Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: GËZUAR 2024
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > GËZUAR 2024
Lajmi i fundit

GËZUAR 2024

Published: December 31, 2023
Shpërndaje

Viti i Ri ka mbërritur edhe në  Shqipëri.

Kur akrepat e orës shkuan 24:00, mijëra fishekzjarre ndriçuan si çdo fundvit qiellin e kryeqytetit dhe të qyteteve të tjera të Shqipërisë.

Gazeta “Dita” ju uron Gëzuar 2024!

- Publicitet -

Qoftë ky vit i ri mbushur me mbarësi dhe lajme të mira për Shqipërinë tonë dhe familjet shqiptare kudo në botë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
48 Comments
  • Preng says:
    December 31, 2023 at 11:23 pm

    I nderuar zoti kryeredaktor i gazetes DITA!
    Te nderuar zoterinj analista
    Te nderuar gazetar letershkrues dhe lexues të gazetes DITA!
    Ju uroj nga zemra Gezuar Vitin e Ri 2018!
    Kjoftë viti i ralizimit te deshirave dhe obligime tuaja miq te nderuar!
    GEZUAR!
    Miku i Gazetes DITA

    Reply
  • Nuriu says:
    December 31, 2023 at 11:24 pm

    Ju urojme nga zemra ta kaloni te gjithe si staf gezuar VITIN E RI 2024 me gjithcka deshironi!
    Me respekt Nuri

    Reply
  • Vlora 97 says:
    December 31, 2023 at 11:25 pm

    Gezuar! Qofte viti 2024 vit me i mire se viti qe sapo lam pas. Shendeti, miresia dhe dashuria mbizoterofte ne vitin 2018.

    Reply
  • Bitoci says:
    December 31, 2023 at 11:26 pm

    Per shume vjet gezuar Thano! Shendet e lumturi stafit tuaj! Gj. Thanasi

    Reply
  • Biometri says:
    December 31, 2023 at 11:26 pm

    SALI BERISHA UROVE DHE KETE VIT I LIRE.
    DOLE MA I FORTE TI SE KOCI XOXE. E TEME SEJKO. NUK PASKE BA SHKOLLEN PER MJEKE PO PER DEPERTUE SHQIPTARET.
    PA TJETER SHKOLLEN TA DHA ENVERI POR MESIMET TI PASKA DHAN TITO .

    Reply
  • B.Fasko says:
    December 31, 2023 at 11:27 pm

    Urimet me te mira per vitin 2024 nga zemra ime shkojne per zonjen e madhe DITA me ate staf te mrekullushem,qe per cdo dite e moment na mban gjall e na jep shprese per nje te ardhme me te mire .Edhe njehere flm.e mirenjohje Dita jon,DITA e mbar shqiptareve te ndershem.B Fasko

    Reply
  • Fr says:
    December 31, 2023 at 11:28 pm

    E nderuar gazeta dita. Duke e lexuar cdo dite te vitit si shtypi i shkruar nga mendje te forta intelekualesh ju urojm gezuar vitin e ri. Ne vecanti uroj zotin viktor malaj Ku ne gjithe morine e artikujve te tij kete te numrit te djedhem Leter 2024 ishtw brilanys.

    une si qytetare kam nje deshire qe gazeten e asaj dite tja dergoni dhurate qevrrise dhe opozites ne kete dite feste. Te mesojne dhe ata nga kjo analize. Por valle dine te shkruajne se ata cdo gje e kane gati dhe pastaj nuk e lexojne dot. Vajmedet moj politike vajmedet po mendja ku te ka mbete. Te ka marre malet me kujdes skandalet.

    Reply
  • Vlora says:
    December 31, 2023 at 11:30 pm

    Ardjan .gezuar viti 2024 suksese.shendet e lumturi familjare stafit tuaj.nga bexhet rrapo .

    Reply
  • LEON says:
    December 31, 2023 at 11:42 pm

    edhe redaksia ka te drejte te beje urime! jo vetem trapat e perditshem.

    Reply
  • Beqar says:
    December 31, 2023 at 11:57 pm

    Si nje lexues i rregullt i gazetes dita tek e cila kam gjetur kenaqesine per realitetin qe pasqyron dua te uroj me rastin e vitit te ri 2024 stafin e saj me ne krye z. Thano dhe te gjithe miqte e saj per kontributin e shquare qe japin per te miren e pergjithshme. Urime te vecanta per z. Malaj. Z. Islami. Z. Tarifa. Z. Krisafi. Z. Xhufi. Dhe shume zoterinj te tjere qe ijapin drite kesaj gazete te nderuar. Suksese dhe jete te gjate se bashku me burimin e pa shtershem qe nuk eshte më.mes nesh por ju e botoni dhe e beni shume mire Arben duken. Poetin e madh. Me respekt. Beqar skenderi. Tirane

    Reply
  • Mesuesi says:
    January 1, 2024 at 12:00 am

    uroj diten per vit te mbare e faqebardhe si deri me tani . Gezuaq tere gazetaret e talentuar dhe profesioniste shume realist qe kane kontribuar ne sqarimin e situates politike e shoqerore kunder horrave ripjellist, pedeist e leshelist . Gezuar per shume vjet ! Mesuesi

    Reply
  • Agron says:
    January 1, 2024 at 5:34 am

    Gezuar Vitin e Ri 2024! Qofte nje vit sa me i mbare per te gjithe shqiptaret kudo qe te jene!

    Reply
  • Dursakja says:
    January 1, 2024 at 5:43 am

    Ju uroj gëzuar vitin e ri 2024 stafit drejtues të gazetës Dita! Më pëlqejnë artikujt e ndryshëm sepse në të gjen të ngritur të gjithë problemet e shoqërisë shqiptare të pasqyruara me vërtetësi dhe realizëm. Ju jemi mirënjohës për kontributin tuaj si media progresiste dhe informimin cilësor dhe të shumë dëshiruar nga ne si lexues. Suksese!

