Aleatët mund të fillojnë trajnimin e ushtrisë ukrainase në përdorimin e tankeve “Leopard”.
Kjo deklaratë u bë nga ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Ai u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka paralajmëruar se dërgimi i tankeve gjermane “Leopard” në Ukrainë do të sjellë “dëmtim të marrëdhënieve të Gjermanisë me Rusinë”. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka njoftuar ndryshime të personelit në administratën publike (në nivele të larta dhe të ulëta) pas skandalit më të keq të korrupsionit në Ukrainë që nga fillimi i luftës.
