Nga JOVAN JANO*
– A e mbani mend shkrimin e parë si gazetar profesionist? – i drejtohemi gazetarit Dhimitër Shtëmbari.
Ai ve buzën në gaz dhe, ashtu, qetë – qetë, na e kthen:
– Si nuk e mbaj mend! Për herë të parë kam botuar në marsin e vitit 1965 në gazetën “Zëri i rinisë” një skicë nga jeta studentore në Institutin e Lartë Pedagogjik Dyvjeçarë “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.
Qëndron një çast dhe vazhdon:
– E kam filluar punën si gazetar profesionist më 15 korrik të vitit 1972, plot 50 vjet më parë, në gazetën “Shkëndija” të Lushnjes. Kryeredaktori, i ndjeri Petrit Kraja, më dërgoi të ndiqja një diskutim në një brigadë arash të kooperativës bujqësore të Gorresë, që kishte të bënte me përcaktimin e treguesve të planit vjetor e 5 vjeçar të prodhimit.
Dhe vazhdon:
Ishte hera e parë që më duhej të botoja një shkrim të tillë, që duhej të kishte brenda elementë të informacionit, por edhe të reportazhit. Dhe ç’bëra? Lexova me shumë kujdes një shkrim të kësaj natyre të gazetarit të mirënjohur të “Zëri i popullit”, të ndjerit Pavllo Gjidede, shkrim që kishte për objekt të njëjtën temë. Në një farë mënyre realizova një plagjaturë, natyrisht me emra njërëzish e tregues prodhimesh të ndryshme.
Ishim të rinj, mësonim nga përvoja e të tjerëve.
Mbas një kontributi në organe të ndryshme shtypi, redaktor në gazetën “Shkëndija”
I lindur në fshatin Pirrë të ish rrethit të Lushnjes, ciklin e ultë të shkollës shtatëvjeçare e mbaroi në fshatin Rrapëz, ndërsa shtatëvjeçaren e kreu në fshatin Gorre. Dëftesat i pati të shoqëruara përherë me Fletë lavdërimi.
Në vitin 1960 dërgohet për të vazhduar mësimet në Shkollën Pedagogjike Dyvjeçare “Ndrecë Ndue Gjoka” të Tiranës, të cilën e mbaroi me rezultate të larta.
– Do të dërgojmë pak larg nga vendbanimi, – i patën thënë në seksionin e Arsimit kur e emëruan. – Do të shkoni mësues në shkollën e Divjakës…
Paksa i mërzitur, Dhimitri ishte kthyer në shtëpi për t’u treguar pjesëtarëve të familjes emërimin që i ishte komunikuar. “Në Divjakë?! Atje të shkosh! Dhe të punosh mirë atje!” – i qe drejtuar e ëma, Llambërnia, që kishte bërë katër klasë shkollë në Krutje në kohën e Zogut. “Shteti të mësojë, shtetit t’i shërbesh!”.
Mbas katër muajsh Dhimitri transferohet, duke u dërguar mësues në shkollën e fshatit Bubullimë, një nga fshatrat, historikisht, me më shumë mësues në shkallë Republike. Dhe mbas disa muajsh me shërbim këtu, dërgohet përgjegjës i shkollës së fshatit Bitaj, shkollë me klasa kolektive.
Mbas dy vjetësh mësues, në shtatorin e vitit 1964 Dhimitri dërgohet me studime në Institutin e Lartë Pedagogjik Dyvjeçarë “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, në fakultetin gjuhë – letërsi shqipe.
Vitet në vazhdim, të mbas 1966 – s, qenë me intensitet lëvizjesh: nëndrejtor i shkollës së mesme të bashkuar të Gorresë, drejtor i shkollës tetëvjeçare të fshatit Kosovë e Vogël, mësues në shkollën tetëvjeçar të Krutjes së Poshtme dhe… më 15 korrik 1972 – redaktor në gazetën “Shkëndija”, organ i Komitetit të Partisë të rrethit të Lushnjes.
