedhjeve! Ata që bënin propagandë dhe mbjellje të urrejtjes e mosbesimit ndaj shtetit, qeverisë dhe bashkisë, sot janë zhdukur. Ne jemi prapë këtu për ta mbajtur premtimin dhe për ta çuar deri në fund. Kjo është arsyeja pse “5 Maji” eci më shpejt, se këtu banorët nuk lejuan që të futej fryma e përçarjes nga partiçkat e vogla, që sot po zhduken,” nënvizoi më tej ai.

Veliaj tha gjithashtu se në të dy lagjet e rindërtuara do të transferohen disa ndërtesa publike si dhe disa institucione kulturore.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos
  • Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS
  • Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete
  • Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. capi on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  5. Durres Albania on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?