Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gazment Bardhi: Më kanë thirrur për sqarime rreth akuzave për drogën e Xibrakës ku akuzoj Olsi Ramën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Gazment Bardhi: Më kanë thirrur për sqarime rreth akuzave për drogën e Xibrakës ku akuzoj Olsi Ramën
Lajmi i funditPolitike

Gazment Bardhi: Më kanë thirrur për sqarime rreth akuzave për drogën e Xibrakës ku akuzoj Olsi Ramën

Published: May 8, 2024
Shpërndaje

Deputeti demokrat Gazment Bardhi thotë se është thirrur në SPAK për të dhënë sqarime të mëtejshme lidhur me denoncimin ndaj vëllait të Edi Ramës, Olsit, si i përfshirë në laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Bardhi thotë se kallëzimi prej tij është bërë më herët në SPAK, por vet SPAK e përgënjeshtroi duke thënë se Gazmend Bardhi nuk ka bërë kallzim në SPAK, por i ka kërkuar SPAK të nisë hetime të thelluara.

Më tej Bardhi thotë se është njoftuar zyrtarisht nga SPAK se ka rifilluar hetimet për rolin e Olsi Ramës në kokainën e Xibrakës, por e ka lënë të paqartë nëse ka nisur akuza nga kallëzimi i Olsi Ramës kundër Bardhit apo kryesisht.

- Publicitet -

Deklarata e plotë e Bardhit:

E kam dorëzuar apo nuk e kam dorëzuar kallëzimin në SPAK kundër Ols Ramës? Këtë lojë u përpoq të bënte Edi Rama dhe veglat e tij politike dhe mediatike për të sfumuar thelbin e çështjes: se vëllai i kryeministrit kishte përdorur disa herë të njëjtën makinë me kartelin e drogës së Xibrakës, gjatë kohës së ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Sigurisht, që Edi Rama gënjeu, kur luajti lojën e mohimit të së vërtetës sime, se kallëzimi ishte dorëzuar në SPAK. Kur debatuam për këtë çështje i premtova Edi Ramës se do ta kuptonte shumë shpejt, nëse e kisha bërë apo jo kallëzimin. Në politikë jam futur për të shërbyer me integritet, duke refuzuar makinacionet e ulëta të sulmit të kundërshtarit politik përmes shpifjes apo baltosjes së familjes. Nuk e kam shkelur këtë parim as në rastin e Olsi Ramës, dosja e të cilit, deri dje, rrinte e fshehur, në sirtarët e prokurorisë.

Sot është dita që t’ju provoj se unë as gënjej, as shpif, as baltos dhe ndryshe nga Edi Rama, i mbaj premtimet e mia.

Pas kërkesës sime në SPAK për rinisjen e hetimeve të procedimit penal nr. 335/1 – viti 2016, që Edi Rama do të donte shumë në varrosej, sot jam njoftuar nga SPAK se çështja është riaktivizuar.

SPAK më ka njoftuar zyrtarisht për rifillimim e hetimeve të pezulluara për përfshirjen e Olsit Ramës në dosjen e trafikimit të kokainës në Xibrakë. Procedimi i dikurshëm penal me nr. 335/1-2016, është regjistruar si procedimi nr. 88 – viti 2024. Për këtë çështje jam ftuar për të dhënë sqarime të metejshme në SPAK.

Asnjë propagandë e Edi Ramës, veglave të tij apo mediave në shërbimin e tij nuk e fshehin dot të vërtetën dhe as makinën e kartelit të drogës me targë AA 653 DM, e përdorur nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama!

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rekord historik në Japoni, mbi 100 mijë persona kanë kaluar moshën 100 vjeç
  • Policia jep njoftim zyrtar për tubimin e djeshëm te “Zogu i Zi”: Arrestohen 12 persona
  • Shtyhet CENSI i Bujqësisë, ja kur do të nisë regjistrimi i sektorit bujqësor dhe blegtoral
  • Arrestohet në Belgjikë 58-vjeçari, i dënuar me 12 vite burg për dosjet “339” dhe “Volvo 4”
  • ZYRTARE: Zhgënjim për FSHF-në, UEFA refuzon planin për finalen e madhe në Tiranë. I jep një të tillë Beogradit

Komentet e Fundit

  1. 'Antishqiptari' on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  2. labi on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  3. Tartari on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Ashburn USA on Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?
  5. capi on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?