“Ju qenkeni Dhimitri?! Ju njohim vetëm nga shkrimet…”
– Ju kërkon në zyrë nesër në orën dymbëdhjetë sekretari i Komitetit të Partisë të rrethit, shoku Siku Velo, – i kishte thënë dikush Dhimitrit.
Me një farë druajtjeje nga që nuk e dinte se përse thirrej, Dhimitri paraqitet në zyrën e atij që e priste:
– Ju lexojmë shpesh në disa organe shtypi, – e kishte nisur bisedën sekretari i Komitetit të Partisë. – Shkruani realisht dhe në mënyrë interesante. Ju lexojmë me kënaqësi… a keni dëshirë të punoni në gazetën e rrethit tonë?
Dhimitri ishte ndjerë tepër i vlerësuar dhe, kuptohet, edhe shumë i kënaqur.
– Faleminderit, shoku Siku! Është një dëshirë e hershme e imja që të merrem me shtypin…
Këtë kishte pritur edhe sekretari.
– Po mundeni, mund të filloni që sot. Se atje ka mbetur kryeredaktori, Perit Kraja, dhe Gazmend Kongoli, ndërsa Themija (Billo) dhe Zoi (Ndrio) janë larguar me stazh partie…
– Dakord, shoku Siku; që sot do të filloj…
Kishte shkuar Dhimitri në zyrë dhe ishte paraqitur te kryeredaktori.
– Ju jeni Dhimitri?! – ishte shprehur me një farë habie Petriti.
Dhe ishte ngritur në këmbë, kishte bërë ca hapa përpara dhe e kishte takuar gjithë përzemërsi.
– Ju njohim mirë nëpërmjet shkrimeve, po kështu, fizikisht, nuk na keni ardhur ndonjëherë këtu …
Ndërkohë, në zyrë ishte futur edhe Gazmend Kongoli, me një dosje të mbushur me letra.
– Njihuni; Dhimitër Shtëmbari…
– O, ky qenka Dhimitri?!
Dhe Gazmendi e kishte përqafuar.
– Kam ngulur këmbë edhe unë që të vije gazetar këtu, – kishte ngritur zërin Gazmendi.
Dhe ishte e vërtetë ajo që shprehte ky shkrimtar i njohur.
Një rekomandim i gazetarëve të mirënjohur, Arshin Xhezo e Thimi Nika…
Në gazetën “Shkëndija” Dhimitër Shtëmbari kontribuoi plot pesëmbëdhjetë vjet. Edhe pse në një gazetë lokali, bëri emër ndër punonjësit e gazetave lokale. Ndërkohë, asnjëherë nuk e ndërpreu bashkëpunimin me shtypin qendror. Rregullisht botonte tema ideologjike dhe, sidomos, tema shoqërore në gazetën “Zëri i popullit”.
Në një rast, aty nga shtatori i vitit 1977, e pat thirrur në zyrë kryeredaktori, Petrit Kraja.
– Dje, mbas konferencës së shtypit, më thirri në zyrë shefi i Shtypit i Komitetit Qendror dhe më tha, se Dhimitrin mendojmë ta marrim gazetar në “Zëri i popullit”…
Petriti kishte qëndruar një çast dhe i ishte drejtuar:
– Bashkëshortja e Dhimitrit sapo është zgjedhur këto muaj sekretare e Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të rrethit; ai sapo ka marrë shtëpi dhe sapo është bërë baba… Besoj se nuk i bëhet mirë të lëviz nga Lushnja…
Në maj të vitit 1982 Dhimitrit i shkuan për së dyti dokumentet në redaksinë e gazetës “Zëri i popullit”, por… ndërsa dy të tjerë, Filpi Çakulli e Frano Caka, edhe ky një gazetar i talentuar, nisën nga puna, gazetarit nga Lushnja iu kthyen sërish dokumentet nga ishin nisur!