    Reply
  • Vs says:
    January 1, 2024 at 9:25 am

    Gezuar Vitin e Ri 2024
    Shendeti,Fati,Mbaresia,Lumturia dhe Suksese ne te gjitha aspektet qofshin bashkeudhetare gjate ketij viti.
    Uroj per ju gjithe te mirat dhe fryma e kesaj feste u percofte ne familjen tuaj.
    Ja kalofsh gezueshem prane familjes dhe miqve.
    ????????????????????
    Me respekt
    Vangjel Shumeli

    Reply
  • Kariz Matik says:
    January 1, 2024 at 9:26 am

    Shqiptareve rreth e qark globit, stafit te gazetes, lexuesve te saj, si dhe gjithe anetareve te ketij forumi i uroj perzemersisht:

    Qofte ky nje vit i mbare per te gjithe JU SHQIPTARE, qe angazhimin tuaj keni deshmuar se jeni ajo pjese e ndjeshme e shoqerise, e cila, me vullnetin, seriozitetin, dhe pjekurine e saj do te ishte ne gjendje te vinte ne levizje ndryshime te c’do lloj karakteri qofshin.

    Jeta jone, te nderuar miq, eshte padyshim mjaft e bukur. Per t’i dhene asaj kuptim sa me domethenes, sot me shume se gjithshka tjeter, na nevojitet UNITETI .

    Reply
  • Evdal Nuri says:
    January 1, 2024 at 9:28 am

    Gezuar Vitin e Ri 2024 Z.Thano
    Shendet e suksese ne trajtimin e problemeve ne Gazeten Dita me e lexuara dhe e dashura per ne .
    Urime Ju e stafit te palodhur te saj .
    Me respekt Evdal NURI .

    Reply
  • Shushica says:
    January 1, 2024 at 9:30 am

    Gezuar…..Dita….e vetmja gazete qe pasqyron te verteten me koherence ,ne menyre te pavarur ,ne interes te shumices derrmuese te shqiptareve .Shpresojme qe te vazhdoni ne kete menyre,lexuesit tuaj nuk do tju kthejne krahet ne se stafi juaj do ti qendroje besnik ideve te perparimit ,barazise ,solidaritetit.

    Reply
  • Ylli says:
    January 1, 2024 at 9:31 am

    Gezuar Vitin e Ri 2024 – Dita

    Ju uroj shume suxsese ne jete
    e mbi te gjitha te jeni gjithmon shendosh
    te qendroni konseguente ndaj fenomenit politik
    e largoni cdo teme/mendime bosh .
    Nji vite i Ri qe te ndihet ajo Kik,
    ne ate ndryshim /progres /ide / qe mendjet ngacmon ,
    dicka qe ngjall shpresat ,ate qe shqiptari kerkon ,
    me bekimin e Zoti -t ,e lutur /pare drejt miresise ,
    te mbaj larg Djallin prej Shqiperise …

    Reply
  • Zgalem says:
    January 1, 2024 at 9:33 am

    Gezuar
    Shumicen e analisteve te Dites i njoh dhe i vleresoj , sepse gjithnje goditin ne shenje , pa eufori , pa demagogji . Une jam nje analist , pas perdes . Nuk kam shkruar kete vit artikuj politike , por zhvillimet politike i ndjek me ate intesitet , qe i ndjekin analistet e nderuar , qe e kane zanat funksional politiken dhe me kete zanat ushqehen . Ne kete kuptim , lipset te jen e me te permbajtur dhe sa me afer realitetit .

    Ju kritikoni Ramen por kujdes se nuk ka alternativ
    Jane dobesi te rritjes dhe te zhvillimit demoktratik . Analistet e nderuar , te mos mbeten vetem te arsyetimi thjesht mekanik . Duhet te studjoje dhe shkencat biollogjie , madje dhe ato darivniste . Nuk mund te kete zhvillim , pa argumentim biollogjik . Vete tregu dhe punesimi , kane rrenje biollogjike . Biollogjia nuk eshte mtematike , as fizike , as shkence juridike . Biollopgjia eshte jete , mendje , ekuiliber, pa anshmeri . Kur flisni dhe shkruani , ju vetem biollogjine nuk keni parasysh . E quani jeten nje grup shkembinjsh dhe balte ku lider pretendoni te jene politikanet e deshtuar , por emrat nuk ua zini ne goje . Kjo eshte loje . I thoni popullit , kush do te jene ministrat e arthshem. Deri tani njifet “Kryeministri” ne hije qe asgje nuk e merr seriozisht , tamam si nje milioner , qe njerzit i ngjajne si miza .
    2024 –ta – Vit me dinamike te larte . Zgalem

    Reply
  • Guri i Naimit says:
    January 1, 2024 at 9:39 am

    DITA” e pashoqia gazete;udherrefyese MASIVE !
    Na parapri ne kete vit te Ri!
    Te nderuar gjithsa ini gazetare e drejtues te gazetes sone “DITA’ sa komentues pasionate atdhetare!:
    GEZUAR vitin e RI me realizimin e ENDERRES mbarekombetare “UNITET-UNITET – vetem UNITET!
    Faleminderi mbeshtetesve komentues.

    Gur Naimit D(Dh Xh)

    Reply
    • Omeri says:
      January 1, 2024 at 8:41 pm

      Gezuar ne misionin tuaj fisnik dhe te pervecem sot ne Shqiperine e lodhur nga tranzicioni. Jeni nder te vetmit, ne mos te vetmit qe lexoheni me deshire dhe masivisht. Kjo eshte nje fitore ne kohen kur mediet e shkruara jane “kapur” nga interesa te ngushta e meskine. Kjo vecori duhet t’ju shtyje te jeni edhe medie vizive. Nje ekran i shkruar DITA TV do te ishte me nje audience njemije here me e madhe se gazeta juaj e suksesshme. Respekte Ardi

      Reply
  • edi says:
    January 1, 2024 at 9:39 am

    Ju “uroj” gezuar 2024 te gjithe stafit dhe komentuesve te gazetes Dita qe dhe urimet evitit te ri i bejne ne baze te politikes qe ndjekin. Kjo tregon se gazeta Dita eshte nje gazete e “pavarur” qe e pelqen publiku “rilindas”.

    Reply
  • RROFTE SALI BERISHA says:
    January 1, 2024 at 9:40 am

    Keto fjale tte pergjitheshme urime,jane ne te kundert me ate me cfare e prezantojne kete gazete, ata,analista me gen turkoshak dhe hoxhista te thekur.
    Merrni kthesen sa nuk eshte shembur gjithe catia.Historia,ne mos vonon tju gjykoje sot,e sigurt qe do tju gjykoje neser.

