Gazetarja Anduena Llabani tha në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania se në javët në vijim do të kemi zhvillime të reja sa i takon çështjes për të cilën akuzohet bashkëshorti i Olta Xhaçkës.
Ajo tha se ish-kryetari i Himarës, Jorgo Goro i cili është i përfshirë në këtë çështje, mund të arrestohet.
“Në fakt për zonjën ministre dhe për bashkëshortin e saj nuk është surprizë vendimi i sotëm, kanë katër ditë që kanë shkuar letrat. Oficerët kanë bërë punën e tyre, kanë shkuar pranë zyrave ku punon bashkëshorti i zonjës Xhaçka, kanë vënë në dispozicion të gjithë materialin, kanë kërkuar infiormacione edhe të mëparshme të të gjitha kontratave që janë marrë dhe të gjitha letrave që ai ka patur në lidhje me investimin që do të bënte në zonën e jugut të Himarës. Në fakt aty është një ndërtim, ku janë hedhur bazamentet.
Mesa duket e mesa kemi informacion kjo tokë do i kalojë shtetit, do i hiqet Artan Gaçit si investitor strategjik. Padia që ka bërë i pandehuri i arrestuar Fredi Beleri ka qenë një indice për hetimet e SPAK por i gjithë dokumentacioni dhe informacioni që SPAK ka arritur të mbledhë deri më tani kanë çuar në një skemë ku zoti Gaçi ka përfituar këtë lloj prone në kundërshtim me shumë ligje.
Këtu është i përfshirë edhe ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro si dhe Foto Mëhilli. Ata janë marrë në pyetje dhe kanë dhënë dëshmitë e tyre. Nuk është çudi që shumë shpejt SPAK të arrijë në urdhra-arresti për këtë rast, mund të kemi ish kryetarin e Bashkisë, Jorgo Goron, në javët që vijnë do kemi zhvillime”,-tha gazetarja.
a.c./dita

Keto la 30 vjet in MUTI mullar! Ketij eshte pushtuar gjithcka Ajri -Toka-Deti.Hyrja e Durrsit ku eshte deputet nipo i Zogollit bashke me lulisjten trojet e pallateve ne diar te mafjes e drogrs….me certificata pronesijr dhe e nga Vangjush Dako shoku i Xenit dhe Edvinit!!!!
Socialiste dhe Demokrate ti thyeje ne mes SPAK.
Një mashtruese tipike.E njihni ju,të Ditës,që i jepni vënd në faqet e gazetës tuaja,të nderuar.Mirë tv,që për atë paguhen.Përveç të tjerave
Ështëne vetmja gazetare shqiptare,që ka mbetur në klasë,në gjimnazin Petro Nini.
O Intelektualo! Ky SPAKu komunist i edi rames qeka kontravers mor daje,,i bika edhe komunisteve.Rama eshte arratis ne Vlore tek baza nendetseve,gati,se ne Rinas te arrestojne keta kontraverset.Ministrat e Rames neper burgje.po i vjen radha ministreshave..Agushi komunist me bllok ne dore shpetoi me gjithe Monen e xhindosur,qe eshte bere pule,eshte bere! Eshte arratisur.
Nuk pyska ky bre intelektualo as per pardysyte e bardha as per burgaxhijte blu,as per Delenxhijte Mavi,.
Aty heroin e demokracise,Ne burg antikomunistin me te terbuar te Evropes,,aty ne pranga ta shof,se kur ta shof me pranga te terbuar,sikur po me kthehen tokat qe me grabiti.