Në qershor të vitit 1987 dokumentet e Dhimitrit u nisën për të tretën herë në redaksinë e gazetës “Zëri i popullit”, por… “…nuk është anëtar partie! Ne na duhen komunistë!” kishte vendosur organizata – bazë e këtij organi shtypi.
Por këtë herë ngjarja rrodhi ndryshe. Në korrik 1987 botohej numri i parë i gazetës “Tirana”, organ shtypi i Komitetit të Partisë të rrethit të Tiranës. Kryeredaktores së sapoemëruar, Nadja Xheblatit, i ishte thënë që të zgjidhte redaktor për gazetën cilindo që do të mendonte ajo, qoftë ky edhe nga rrethet më të largëta. Kryeredaktori i “Zëri i popullit”, i paharruari Arshin Xhezo dhe gazetari i mirënjohur, i paharruari Thimi Nika i kishin rekomanduar për gazetar Dhimitrin.
Dhe kështu, më 15 korrik të vitit 1987 gazetari nga Lushnja do të fillonte punë në gazetën “Tirana”, ku do të kishte kolegë Skënder Dukën, Anxhelo Xhaçkën, Zef Lleshin dhe Thoma Dhimën.
S’u bën as tre vjet punë në gazetën “Tirana”, kur…nisën e vazhduan ndryshimet e dhunshme politiko – ekonomike. Opozita e porsakrijuar vuri nën këmbë të gjitha arritjet e atyre dekadave!
Kryeredakor i gazetave “Kushtrim brezash” dhe “Peza”
I gjendur i papunë dhe, kuptohet, pa asnjë të ardhur, Dhimitri së bashku me intelektualin Fitim Çaushi dhe veteranin e LANÇ Abdi Balla nisën botimin e gazetës së pavarur “Jehona”. Gazeta tërhiqej, por të ardhurat e siguruara nuk menaxhoheshin dot!
Pak muaj më vonë Dhimitri do të caktohej kryeredaktor i gazetës “Älbania”, organ shtypi i Partisë Ekologjike Shqiptare me kryetar Namik Hotin. Këtu Dhimitri do të qëndronte vetëm dy muaj, duke botuar vetëm tetë numrat e parë të kësaj gazete. Gjatë kësaj periudhe të shkurtër u botuan intervista interesante nga disa prej ministrave të asaj kohe.
I papërspektivë në këtë gazetë, Dhimitri jep dorëheqje dhe në korrik të vitit 1993 fillon në gazetën “Kushtrim brezash”, organ i Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar, me detyrën e sekretarit të kolegjumit. Kryeredaktor ishte Fiqiri Vogli, ish kryeredaktor i gazetës “Bashkimi” dhe, ca më pas – drejtor i Agjensisë Telegrafike Shqiptare.
Mbas dy vitesh punë, Dhimitri caktohet zëvendëskryeredaktor dhe në vitin 2005 emërohet kryeredaktor i kësaj gazete.
Ndërkohë, duke filluar nga maj i vitit 2001 botonte sistematikisht çdo muaj edhe gazetën “Peza”, organ shtypi i Shoqatës Patriotike Kulturore “Myslim Peza”.
Tetë vjet kryeredaktor i gazetës “Fjala e invalidëve të Luftës” dhe pak muaj kryeredaktor i revistës “Pavdekësia”
Në janar të vitit 2010 Dhimitër Shtëmbari caktohet kryeredaktor i gazetës “Fjala e invalidit të Luftës”, organ shtypi i Shoqatës Kombëtare të Invalidëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar me kryetar të paharruarin Esat Molla.
– Ndërkohë që do të punoj për gazetën e Shoqatës sonë, – i qe drejtuar Dhimitri Esatit, – do të merrem edhe me gazetën “Peza”…
Esati nuk e kishte zgjatur dhe, ashtu siç e kishte zakon, i i ishte drejtuar me shumë dashamirësi:
– Në kohën e lirë merru me çfarë të duash që i përshtatet programit dhe statutit të Shoqatës sonë…
Edhe në vitet në vazhdim, kur Shoqatën e drejtonte Nuredin Dushani, një ish ushtarak i lartë, tepër i përkushtuar mbas detyrës shoqërore, gazeta vijoi të ishte një tribunë e vërtetë e zërit të dëshmorëve të gjallë të Atdheut.