    Reply
  • uroj says:
    January 1, 2024 at 9:42 am

    Uroj qe 2024 do ju sjelle Shqipetareve pasurine e vjedhur nga Ilir meta sali-berisha etjre
    Uroj Qe 2018 do ju sjell Shqipetareve punesime sipas meritave dhe angazhimeve qe zoterojne
    Uroj qe banaliteti I sjelle nga berisha te kthehet ne DINJITET Per Shqipetaret
    Uroj qe Zoti te ndihmoje Shqipetaret te bashkohen ne Familjen Europjane
    Uroj qe gazeta dita te kete sa me shum suksese

    Reply
  • Nene Pashako D says:
    January 1, 2024 at 9:43 am

    Zgalemi veret ZGALEM duhet NEVIZUAR tere shkrimi tij.

    Komentusi SALI BERISHA je teresisht pakic dhe kriminalisht gabim

    Vasil moe mendo vetem per “shenvasil”!

    Populli dhe vendi na ben apel dhe “Zgelemi”me mjaft komentues e ka mire.

    Te githe per MIRESINE!

    Qeveria te kete parasysh;se e ka zgjedhur- populli.

    VITI Ri fillofte me mbaresi.Kreu na duket me RISI.

    Nene Pashako D.

    Reply
  • Fatos says:
    January 1, 2024 at 9:45 am

    Gezuar vitin e Ri 2024!
    Gezuar stafit te gazetes “Dita”, gazete e cila jo vetem na informon ne kohe reale e me cilesi te larte, por edhe na jep mundesine e komunikimit tone!
    Gezuar te gjithe shqiptareve ne mbare Boten! Qofte vit i mbare dhe realizues i endrrave lumturuese kudo qe jetojne e punojne!
    Qofshim me bashkues me njeri-tjetrin, me solidare dhe kerkues ndaj vetes dhe atyre qe na drejtojne per te miren e perbashket, per te miren e Atdheut, per te miren e se ardhmes sone dhe te gjeneratave te reja! Gezuar! Gezuar! Gezuar!

    Me respekt: Fatos Luta, Itali.

    Reply
  • Eqerem says:
    January 1, 2024 at 9:46 am

    Me shpirt e me zëmër gjithë stafit të gazetës dita, ju uroj gëzuar vitin e ri 2016, shëndet e lumturi në jetën tuaj të përditëshme !

    Unë jam një i moshuar i apasjonuar pas shtypit të përditshëm dhe ndjej kanaqësi kur lexoj gazëten dita, ashtu sic thotë dhe një poet; ’’Me qiri t’u kishe kërkuar zor se do t’ju kishe gjetur një staf kaq të përkushtuar për një drejtesi të etur!”

    Ju keni analist mendjendritur sot por ne lexusit kujtojme me nderim poetin popullor Arben Duka, shkrimtarin Legjendarit Moikom Zeqo, Eroditin Andrea Stefani, qe nuk jane me ne kete jetë.

    Edhe një herë punë të mbarë në jeten tuaj të nderuar. Gezuar vitin e ri 2024
    Nga Shkodra

    Reply
  • Nastradini says:
    January 1, 2024 at 9:50 am

    GEZUAR VITIN E RI 2024 EDHE PER STAFIN DHE BOSAT E GAZETES “DITA”

    qe me punen e tyre te lavderueshme i kane ngrohur zemrat shume shqyptareve ne komunikimin intelektual midis tyre , por edhe ne kontaktet per shkembime mendimesh me te huaj. ambasadore apo njerez te zakonshem, te lidhur ne forma te ndryshme me Shqypnine.

    Urojme me shume fat per Shqypnine dhe shqyptaret, sidomos ne perzgjedhjen e BOSAVE qe do te drejtojne shtetin tone pa fat deri tani.

    Urojme qe gazeta liberale DITA te behet akoma me zemergjere dhe me liberale ne vitin 2016, pa censurime te panevojshme per komentet tona, ndofta ne pamje te pare primitive dhe pa etike qytetare, por qe ne fund te fundit shprehin ate qe i qan shpirti dhe qe politika duhet t’i marri parasysh sepse jane indiktatori me real dhe me i sakte per vleresimin ne drejtimin e shtetit.

    nga nastradini dhe miqte e tij GEZUAR!

    Reply
  • Vigjilenca says:
    January 1, 2024 at 10:17 am

    Uroj që ky vit t’i bëjë Shqipëtarët më paqësorë, më të bashkuar, më mirënjohës dhe vlerësues të vlerave me më objektivitet, sepse vetëm kështu mund të arrijmë në një progres shoqëror dhe mirëqënie mbarëkombëtare.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    January 1, 2024 at 12:48 pm

    GËZUAR 2024 gjith Stafit të Gazetës më të paanshme DITA në këtë tranzicion të vështirë 33 vjeçar AllaSHQIPËTAR.
    Si komentues i rregullt JO ANONIM,Uroi që & komentuesit e tjerë të bëjnë të njëjtën gjë dhe pa denigruar të tjerër me mendim ndryshe.Kampioni botës që e bënte këtë,më në fund u fut në KAFAZ përfundimisht..!
    Gëzuar 2024.

    Reply
    • Emigranti says:
      January 1, 2024 at 8:43 pm

      Gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen Gëzuar Vitin e Ri ! Qoftë ky një vit i mbarë dhe paçi sa më shumë shëndet, gëzim e lumturi në jetë e në familjet tuaja !

      STAFIN E GAZETES DITA në veçanti dëshiroj ta përshëndes për angazhimin serioz në punën e tyre, kurse për të ardhmen i uroj suksese të mëtejshme, paanshmëri në informimin e lexuesve, moscensurim të komenteve të cilat nuk dëmtojnë etikën e të folurit, publikim në kohë sa më reale të komenteve (te më falni por është konstatim personal i muajit të fundit), dhe mbi të gjitha rishikim të të gjitha filtrave apo plugins-at e instaluara kohët e fundit.

      Vazhdimësia e palëkundur e po të njëjtës linjë të mbajtur deri më sot, do të bënin që zëri i saj i fuqishëm, dhe përmes saj dhe ai i lexuesve, të përcillej deri në qarqet më të larta, në mënyrë që proceset e zhvillimit ekonomik, ato të demokratizimit, dhe mbi të gjitha ajo e forcimit të shtetit të së drejtës dhe barazisë ligjore, të konsolidohen e të përshpejtojnë anëtarësimin ë vendit tonë në BE.

