Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjermani haker që u zhvati miliona euro koreano-jugorëve, i bleu vilë luksoze gruas në Tiranë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjermani haker që u zhvati miliona euro koreano-jugorëve, i bleu vilë luksoze gruas në Tiranë!
AktualitetEnciklopediKronike

Gjermani haker që u zhvati miliona euro koreano-jugorëve, i bleu vilë luksoze gruas në Tiranë!

Published: August 22, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Tiranës caktoi masën arrest me burg pa afat për shtetasin nga Gjermania Stephan Morgenstem i kërkuar nga Koreja e Jugut dhe disa shtete të tjera për një skemë mashtrimi mbi 28 milionë euro. Përmes avokatit Maks Haxhia, 61-vjeçari kërkoi lirimin përmes garancisë pasurore në vlerën 2 milion lekë të reja, por kërkesa u rrëzua nga gjyqtari Gerd Hoxha.
Mbrojtësi Maks Haxhia tha se megjithëse klienti i tij ka bashkëpunëtorë, deri tani nuk është arrestuar asnjë shtetas korean. Avokati kërkoi lirimin nga qelia të 61-vjeçarit pasi sipas tij, vendi ynë nuk ka marrëveshje ekstradimi me Korenë e Jugut, e cila e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas hetimeve, në janar të këtij viti, 61-vjeçari gjerman kishte blerë në Shqipëri edhe një vilë në periferi të Tiranës, të cilën e kishte hedhur në emër të bashkëshortes, çka duket se hedh dritë mbi transferta monetare të kryera prej tij në vendin tonë.
Arrestimi i tij u bë në Rinas nga njësia FAST, teksa Stephan Morgenstem po priste bashkëshorten që vinte nga Dubai në Tiranë u njoftua dje 21 gusht 2023. Për 61 vjeçarin në tetor të vitit të kaluar Gjykata e Seulit, Koreja e Jugut, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi në rrethana rënduese”.
I kërkuari ka hyrë në Shqipëri në maj të këtij viti nga Greqia me autobus, përmes pikës kufitare të Kakavijës. 61-vjeçari duket se i ka shpëtuar kontrolleve për shkak të fluksit, ndërkohë që mësohet se është i pajisur me pasaportë diplomatike nga shteti i Gambias.
Gjatë periudhës 27 mars 2016 – 7 nëntor 2020, ai dhe bashkëpunëtorët akuzohen se kanë mashtruar 2156 persona, me një dëm në vlerë monetare totale 40 703 930 904 KRË (monedha e Koresë së Jugut) ose rreth 28 000 000 euro.
Në dhjetor të vitit 2022 Stephan Morgenstem u arrestua në Greqi, teksa tentonte udhëtimin për në Dubai. Në pritje të gjyqit për ekstradimin, 61 vjeçari u arratis drejt Shqipërisë, ku u vu në pranga pranë aeroportit. Autoritetet koreane, kanë vendosur ndaj 61-vjeçarit dhe bashkëpunëtorëve sekuestrimin e pasurive dhe llogarive bankare që përllogariten në 123 milionë euro.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protesta e studentëve, pedagogët shembin gardhin metalik dhe përballen me FNSH-në
  • Bojkoti, GJKKO vendos që gjyqi i Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë
  • Adea Pirdeni bëhet ministre me portofol e Administratës Publike, Begaj firmos dekretin
  • Tensione pranë Xhamisë së Namazgjasë, protestuesja godet me shuplakë policin
  • Kancelari gjerman mesazh Shqipërisë: Ndryshimi duhet të vijë nga ju brenda, vetëm reformat ju sjellin në BE

Komentet e Fundit

  1. Skypion on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  2. K R on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. TIRONA on INTERVISTË / 31 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, rrëfimi shokues: Çfarë ndodhi me mua dhe me Remziun në Vain të Lezhës
  4. demo on Këngëtarja e njohur, mesazh Ramës: Më mirë largohu vetë tani, më pas do duhet të ikësh si diktator
  5. capi on VIDEO: Sherr në Kuvend, deputetët e PD përplasen fizikisht me Ballën, Peleshi ndërpret seancën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?