Gjatë atyre viteve ndodhi që të ndahej nga jeta gazetari i talentuar, ushtaraku i lartë dhe njeriu i shkëlqyer, Halil Katana. Ky e pat drejtuar për disa vite me radhë revistën “Pavdekësia”, organ shtypi i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut.
– Ju duhet të drejtoni edhe revistën tonë, “Pavdekësia”, – i drejtohet Dhimitrit kryetari i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut, Dr. Gjergji Velo.
Dhimitri kishte mbetur disi i habitur. Ai që i fliste e dinte shumë mirë që Dhimitri drejtonte dy gazeta. Kur pa ngurimin e prerë të Dhimitrit, tjetri iu drejtua:
– Pa lexoni se ç’thuhet në këtë letër?!
Dhimitri e lexoi dhe u ndalë diku, ku thuhej se “… mendoj që revistën “Pavdekësia” mbas meje ta drejtoj shoku Dhimitër Shtëmbari…”.
– Është amanet, shoku Dhimitër. Dhe amanetin nuk e tret as dheu! – i mëshoi zërit Dr. Gjergji.
Deshi s’deshi dhe Dhimitrit iu desh të drejtonte tri gazeta! Mbas dy numrash, revistën nuk e vazhdoi më tej, nga që ishte jashtë çdo mundësie. Gjithsesi, Dhimitri nuk e shpërfilli amanetin e mikut të tij më të mirë, atë të të ndjerit Halil, përkundrazi ia konsideroi dhe vazhdon t’ia konsiderojë respekt.
Mbas gjashtë viteve si nënkryetar i Shoqatës Kombëtare të Invalidëve të LANÇ, në maj të vitit 2021 Dhimitri zgjidhet nënkryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve e të Pasardhësve të LANÇ të popullit Shqiptar për problemet e shtypit e të propagandës.
Autor i mjaft librave me temë nga historia
Ndërkohë që është marrë me shtypin, Dhimitër Shtëmbari ka botuar edhe disa libra me tematikë nga historia. Në fillim ka pas botuar librin “Ernesto Che Guevara”, ndërsa më pas botoi e hodhi në qarkullim librin “Qytete të përgjakura” me shënime udhëtimi në disa prej qyteteve të Kosovës e të Maqedonisë.
– Sikur keni botuar edhe disa monografi? – e pyesim Dhimitrin.
– Po, po; keni të drejtë.
Dhe të përmend monografitë kushtuar figurës së shquar të Myzeqesë, Rrapi Gjermeni; invalidit të mirënjohur, të paharruarit Brahim Miho; gazetarit veteran Andon Kote; violinistit virtuoz në Berlin Markelian Koçibelli…
Nisur nga respekti që ka për Myzeqenë, ku është lindur e ku ka pas punuar shumë e shumë vite, ka botuar dy libra: “12 shenjtorët e punës” kushtuar Heronjve të Punës Socialiste të ish rrethit të Lushnjes dhe “Ikona në murin e kohës”, kushtuar figurave më të shquara të artit e të letërsisë në Myzeqenë e Lushnjes.
Gjatë kohës që kontribuoi në Shoqatën Kombëtare të Invalidëve të LANÇ Dhimitri botoi disa vëllime interesante, ku meritojnë të përmenden “Kënga e jetës mbi vallen e vdekjes”, “Lule gjaku”, si dhe një vëllim, ku përfshihen të gjitha shoqet invalide të LANÇ, titulluar “Me gjuhën e plagëve”.
– Ju do të bënit mirë t’i kushtoheni edhe më shumë krijimtarisë letrare me temë nga historia, apo edhe nga aktualiteti, – i drejtohet fabulisti i njohur, Izet Çulli.