      Reply
  • P.Zaimi says:
    January 1, 2024 at 7:59 pm

    Stafit të gazetës ” Dita”, urimet më të mira për 2024-ën! Presim që “Dita” të vazhdojë përmbushjen me sukses të misionit qytetar e luftarak që ka nisur në luftën kundër korrupsionit , për një reformë cilësore në drejtësi e arsim, për vendosjen e standarteve europiane në mënyrën e funksionimit të shtetit të së drejtës, për realizimin e ëndrrës së bashkimit kombëtar shqiptar,për një qeverisje normale, për inkurajimin e opinionit e të kurajos qytetare , për një kulturë e art me identitet kombëtar dhe sidomos për një politikë moderne, me moral e që mban premtimet? Suksese dhe qofshi si deri tani në krye të shtypit shqiptar! Nderime për të gjithë stafin e Dita-s !

    Reply
  • Drini says:
    January 1, 2024 at 8:00 pm

    Gezuar vitin e ri 2024. Qofte nje vit me i suksesshem se ai qe lame pas per ju si staf i gazetes “DITA”. Duket qarte qe perkushtimi nuk ju mungon, punoni me shume te jeni sa me profesionale megjithse jeni perpara shume kolegeve tuaj te gazetave te tjera

    Reply
  • K R says:
    January 1, 2024 at 8:06 pm

    Gezuar Vitin e Ri i uroj Gazetes DITA! Nga nje komentues i censuruar neper gazeta te tjera frikacake karshi Antiglobalizmit! ( Mos e botoni po deshet, thjesht eshte nje urim per stafin tuaj )!

    Reply
  • eleni says:
    January 1, 2024 at 9:36 pm

    Gjithë stafit G.Dita gëzuar vitin e ri 2024 .i uroi suksese si përçuese e flakët e fjalës lirë të vërtet në luftën kundër botës antishqiptare dhe helmit që hidhet përditë për shkatrruar të ardhmen e shqipërisë.Për të arritur këtë objektiv ata sulmojnë unitetin e stafit tuejë ,duke goditur patëriotizmin e atdhetarizmin tuej që është dhe qëllimi e gjëja më e shejtë e kryesore e G.Dita.
    .Suksese ,mbarisi në punë , ju shkoftë mbarë v 2024 ,dalshi faqe bardhë !

    Reply
  • Ismail says:
    January 1, 2024 at 10:17 pm

    Viti ri 2024 ,PD-në e gjeti në rrugë të stërgjyshit Sali ,të braktisur të gjymtuar në fytyrë dhe në njërin gju .Hunda i është ndarë në dyshë ,ju çanë vetullat ,faqet e mjekra laskaruar .Gjuri iu thye në tre pjesë ,duhet mjeku .

    Do rrëzojmë Edi Ramën ,misioni jonë s’ka mbaruar , i lutemi zotit të na rikthejë në ndonjë nga rrugët për pushtet ,se kemi mbaruar ,kemi humbur postet e privilegjet ,karriket dhe shpërblimet nuk i kemi,kemi ngelur pa asnjë kacidhe lek në xhep .I

    i lutemi babagjyshit vitit ri të sjellë fatbardhardhësi për Sali-monika -ILir e kompani.

    Mijera bashibozuk pandehin se u ringjallë lavdia stërgjysh rrumpalla Sali.

    Opozitë nuk quhesh kur nuk je pa.moral. zjarret ne parlament të bëjnë rrugaq ,jo opozitar !
    Gëzura 2024 e me mend në kokë për një shqipëri të fortë.

    Reply
  • lexues says:
    January 1, 2024 at 10:20 pm

    Dita eshte gazeta e baraspeshave , ne gjykimet politike dhe sociale te ketyre viteve . Artikujt redaksionale jane shkrime te punuara shkencerisht . C’do faktor politike , mund te gjeje keshillen e duhur , per vazhdimin ose korrektimin e aksioneve politike , ne sherbim te popullit . Te njejten gje mund te thuhet dhe redaksionalet ekonomike . Nuk ka problem shqiptar , ku “Dita ” te mos jete present me keshillat e urta dhe efikase . I uroj antarve te stafit , shendet dhe sukses , ne 2024 .

    Reply
  • Ricard says:
    January 1, 2024 at 10:21 pm

    Gezuar Vitin e Ri gazeta DITA
    Eshte e majte gazeta apo eshte pro-Rama eshte zgjedhja saj. Rendesi ka te na pranoje komentet tona pa u merzitur (dhe pa i censuruar, natyrisht

    Reply
  • . says:
    January 1, 2024 at 10:25 pm

    ‘Pak drite!Pak drite!Pak drite,o shok o vlla.
    Te lutem,pak drite ne ket nate kur shpirti vuen,
    kur te dhemb e s’di ç’te dhemb,e syni gjume nuk ka,
    urren nuk din ç’urren,don e s’din se çdon.
    Pak drite! O burre!O hero’ ngado qe te jesh…”Migjeni
    —————
    1.-Pak drite!
    Qe te ndriçosh trurin e ta ‘vrasesh’ gjumin e te te rikthehet shikimi e te shohesh se pas 30 vjetesh i pushtuar kolonizatoret dhe qeverrite kujslinge ta ‘VRANE’ te shkuaren e ndritur bashke me rilindjen kombetare,ta VODHEN te tashmen dhe ta PERZUNE te ardhmen bashke me brezat e RININE!

    2.-Pak drite!
    Qe te te kthehet bashke me arsyen dhe shikimin edhe ndergjegja kombetare e shqipetarizma dhe te shikosh gjykosh e kuptosh se pas 30 vjetesh si ASNJEHERE ne historine shekullore te ketij vendi ke ngelur pa SHTET ,pa pasuri ligje PRONE-PUNE e te kane shpronesuar e po trajtohesh jo si qenje HUMANE po si ‘Koke palare’ e BAGETI!
    ‘ Anes detit i pa lare,
    anes drites i pa pare
    prane sofres i pa ngrene,
    prane dijes i pa nxene,
    lakuriq e i dregosur
    trup e shpirt i sakatosur..”

    3.-Pak drite!
    Te te dale gjumi dhe te te rikthehet arsyeja bashke me shikimin e shqiptarizmen e te shikosh gjykosh e kuptosh se ne 30 vjet bashke me VJEDHJEN e tere vlerave materjale e MORALE te kane bere edhe ‘TRUSHPELARJE’ per te ndryshuar edhe kodin gjenetik ku ne vendin e te pareve dikur SHQIPTARE tani ka ndryshuar dale gadale raporti ne favor te GOMAREVE te Hajdareve,muxhahedineve xhihadisteve e ‘kosovareve’ qe nuk dine shqip qe ka kohe qe eshte zevendesuar me gjuhen e xhihadit dhe nuk dihet me as numri i te vdekurve as i te gjalleve ndersa brezat qe do vine kane kohe ne arrati ku RINIJA e moshjave 1-40 vjeç ne emmigrim ne kerkim te shptreses,nuk di shkrim e kendim dhe mbi 1 MILION e bejne sherbimin dhe betimin ushtarak ne gjuhe te HUAJ e per te HUAJIN!

