Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjermania shpalos sot propozimet për zgjerimin e BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjermania shpalos sot propozimet për zgjerimin e BE
AktualitetRajoni

Gjermania shpalos sot propozimet për zgjerimin e BE

Published: November 2, 2023
Shpërndaje

 

Qeveria gjermane parashtron sot përfytyrimet e saj për zgjerimin dhe reformimin e BE në situatën aktuale. Në një konferencë pune në Berlin, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock do të shprehet për hapjen e Bashkimit Evropian në fusha të caktuara për shtetet kandidate, edhe para anëtarësimit.

Gjashtë shtete të BP, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia mund të jenë përfitues të këtij afrimi gradual.

- Publicitet -

Gjermania mbështet afrimin gradual edhe para anëtarësimit të shteteve kandidate në BE me strukturat e BE, si p.sh. në Këshillat e Ministrave të BE, bën të ditur ndër të tjera Süddeutsche Zeitung.

Berlini dëshiron që të hapen më parë për kandidatët e BE programe të BE, si kërkimi shkencor, roaming për telefoninë celulare ose procedurat e thjeshtuara të vizave. Në përgjithësi kjo do të vlejë për fushat ku janë mbyllur me sukses kapituj negociatash anëtarësimi me Komisionin Evropian.

Për Gjermaninë, kjo nuk nënkupton shkurtim të rrugës për anëtarësim në BE. Në kuadër të reformës së BE, Gjermania do të kërkojë që pagesa e fondeve të BE në të ardhmen të orientohet më fort në respektimin e parimeve demokratike dhe të shtetit ligjor. Për këtë do të thjeshtohen procedurat e vënies para përgjegjësisë së shkelësve.

Ide të ngjashme paraqiti në samitin BE- Ballkan Perëndimor në Tiranë kryetarja gjermane e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në fakt në Bruksel, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, po shqyrtohet në grupe pune afrimi para anëtarësimit i kandidatëve me fusha të BE.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka ritheksuar interesin gjeopolitik të BE dhe të Gjermanisë për hapa konkretë në afrimin me kandidatët, veçanërisht me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Me konferencën e sotme në Berlin, në të cilën marrin pjesë ministrat e Jashtëm të BE bashkë me homologët nga 10 shtete kandidate, Gjermania përcakton tonin para mbledhjes së Këshillit Evropian. Në fund të vitit, shefat e shteteve dhe të qeverive do të vendosin për hapat e mëtejshëm. Para këtij hapi, Komisioni Evropian do të paraqesë një raport për zgjerimin me anëtarë të rinj.

Burime nga ministria e Jashtme gjermane bëjnë të ditur se takimi i sotëm është organizuar në disa pjesë. Pas fjalimit programatik të ministres së Jashtme Baerbock, pason një referat ekspertësh dhe një diskutim.

Më tej, ministrat e Jashtëm do të diskutojnë në mënyrë të thelluar jo publikisht në grupe pune për aspektet e zgjerimit. Në një panel të posaçëm, ministrja e Shtetit për Evropën dhe Klimën, Anna Lührmann do të diskutojë për tema konkrete të reformës së BE. \Dw\

 

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  • Në videot e skandalit Hila, edhe artistë që kanë qenë fëmijë kur janë njohur me të. A e ndryshon kjo thelbin e historisë?
  • Rama tha që një Ministër u akuzua për pedofili dhe nuk e dha dorëheqjen! A është kjo e vërtetë?
  • Serbia mund të ndryshojë… deri te Kosova
  • Çfarë po ndodh me liderin kinez? Kërkesat e pazakonta për “pushim” në Uashington

Komentet e Fundit

  1. PËR SAKTESIM !!! on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Kokpalari 21 janarit on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  3. S ka rendesi on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  4. Vlonjat i vertet on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  5. Vlora 97 on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?