– Kam qenë më i zënë me publicistikën, por edhe këtë që më sugjeroni ju nuk e kam lënë krejt mbas dore. Kam botuar dhjetëra tregime në shtypin e përditshëm, sikundër që kam botuar dy vëllime me tregime, titulluar “Plagë të kohës sonë” dhe “Kohë dhimbjesh…”. Gjithsesi, nuk do të heqë dorë edhe nga shkrimet letrare, – i përgjigjet Dhimitri.
Le të kujtojmë këtu, se Dhimitri është redaktor i më shumë se 150 librave.
“Nderi i Qarkut Fier”, “Qytetar Nderi i Lushnjes”
Kudo që ka punuar Dhimitër Shtëmbari është shquar për korrektësi në detyrë. I ngrohtë në marrëdhëniet me njerëzit dhe rob i punës në detyrë, ai ka lënë mbas vetëm gjurmët e një pune të kryer me shumë cilësi. Dhe pikërisht për këto cilësi të vyera edhe është vlerësuar e stimuluar.
Mbas dy dekoratave të akorduara nga ana e ish Presidiumit të Kuvendit Popullor, Dhimitrit i janë dhënë edhe mjaft stimuj të ndjerë moralë: “Nderi i Shoqatës Patriotike Kulturore “Myslim Peza”, “Nderi i Shoqatës Kombëtare të Invalidëve të LANÇ të Popullit Shqiptar”, “Nderi i Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar”.
Për kontribut të vyer në dobi të komunitetit të gjerë të Myzeqesë, Këshilli Bashkiak i Lushnjes i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi i Lushnjes” me motivacionin “Personalitet i njohur i gazetarisë me veprimtari të spikatur 50 vjeçare, mbrojtës dhe propagandues i idealeve të larta të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Dallohet si përfaqësues dinjitoz i intelektualit lushnjar me kontribut kombëtar”.
Po kështu, Dhimitrit i është akorduar nga ana e Këshillit të Qarkut Fier titulli “Nderi i Qarkut Fier” me motivacionin “Shkrimtar, krijues dhe publicist i palodhur për evidentimin e vlerave të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar. mbrojtës konsekuent i veprës së ndritur dhe të pavdekshme të dëshmorëve të atdheut. Një zë i pandërprerë dhe i spikatur në krijimtari dhe në shtyp për promovimin e vlerave të punës e të kulturës që ka krijuar populli i Myzeqesë në rrugën e tij të historisë, për kontribut në fushë të propagandës së historisë”.
Është interesante, se, mbas tërë këtyre vlerësimeve të larta, si mund të mos ketë një stimul moral edhe nga ana e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Myzeqeja”?!
* * *
Edhe pse po i afrohet të tetëdhjetave, Dhimitër Shtëmbari nuk largohet nga detyrat shoqërore, sikurse nuk shkëputet as nga veprimtaria e pandërprerë e publicistit. Vazhdon të shkruajë e të shkruajë, ashtu, realisht e ngrohtë, sidomos për njerëzit e thjeshtë të punës.
Bashkëshortët Shtëmbari janë prindër të dy fëmijëve të mrekullueshëm, Armandës – gazetare, mama e dy vajzave; dhe Arbrit – pedagog në Universitetin e Puatjes në Francë, baba i një djali.
Ndërsa e urojmë për 50 vjetorin e profesionit, Dhimitri na e kthen:
– Ka pasur figura të shquara populli ynë, që kanë pas bërë mrekullira për
këtë vend, prandaj nuk duhet t’ia lemë harresës. Na duhet të shkruajmë për ta…
Dëgjojmë të na shprehet kështu dhe, fare natyrshëm, na vjen ndërmend një thënie e shkëlqyer e shkrimtarit të madh kolumbian, Gabriel Garcia Markez: Jetojmë në një kohë, kur njerëzit nuk e thonë atë që ndjejnë, sikurse nuk e ndjejnë atë që thonë.
Dhimitri e thotë dhe e ndjen atë që shkruan.