    4.-Pak drite!
    Qe te ndriçosh trurin dhe te te vije shikimi e te shohesh se ne kete vend ne krye te antishtetit apo kalifat i Bathores nuk ka me shqiptare po antishqiptare,koloboracioniste ish pasardhes te atyre qe kane lyer duart me gjak shqiptari dhe per 30 vjet krahas ‘LOPESIMIT te karakterit’ dhe ‘shpelarjes se trurit’ bashke me permbysjen e historise,se shkuares,simboleve ‘Tradhetari eshte bere hero dhe heroi tradhetar..’ndersa shqiptari MORALI eshte perzene me gjenocit dhe Kryekrrimineli eshte bere ‘mbret’ ndersa KRYEHAJDUTI -PRESIDENT!
    ”Se ç’e shempne derbederet,
    mercenaret dhe bejleret,
    se ç’e shtypne jabanxhinjte,
    se ç’e shtrydhne fajdexhinjte,
    se ç’e prene e se ç’e vrane
    Ç’e shkretuan anembane,,”

    5.-Pak drite!
    Te ndriçosh mendjen nga efektet e droges dhe te fese qe te kane injektuar 30 vjet permes fondamentalizmit islamiko xhihadist e integralizmit mesjetar klerik _fetar shume me keq se ne kohen e inkujzicionit ku kreret e xhihadit ne emer te ‘Alla akbar’ si perdhunues te ’10 Komandamenteve te Zotit te VRASIN edhe pse Zoti thote :’Mos vrit’!,T VJEDHIN edhe pse Zoti thote:’Mos Vidh’! Te RJEPIN 30 vjet te gjalle edhe pse Zoti thote:’Mos deshiro AGJENE e tjetrit!
    Te gjitha keto krime qe po behen ne kurrizin tend o pasardhes te rilindasve behen ne emer te ‘alla akbar’,ne emer te kushtetutes qe ska te beje fare me kushtetute te nje shteti LAIK te se drejtes ne mes te Europes,por me nje leter higjenike ,paçavure ne duar te krereve te xhihadit qe sa here bejne KRIME fshijne Bythen me te ne pranine edhe te ‘krereve te klerit’ IMAMEVEdhe PRIFTERINJVE qe ne kete vend jane me shume se GOMARE-BESIMTARE-SHQIPTARE!

    ‘Xhamijat dhe kishat madheshtore nder vende
    te mjerueme…
    Kumbanoret dhe minaret e nalta mbi shtepijat tona perdhecke…
    Zani i hoxhes dhe i priftit ne nji kange
    te degjenerueme…
    O pikture ideale,e vjeter nje mije vjeçe!”

    6.-Pak drite!
    Qe bashke me ndriçimin e trurit te te kthehet edhe mndergjegja kombetare dhe ‘instiktet’ humane e te njohesh vetvehten e te rilindesh vlerat MORALE dashurine vllazerine bashkimin pas 30 vjetesh qe te kane PERÇARE ne te krishtere e myslimane muxhahedine xhihadiste e hajdare e ne 128 banda te quajtura ‘parti’ e ty o shqiptar te konsiderojne si bageti!
    ”Shqiptar’ me vllazen jeni tu ju vra,
    Nder njiqind çeta jeni shpernda;
    Ca thon kam fe ca thon kam din,
    njeni : ”Jam turk”,tjetri:’Latin”
    Do thon:’Jam grek”,”shkje” disa tjere
    Por jemi vllazen t’gjith more te mjere!”

    7.-Pak Drite!
    Qe bashke me rilindjen e arsyes te shikoni ne sy ‘Tradhetine’ qe ju eshte bere per 30 vjet duke ju konsideruar si njerez me bisht nderkohe qe ju kane koltivuar ne vend te VLERAVE antivlerat,MJERIMIN,obskurantizmin,injorancen,pa dijen,analfabetizmin si ne mesjete ne mes te Europes ne shekullin e 21-te!
    ”Shoke kemi ne mes tene
    shume armik’ e tradhetore,
    POpo’ mos u qofte thene..
    Veç qe skane gje ne dore

    Miqt armiq i kane bere
    Armikete miq i zune
    Qysh jane fyell te tere
    Ç’eshte kjo e madhe pune”

    8.-Pak drite!
    Qe te na ndriçohete mendja e ‘lirohet shpirti’ kur pas 30 vjetesh te jemi katandisur vendi dhe populli me i VARFER ne rajon e Ballkan me tere pasurite e vjedhura e shitura,me tere infrastrukturen e ish shtetit te shkaterruar e tere pasurite e tundeshme e te pa tundeshme ne duar te krereve te xhihadit dhe femijeve te tyure BASTARDE nderkohe qe jemi me gjysmen e popullsise ne emigrim qe ndihmon gjysmen tjeter dhe me 11 MILIARD Euro borxh miellin,kafshesh, per BUKE e blejme nga ‘krushka’ Serbi !
    ‘Kafshate qe s’kaperdihet asht,or vlla mjerimi,
    Kafshate qe te mbete ne fyt e te ze trishtimi
    kur shef fytyra te zbeta edhe sy t’jeshilta
    qe t’shikojne si hije dhe te shtrijne duert e mpita
    dhe ashtu te shtrime mbrapa teje mbesin
    te tane jeten e vet derisa te vdesin”!

    9.-Pak drite!
    Qe bashke me ndriçimin e trurit te te rikthehet arsyeja dhe para se te shkosh si sot e 30 vjet te kutija e votimit ta dish se ta kane hequr bashke me LIRINE edher PAVARESINE dhe SOVRANITETIN sepse TI o shqipetar ke 30 vjet as VOTON e as VOTOHESH as ZGJEDH e as ZGJIDHESH se nuk perfaqesohesh ne nje vend pa shtet ,koloni po kolonizatoret i EMEROJNE qeverrite kujslinge!
    ”Rrofte mbreti yne rrofte,shakaxhi i perparimit,
    brez pas brezi u kujtofte si sternip i Nastradinit..
    …..
    Ç’eshte ky sheqer kismet,Nastradinin pame mbret!?

