Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjermania: Mbështesim Shqipërinë në BE, por heqja e imunitetit….
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjermania: Mbështesim Shqipërinë në BE, por heqja e imunitetit….
Aktualitet

Gjermania: Mbështesim Shqipërinë në BE, por heqja e imunitetit….

Published: May 26, 2026
Shpërndaje

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner ka përshëndetur arritjen e objektivave të ndërmjetme në grupkapitullin “Fundamentals”, gjatë Konferencës Ndërqeveritare të zhvilluar sot mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në Bruksel.

Në një postim në rrjete sociale, diplomati gjerman e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke përgëzuar qytetarët shqiptarë, si edhe përfaqësuesit e politikës, administratës dhe drejtësisë për angazhimin e tyre në këtë drejtim.

Në një postim në rrjete sociale ambasadori gjerman thekson se Shqipëria është pjesë e familjes evropiane dhe Gjermania e mbështet fuqimisht anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian.

- Publicitet -

Diplomati gjerman theksoi se forcimi i shtetit ligjor, mbrojtja e të drejtave themelore dhe garantimi i një demokracie pluraliste mbeten në thelb të vlerave evropiane dhe përcaktojnë ritmin e progresit të Shqipërisë drejt BE-së.

Bergner u ndal edhe te pavarësia e drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit në nivele të larta, duke i cilësuar ato si kushte të panegociueshme për ecurinë e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Ai theksoi po ashtu se vendimmarrjet lidhur me heqjen e imunitetit, duhet të jenë në harmoni me rekomandimet e komisionit të Venecias.

Deklarata e ambasadorit të Gjermanisë, Karl Bergner:

“Arritja e objektivave të ndërmjetme në grupkapitullin “Fundamentals“ përbën një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Përgëzoj me këtë rast të gjithë qytetarët e Shqipërisë si dhe të gjithë ata në politikë, administratë dhe drejtësi, që kanë kontribuuar duke u angazhuar fort në këtë drejtim.

Shqipëria është pjesë e familjes evropiane. Ndaj Gjermania e mbështet fuqimisht anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Një shtet ligjor i fortë, mbrojtja e të drejtave themelore dhe një demokraci pluraliste janë thelbi i vlerave evropiane. Kësisoj hapat përpara në lëmin e “Fundamentals“ përcaktojnë shpejtësinë e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.

Ndaj arritja e objektivave të ndërmjetme përbën pikënisjen për hapa të mëtejshëm të Shqipërisë në funksion të forcimit të shtetit ligjor. Dakordësia për IBAR-in është shprehje e pritshmërisë dhe inkurajimit tonë të qartë për vijimin e reformave, zbatimin e tyre me vendosmëri në praktikë dhe konsolidimin e institucioneve përgjegjëse.

Respektimi i pavarësisë së drejtësisë dhe lufta pa pengesa e korrupsionit edhe në raste të nivelit të lartë janë kushte të panegociueshme për progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE. Këtu bën pjesë edhe fakti, që vendimmarrjet lidhur me heqjen e imunitetit duhet të jenë në harmoni me rekomandimet e komisionit të Venecias.

Shtetet anëtare të BE-së i kanë ankoruar shumë qartë këto pritshmëri në Deklaratën e tyre të Përbashkët si kushte për përmbylljen e bisedimeve. Ashtu si institucionet dhe shtete të tjera anëtare të BE-së, edhe Gjermania do të ndjekë me shumë vëmendje zhvillimet në vijim si dhe do të mbështesë hapat e mëtejshëm të reformave.“

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • demo says:
    May 26, 2026 at 11:39 pm

    Mos e fusni djallin ne BE,se do ju djallose te gjithe! Mos e fusni dhine e zgjebosur ne stan,se do ju zgjebose gjithe Tufen.!
    Keni vene ne timon Kosin,por Kosi i ka xhamat si bythje kavanosi,Do ju rrokullise ne gremine.
    Me Greqine bete si bete,por Edi Rama eshte vrime e zeze,.Ky miljardat i perpin si trekendeshi Bermudes.

    Reply
    • Dashi says:
      May 27, 2026 at 7:30 am

      Për fat të mirë , futja në BE nuk është në dorë as të shpellarëve berishianë e as në dorë të një grushti pleqsh pensionistë , që i kanë ngrënë mendtë e kokës , me një këmbë e gjysmë në varr . Pranimi i Shqipërisë në BE nuk është çështje e këtyre pleqve , që nuk besoj se i zë 2029 , është porta e madhe e qytetërimit dhe zhvillimit të Shqipërisë .

      Reply
  • Mutdhënësi says:
    May 27, 2026 at 7:20 am

    Ha mut ha demir për furnizimin përgjigjem unë .

    Reply
  • Berlin says:
    May 27, 2026 at 7:59 am

    Politikanet shqiptare kane qene gjithmone kunder futes se Shqiperise ne BE. Per kete qellim kane bere dhe luftra civile ne Shqiperi vetem e vete qe “Futja” te largohet sa me shum.
    Sepse BE ka rregulla:
    ne financ, treg e tregti, komunikim, politik, mjeksi, airport dhe fluturim, drejtsi, mjeksi, dogana e keshtu me radh.

    Futja e Shqiperise ne EU do te thote per kete rrace politikanesh “vdejke e paster”.

    Reply
  • Xoni i brakës says:
    May 27, 2026 at 10:26 am

    Djalli fshihet në detaje. Në nga detajet thembësore është deklarata se kushtet për avancim në procesin e anëtarësimit në BE janë të panegociushme.

    Ke këto kushte primare janë pavarësia e prokurorisë, gjyqësorit, policisë, shteti i fortë ligjor, heqja e umunitetit të desputetëve që kanë ngrënë kumbulla e dardha pas kurrizos së tironës dhe ata që kanë ngjyer e përlyer duart gjer në llërë me kajmak e akullore.

    Reply
  • Xoni i brakës says:
    May 27, 2026 at 10:28 am

    Djalli fshihet në detaje. Në nga detajet thembësore është deklarata se kushtet për avancim në procesin e anëtarësimit në BE janë të panegociushme.

    Ke këto kushte primare hyjnë pavarësia e prokurorisë, gjyqësorit, policisë, shteti i fortë ligjor, heqja e imunitetit të desputetëve që janë shqepur duke përlarë kumbulla e dardha pas kurrizos së tironës si dhe atyre që kanë ngjyer e përlyer duart gjer në llërë me kajmak e akullore.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së
  • Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  • Ergys Agasi del para GJKKO-së, gjykata lë në fuqi masën e “arrestit me burg”
  • Veliaj shkarkon Anuela Ristanin si kryetare të komanduar të Bashkisë së Tiranës
  • Harta e re, një presion i shtuar mbi standardet e zgjedhjeve lokale?

Komentet e Fundit

  1. xxx on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?