* Historian
Njeri i apasiomuar ne menyre te vecante mbas punes.
Njeri i mire,por qe ka vazhdon te mbetet dhe ne moshen e lashte,nje femije naive,vazhdon ta trajtoje komunizmin si pralle ideologjike dhe jo nga ai baterdi-realitet qe krijoi.
I uroj nje pleqeri te mbare,ne dozen e ketij hashashi,
Edhe per sa kohe do te merreni me keto fosilet e nje kohe te pjerdhur qe fatmiresisht nuk kthehet me?
Faleminderit i nderuari PENE arti-Jovan Jano-sjelle kete shkrim*per nje kuader vertet per tu marre-MODEL-si Dhimiter Shtembari,Ju thene te gjitha.Ju lumte. Une nje jete mesues e drejtor shkolle ne Tirane-nga 7 marsi 1964.(Lushnjen njohur me 1955-58-*marre DIPLLOMN*-tre vjet ushtar ne repartin e RLL-VAINIT-patur fatin deri te jem dhe nxenes ne shkollen e mbremjes ne Gjimnazin e atij qyteti, tre muajt vonuar koha e lirimit nga ushteria,shtator-dhjetor 1958te families SHTEMBARI e Jano,sa Lushnjare si;Vace Zelen,Margarita Xhepen me artiste te tjere,njohur ne hapat e para te jets sime).
Me mire von se kurre*me kujtohet nje thenie e te Ndierit..dhe te paharruarit Musa Kraja, kur ia tregoja historine time te shkollimit,per te aktivizuar si specialist,ne seksionin e arresimit,per konviktet dhe shkollat e mbremjes e me kuadrot e fshatit Tiranes,sa aktivizuar nga Gazeta *MESUESI*botim i Ministrise Arresimit.Lene gjurme kjo perkrahiee e tij, per mua ne vite,Ne Ato vite,Njoha dhe Dhimiter Shtembarin bere nje nga ASAT e gazetarise per arresimin ne rethin e Tiranes, une bere koefidence me te nga kujtimet pattur ato vite ne Lushnje, ruajtur nje jete. Sa shkruani ju,i nderuari Jovan Hano, ne kete shkrim*NOVELE* po e quaj me kenaqe mua 86 vjecarin,me Dhimiter Shtembarin,koleg nje jete,ai bere mua KORESPODENT shtypi,deri sot 30 vjet ne emigracion. I faleminderit-Adashit Tim,sa, te ndierit gazetar,Murat Gecaj.,si Dhimiter Shtembari nisur ne Lushnje,Ai,nisur ne Kukes punen si gazetar e,ne Tirane Gazetar i rralle,nje jete.(Bashkeshortia e Ti Katerina, me mua ajo nisur MESUESINE,pergjegjes kuturene Shengergj(1966).Fjala eshte per Murat Gecen,nga Tropoja ardhur ne vite ne Tirane,student e,si Gazetar ne organet qendrore ne Tirane,te gazeta*MESUES*vite te tera,sa shkrimtar me vlera,dale ne pension,une nje jete,korespondet vulnetar shtypi,keta te dy-mua- hapur rrubrika te vecanta..ju faleminderit. Dhimite Shtembari ka merita,jo vetem sa pershkruani ju me siper,po une njohur dhe si bonor i Tiranes,kam marre pershtupiet me te mira si ativist shoqeror, e per me teper,me VETERANET, ai lidhur e bere korespodente te gazetave apo revistave qe drejtonte, deri sot,ne Komitetin e Pergjithshem te Veteraneve,deri ne Kryesi.. Pos te gjithave nuk me harohet ndimesa e Dhimiter Shtembarit,korespodenca me shkollat fshatit Tiranes,sa NB.si ajo e NB.17 Nendori* sa *Vora* deri,per emerimin e mesuesve ne shkolla,si te mesme te Vores,Ranadan Domin,e emreroi mesues deri N.Drejtori i saj sa doli ne pesion…Nje jete mbresa lene ne Vore,dhe pas ardhesi djale,Ilir Domi-MESUES -deri drejtor shkolle,ne lokalitetin e Vores e ne disa shkolla,lene GJURME si drejtues sa aktiviste shoqerore e krijues i penes,dale ne pension.Nuk mund te le pa permendur,Asllan Hysen,ishte mbeshtetesi,per emirimin e mjaft kudrave te arresimit,sa Musa Kraja nuk harrohet ,ndare nga jeta ne kulmin e arritieve,nga Shef arresimi-Drejtori i nje shkolle te mesme,hapur mes Tiranes.mes te tilleve sa krye tyre, ka qene dhe eshte gjithnje- Dhimiter Shtembari,qe MBARESITE e shoqrofshin nje jete. Nga Toronto ju uroj,te nderuar Dhimiter Shtembari e Jovan Jano,mua 86 vjecarin- riperterite.Ju prifte e mira.