    10.-Pak drite!
    Te nmdriçosh mendjen pas 30 vjetesh e bashke me te te çlirosh edhe shpirtin dhe te mos rrish ‘duar kryq’ me shikimin drejt qiellit ku nuk egziston asgje,ppor te mendosh e reflektosh per Mijera e mijera te vdekur ne keto 30 vjet,nga nje brez i tere ai i shqiptarizmes rreth 1 MILION sipas grup moshave qe beri luften e derdhi GJAK e ndertoi vendin nga HIÇI duke derdhur djersen e deri tek MIJERA e MIJERA te vrare te zhdukur,te mbytur te arratisur te ngujuar e qe prostituohen neper BOTE kryesisht dy shtresat me te prekura qe vuajne SKLLAVERINE GRATE dhe FEMIJET te parat qe trajtohen si ne mesjete jo si SUBJEKT civilizues po si OBJEK ne pozicion horizontal te dytet deri ne KAVJE per tu therur ne kasapsanat e XHIHADIT per pjese kembimi organesh per te HUAJIT!

    ”Mjerimi terbohet n’dashuni epshore.
    Neper skaje t’erreta,bashke me qej,mij,mica,
    mbi pecat e mykta,t’qelbeta,t’ndyta,t’lagta
    lakuriqen mishnat,si zhange;t’verdhe e pisa,
    kaperthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
    kafshojne,perpijne,thithen,puthen buzet e ngrata
    edhe shuhet uja,dhe fashitet etja
    n’epshin kaperthyes,kur mbytet vetvetja.
    dhe aty zajne fillin t’marret,sherbetoret dhe lypsat
    qe neser do linden me na i mbushe rrugat”!

    10Pak drite!
    Qe bashke me asyen tu rikthehen dhe tere vlerat e rilindi ‘korigjohet’ kodi gjenetik i te pareve tane te PENES e te PUSHKES te GJAKUT dhe te DJERSES per tu ngritur ‘Kunder Rrymes’ si keshillon Papa Françesko!E te ngrihesh kunder rrymes do te thote REVOLUCION! E revolucioni nuk e bejne ‘Zogu i Tirone’ as ish ‘Çunat e bllokut’ dje sot e 30 vjet ne pushtetin krriminal ne nje vend pa shtet me ne krye ish doktorin serb te bllokut kryekrriminelin SALI neroni qe dogji shqiperi.Nuk e bejne as ‘çunat e Tirones’ Edvinet e kurbanit e kurban bashat apo Mulla Omaret e Like flori rreth tij ,as ZAGARET e informacionit Lesat,Bushatet e bastardet FEV ZI por rrevolucionin e ben shumica e popullit shqiptar e cila ka 30 vjet qe po vuan mjerimin MIGJENIAN !

    ”..Dhe nje ze vengon nga lumi,
    me buçet me zgjon nga gjumi,
    se mileti po gatitet,
    se tirani lebetitet,
    se pelcet kercet fortuna,
    fryhet Vjosa,derdhet Buna,
    skuqet Semani dhe Drini
    dridhet beu dhe zengjini,
    se pas vdekjes ndriti jeta
    dhe kudo gjemon trumpeta
    Ngehuni dhe bjeruni,
    Korrini dhe shtypini,
    Katundar’ e Punetore
    Qe nga Shkodra gjer ne Vlore”!

    PS ”Dhe keshtu uroj qe vitin….ta kalojme ne gezim-edhe se te smunde patologjikisht”

    Reply
  • Peshorja says:
    January 1, 2024 at 11:13 pm

    Gjykata Speciale Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, sapo e nisi kartolinen e vet per Sali Berishen….

    Nga sot kemi hyre ne nje faze tjeter te historise se SHQIPERISE….

    Inshallah kemben zvarre edhe per homologet e tjere, duke filluar nga kryeministra dhe ish-kryeministra…

    Dhe si ka thene i madhi Ali Asllani:
    “Koha eshte e maskarenjeve,
    Atdheu eshte i SHQIPTAREVE”…

    Reply
  • Tirana says:
    January 1, 2024 at 11:20 pm

    Kur urimi vjen nga zemra, ai e pushton botën…
    2024, 110 vjet nga 1914, kur qamilistët duambabistë refuzuan Perëndimin… Ata donin ende brekushet dhe çallmat apo qylafët e Orientit.
    Pra, viti 2024, miq, do të jetë viti i përmbylljes së një historie shumë të errët për arbërorët e ushqyer dhe të paguar nga antishqiptarizma dhe zbatuar nga shpirtrat e shitur nga fara dhe fisi ynë, nga ky bar i keq, në dheun e të parëve…
    Dhe njëherësh, 2024 do të jetë Viti 1 në një Kalendar të Ri, Kalendari i Dritës për Atdheun tonë, në Trojet Natyrore…
    Trungjet e kalbura do rrëzohen një e nga një, laraskat propagandistike do largohen, shpurat e cubave do dorëzojnë gjithçka kanë rrëmbyer në mish dhe në kockë të atdheut dhe popullit. Ahengu modernist , që përpiqet ta veshë atdheun me prada, do ndalet.
    Shqiptarët duan respekt, duan të drejtën e votës, kudo që janë, duan pronat, kthimin e tyre, duan pasuritë kombëtare dhe pronat publike.
    Duan DINJITET…
    Do ndalet ikja apokaliptike… Atdheu do dalë nga kthetrat e “ Shitësve të historisë”.
    Dëshmori i parë i Atdheut arbnor perëndimor, që më 1914, ishte kolonel Tomsoni. Dje vizitova bustin e tij në Durrës dhe folëm… E falenderova për gjakun e falur për Arbërinë Europiane dhe i thashë:” Pas 110 vitesh pritje, ëndrra juaj do çelë…, zullumi oriental sot, më 30 dhjetor, 2023, u këput…”
    Miq, motra, vëllezër…!
    Siç thoshte Ali Asllani:” … Koha është e maskarenjve, por Shqipëria e shqiptarëve!” Nga 2024 edhe koha do të jetë e shqiptarëve në trojet natyrore!
    GËZUAR NGA ZEMRA!
    NJË PËRQAFIM VËLLAZËROR…

    Reply
  • Arbër Iliri says:
    January 1, 2024 at 11:33 pm

    GEZUAR DHE DICKA PER FISHEKZJARRET

    Pas një dëndjeje mbarëkombëtare me mish, yndyrë, alkool e humor televiziv, gjithçka shndërrohet në një harmagedon lëndësh plasëse të kalibreve nga më të rëndat, e cila terrorizon çdo kafshë shtëpiake që ka taksiratin të jetojë mes njerëzish, si dhe çdo foshnje, që nuk ka ende moshën e mjaftueshme për të kuptuar se, ajo që po ndodh është hare dhe jo tërbim.

