Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gati tre vjet burg për pjesëmarrësin në sulmin ndaj Kapitolit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gati tre vjet burg për pjesëmarrësin në sulmin ndaj Kapitolit
AktualitetBote

Gati tre vjet burg për pjesëmarrësin në sulmin ndaj Kapitolit

Published: October 22, 2022
Shpërndaje

Një person nga Pensilvania u dënua të premten me gati tre vite burgim, pasi sulmoi një fotograf të agjensisë së lajmeve Associated Press dhe oficerët e policisë me një pistoletë me rrymë elektrike gjatë trazirave në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara.

Alan Byerly u kërkoi ndjesë viktimave të tij përpara se Gjykatësi Randolph Moss ta dënonte me dy vite dhe 10 muaj burgim, të cilat do të pasohen nga tre vite të tjera në liri me kusht. Të dënuarit Byerly do t’i njihen 15 muajt që ka kaluar tashmë në qeli që nga momenti i arrestimit, thanë avokatët e tij.

“Nuk shkova në Uashington për të lënduar ndokënd”, i tha Byerly gjykatësit.

- Publicitet -

55-vjeçari pranoi fajësinë në korrik për sulmin ndaj fotografit të agjensisë së lajmeve Associated Press (AP), John Minchillo, si dhe për aktivizimin e një pistolete me rrymë elektrike, ndërsa sulmonte oficerët e policisë që po përpiqeshin të përmbanin turmën e mbledhur jashtë Kapitolit më 6 janar 2021.

Byerly pranoi sjelljen e keqe kur ishte përballur me oficerët e policisë. Ai gjithashtu tha se kishte sulmuar zotin Minchillo, pasi dëgjoi një zë që tha se “Ai është Antifa. Largojeni prej këtu”.

Minchillo mbante të varur në qafë një dokument identifikimi me gërmat AP, kur Byerly dhe pjesëmarrësit e tjerë në trazira e sulmuan në taracën e poshtme perëndimore të Kapitolit, thuhet në dokumentat gjyqësore të shoqëruara me pranimin e fajësisë nga zoti Byerly. Ai e kapi zotin Minchillo, e shtyu mbrapsht dhe e tërhoqi drejt një turme, thuhet në dosje. Sulmi u regjistrua me video nga një tjetër fotograf i AP-së.

“Nuk duhet të isha përfshirë kurrë, dhe më vjen shumë keq për veprimet e mia”, tha Byerly.

Prokurorët kishin kërkuar një dënim prej të paktën tre vitesh dhe 10 muajsh burgim, të pasuar nga tre vite lirie me kusht. Avokatët mbrojtës kishin kërkuar një dënim më të ulët.

Gjykatësi Moss tha se besonte që zoti Byerly është sinqerisht i penduar për rolin e tij në “sulmin ndaj demokracisë” nga turma. Gjykatësi tha se ishte e qartë se zoti Byerly nuk do të kishte arritur të lëndonte dikë me armën e lirë me rrymë elektrike që pati sjellë në Kapitol, por se oficerët e policisë nuk mund ta dinin një gjë të tillë, për shkak të zhurmës që bënte arma.

“Ishin qartësisht të frikësuar prej saj”, tha Gjykatësi Moss. “Pa dyshim që e shtoi frikën që ndjenë oficerët atë ditë”.

Minchillo “gjithashtu duhet të ketë qenë jashtëzakonisht i frikësuar”, tha gjykatësi. Asnjë nga viktimat e zotit Byerly nuk ishin të pranishëm gjatë dhënies së dënimit./VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?