Me duket se fosilet jane ky Vasili dhe ky ? se ndersa Dhimitri rrit malin e dijeve keta shtojne malin e fosileve!
O DHimuter, o i pjerdhur, o i rrjedhur, o fosile e konsumuar sa edhe ky Shtembari. Po si nuk ju merr mortja po ju le o shtrembaniker te nje kohe te shtrember.
Per nje shkrim çfaredo, secili ka te drejte te shfaqe mendimin e vet. Dhe kjo eshte krejt e natyrshme. Nuk eshte kusht qe te gjithe duhet te jemi te nje mendimi. Ajo qe me habit eshte fyerja! Perse u dashka te fyhet dikush, kur fare mire atij mund t’i kundershtohet mendimi. Qendrimi ndaj nje shkrimi reflekton kulture, edukate dhe qytetari.
Burat qe jane *Burra*dhe mbi te gjitha ATDHETRE,Dalin me emer e me DINJITET. Jo si Ty o IBRET*?* -Dil ne je burre…e per me teper atdhetar..! .. *Dhimbia e madhe Popull* me -DHIMITRAT- jane;..*BIj DANGELLIE dhe MYZEQEJA e pushkes e te penes*-jane .Sot *PENA* eshte *TOPI i kohes ne mbare BOTEN…po PENE ama…jo *?*…-e te tjere si ty.
-Dy GUART per nje KOKE!…se pari per ATDHE! -dil me emer -ne je BURRE.
DHimuter une nuk e them emrin se kam shume frike nga ty se me gjuan me shqytkat e tua te palara dhe me ben pis. Ti po te ishe kaq per Atdhe sa shet pordhe ketu ne kete forum, perse ha buke qyl ne Kanada? Perse nuk vete te ndertosh socializmin bashke me dhimbjen tende te dhjere?
Kurse per ty o Niku Palafiku vetem po te pyes, a e di cfare dmth fosile, apo kujton se eshte sharje si puna e “te q*fsha mamin”?
Respekte për punën e kontributin e tij. Dhimitër Shtëmbari është një gazetar që ka pasuruar shtypin në të gjitha kohërat me shkrimet e tij. Ai ka ditur gjithmonë të përzgjedhi tema dhe personalitete që kanë lënë gjurmë në historinë e vendit tonë e në veçanti Myzeqesë, aty ku rreh edhe zemra e tij.
Mikut të shtrenjtë tl familjes Zegali e cila do ti jetë gjithmonë mirënjohëse për shkrimet kushtuar Josif Zegalit, i urojmë nga zemra aktivitet sa më të gjatë e penë të artë për të sjellë akoma tema të cilat vetëm ai di ti shkruaj aq bukur!
Suksese! Suksese!
Prodhimtari të mbarë Dhimitër Shtëmbari!Mprehe penën edhe për vite të tjera në dobi të vëndit e shoqërisë!?
ky eshte nje dallkauk qe i duhet prere dora qe shkruan. karierist mbi bazen e nje spiuni
ky eshte nje dallkauk qe i duhet prere dora qe shkruan.nje karierist bazuar mbi spiunlleqe.