    Asgjë meditative, reflektuese, sensibilizuese nuk ka në këtë ritual që procedon me përpikmëri itinerarin e vet nga stomaku deri tek pushka e ahengu. Gjithçka duket se kërkon vetëm sasi, harresë, tjetërsim. Eshtë një dëshirë e papërmbajtur e këtij tipi njeriu që po kultivohet në këtë vend, për t’u strehuar në turmë e zhurmë, ndoshta për t’i ikur sadopak vetvetes, për t’iu vjedhur asaj për pak çaste.

    Festa të tilla janë në të vërtetë produkt i konsumizmit. Gjithçka gatuhet prej fabrikës, supermarketit dhe medias, aleatët më të ngushtë të betejës midis mallit dhe njeriut në mejdanin e ashpër të tregut. Pikërisht këta agjentë determinues në transformimin e qenies njerëzore në qenie konsumatore, janë regjisorët kryesorë të kësaj shfaqjeje, e cila në Shqipëri duket më spektakolare se kudo, për vetë faktin se nënshtrimi i individit ndaj mrekullisë së tregut është shumë më i madh se kudo, në pavarësi prej nivelit ekonomik. Pra pushteti i tregut dhe sidomos i medias, ka krijuar tashmë totalitarizmin e ri, që ka zënë vendin e diktaturës së vjetër të proletariatit, duke riprodhuar rreshtoren kolektive të masave të transformuara tashmë nga masa punonjëse në konsumatore, por të mbetura revolucionare, ndonëse sipas formave të reja të revolucioneve dixhitale.

    Nuk po fantazojmë aspak. Studiues të shumtë janë përpjekur të na ndërgjegjësojnë për atë që disa prej tyre e quajnë “totalitarizëm latent” të modernitetit dhe tregut. Konsumi duket se i ka përqendruar të gjitha pushtetet në dorën e tij. Ai është tashmë cezar edhe papë njëkohësisht, duke premtuar shpëtimin e amëshueshëm nëpërmjet çastit, i cili duket se e ka përfshirë përjetësinë, ashtu si turpi e ka përfshirë tashmë shpirtin. Gjithçka gjendet e përmbedhur tek malli, dhe parajsa ku ndodh e gjithë mrekullia është, pa dyshim, tregu.

    Të festosh këtë natë, është tashmë diçka jetike, e domosdoshme, e pashmangshmem është një detyrë kombëtare për të cilën ja vlen të rrëzosh edhe qeverinë. Kjo është mënyra sesi tregu dhe mediat, ashtu siç thotë Markuze, u imponojnë njerëzve dëshira artificiale që njerëzit i marrin për të vetat, duke i konsideruar të natyrshme dhe të domosdoshme. Ky është kurthi ku është kapur sot “njeriu njëdimensional”, i robëruar ndaj vetvetes, në kushtet kur veten ia konstruktojnë të tjerët. Ky është “totalitarizmi latent”, për të cilin flet Nisbet, totalitarizëm që e ka lidhur pas vetes qenien njerëzore në thelbin e vet, aq sa nuk i mbetet tjetër vetëm se t’i bindet duke zgjidhur qesen për të paguar çastin, sado i vogël qoftë, që i mundëson harresën e vetvetes.

    Të harrojmë për një çast gjithçka! Jemi bashkë, duke iu gëzuar çastit, mbretit të botës së mallit, të gjithë duke numëruar countdown plot hare, në pritje të momentit kur jep shpirt edhe ky vit.

    Fragment nga nje shkrim i imi i vjeter.

    Gezuar Harresen!

    Reply
  • elbasan says:
    January 2, 2024 at 8:25 am

    Miq të mirë, kudo ku të jeni duke festuar, ju uroj gëzuar Vitin e Ri 2024! 🎄🎉

    Mendoni se sa gjëra të paimagjinueshme si sot një vit më parë ndodhën gjatë vitit 2023. Tani imagjinoni se sa shumë të panjohura ka ky vit që po vjen, i cili ndër të tjera ka edhe një ditë më shumë se viti i kaluar 🙂

    Uroj që këtë vit secili prej jush të kalojë sa më shumë kohë me njerëzit e dashur. Dhe teksa kujdesemi për vete, mos harrojmë të ndihmojmë ata që kanë më shumë nevojë për përkrahje. Mos harroni se pasuria më e madhe nuk është kurrë akumulimi material, por dashuria njerëzore🫶

    Për Shqipërinë uroj që viti 2024 të jetë një vit historik. Jam optimist se këtë vit të brishtë do të ketë zhvillime të rëndësishme dhe ndryshime themelore 🇦🇱❤️

    Edhe një herë gëzuar dhe paçim një vit të mbarë!🎉

    Reply
  • LEON says:
    January 2, 2024 at 9:51 am

    . Kno tet ate!

    Reply
  • !!? says:
    January 2, 2024 at 11:12 am

    Uroj nga zëmra gazetës Dita, kryeredaktorit dhe stafit të saj mbarësi në çdo drejtim në vitin që po vjen, uroj të jetë në pararojë të frontit për shpëtimin e kombit nga çfarosja në kope emigrantësh të mjerë që lypin mirqënien e munguar këto 30 vjetë në dyert e botës e jo në shtëpin , fshatin, qytetin, vëndin e vetë që janë bër të mallkuar për të jetuar nga kusarët e marrosur sundimtarë dhe lukunia e zuzarëve të bandave që i ndjekin pas.

    Uroj që prokurorët e ndershëm të SPAK që duan vërtet vëndin dhe popullin e tyre dhe që nuk janë pjesë integrale e krimit , korrupsionit dhe kusarisë, të venë para përgjegjsisë penale antishqipëtarët e përbetuar, kusarët horror kombçfarosës Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe sa të tre së bashku, Edi Ramën dhe

    të çlirojnë vëndin nga pushtimi më barbar e më shkatrrimtar gjer më sot, nga pushtimi i bastardëve dobiçë që polli partia antikomuniste e punës dhe shteti antisocialist duke u ngordhur, bastardë të elitës drejtuese të partis dhe të shtetit që u shëndrruan nga antikomunisti dhe antishqiptari Ramiz Alia në kapitalistët e pashpirt të sotëm të rreshtuar në bandat partike, shtetërore dhe të biznesmenëve drejtuar prej kryekusarëve Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe…….Edi Rama, kusari i rangut tashma europiann e pse jo edhe global që

    po përfundon spastrimin e Shqipëris nga njerzit e ndershëm, që duan të jetojnë me djerësën dhe mundin e tyre, jo duke vjedhur të tjerët, njerëz të ndershëm q ai i urren dhe janë të papranueshëm për për sundiminn e tij dhe

    ti zëvëndësojnë, sipas marrveshjes me tregëtaren moderne të skllevërve, partneren fashiste Meloni, me skllevër afrikanë, simbas projektit, 3000 çdo muaj që do të rekrutohen e përzgjidhen nga biznesmenët patronazhistë që nuk po gjejnë më punëtorë, 36 000 çdo vit dhe për 10 vjetë, sundimtari i marrosur nga kusaria parashikon të ripopulloj vëndi e zbrazur nga njerzit e ndershëm me skllevrit afrikanë që

    “nuk janë dembela, thashethemexhinjë, joprofesionistë, që nuk kërkojnë rroga të larta dhe mbi të gjitha, nuk flasin shqip si shqipëtarët”.

    Prokurori që në vitin 2024, pa ju dridhur dora, me shpatën e drejtësisë do të pres katër kokat e kuçedrës së llahtarshme që ka pushtuar Shqipërin këto 30 vjetë pushtimi barbar, do të jetë heroi i kombit ndoshta duke ja kaluar edhe Gjergj Kastriotit edhe Ismail Qemalit nga rëndësia.

    Ekzistenca e kombit shqipëtar është më e rrezikuar se asnjëherë tjetër më parë.

    Uroj nëpërmjet kësaj faqeje të Ditas që të sjell ky vit prokurorin që, pa ju dridhur zemra e dora, të shkruaj me gërma të arta emrin e tij në historin e kombit shqipëtar dhe, pse jo, të kemi heroin kombëtar të tretë në historin ton dhe ky të jetë

    as kalors i luftës, as kalors i dipllomacis apo i politikës, por

    ………… kalors i drejtësisë së munguar në këto vite të errta pushtimi.

    Reply
  • demo says:
    January 2, 2024 at 11:59 am

    o turme,o kafsheri
    qe pershendet shpellarin Sali,.
    Dhe 2000 vjet nuk beheni njeri
    sa te gjalloni nuk ka demokraci
    Edhe 4024 te vije
    me ju o kafsheri
    behet vetem Lugu i Zi.

    Reply
  • Patronazhist qylaxhi says:
    January 2, 2024 at 7:27 pm

    Të dolën renat sheshit moderatoro. Postimet e shumë viteve më parë i ke hudh prapë në treg sikur me pas qon qofte ke daja. Pune dallaveraxhinjsh dhe kjo. Dikush përzjen pa iu dridhur qerpiku vajrat ushqimore me vajra lubrifikante dhe tallet me 2.000 dollar gjobë, kurse një tjetër përzjen dhe manipulon pa teklif komentet e 2018 me ato 2024-ës. Sejcili sipas hesapit të vet. Jeni të gjithë hileqarë, nuk ndreqeni kollaj. Ma përlave klikimin dhe për sot, gezohu për momentin po nesër ama do mbetesh thatë. Hajt gëzuar edhe një herë tjetër 2018-ën. Nesër do ju uroj 2008-ën. Hajt futi censurën se e keni bo rrugë kët punë. Mjerë gazetaria në ç’duar amatorësh ka rënë. Jeni të gjithë bedela të vënë në shërbim të njëshit. Bedriu dje e tha hapur, kush nuk ka lirinë e mendimit e të veprimit është zero me bisht. Cliroje veten nga kthetrrat e afendikoit se do të keqpërdori e do të hedhi në kazan si limon i shtrydhur.

    Reply
  • Plaku Mere says:
    January 2, 2024 at 9:02 pm

    Troç muhabeti, shoki Salih është bariu më i sukseshëm i demokraturës së egër antikamuniste që njohu kurv’ Evropi përgjatë afro një shekulli. Shoki Salih është politikani, presidenti, kryeministri, dhe tashmë pensionisti më jetëgjatë në parapolitikën skipëtare. Ky mjeshtër i sajimeve dhe trillimeve feston sot 66 vjetorin e të qënurit aktiv në politik, shoqëri e kudo. Qysh kur morri teserën e partisë sonë heroike e deri sot kamunisti i shndërruar sa hap e mbyll sytë në antikomunist ka qënë protagonist i ngjarjeve më të bujshme, ku nga më spektakolaret janë padyshim asgjësimi me tank lodre i kryeministrisë, çarmatosja dhe vënia nën kontroll klanor e ish “mediave të pavarura”, rrahja me pupla e gazetarëve “të poshtër”, skemat e ëmbla piramidale, katrahura dekorative e 97ës, festa e çlirimit më 21 janar, “fishekzjarret festive të Gërdecit, nderimi madhështor dhe bustet që u ka ngritur “heronjve” të luftës civile për democrazy, ku nga më të shqyerit mund të përmendet mreti i vetshpallur fluturak me llagapin zogolli me prejardhje nga zonat e thella e të pashkelura të… matit, heroi aq i zhurmshëm i lëvrimjes dhjertoriste, që dha jetën duke luftuar trup më trup me gjaksorin, por dhe figura të tjera të ndritura të korbit, bëmat madhore të cilëve ju të nderuar gazetarë e lexues i dini më mirë se kushdo tjetër.

    Akush s’ka mundur dot ta mposhti shokin Salih. Është ai pa jeni ju!

    “Ai” (personazhi kryesor i shkrimtar-it/es me nofkën Viktotor Malaj”) është akoma mes jush, i tëri dhe i bëri.

    Ruajeni si sitë e ballit shërbëtorin e zellshëm të familjes së xhaxhit. Me polic shembullor ke dera se e ka hallall. Mundësisht vini dhe një personel mjeksor si dikur për udhëheqjen. E që mos mërzitet zoti “Ai”, porositini dhe një gushunjere, kamariere, berbere, pse jo dhe ndonjë transvestit apo kongtare nga ato me “cajca dhe bath të majra”.

    E di që ndonjë rilindjot po plas nga marrazi për gjithë kto elozhe, po kjo është e vërteta. Shqeto, fare fare…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?