Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjermania thotë se ka kryer bastisje në shtëpitë e mbështetësve të Hamasit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Gjermania thotë se ka kryer bastisje në shtëpitë e mbështetësve të Hamasit
Uncategorized

Gjermania thotë se ka kryer bastisje në shtëpitë e mbështetësve të Hamasit

Published: November 23, 2023
Shpërndaje

Më shumë se 300 policë morën pjesë në bastisjet që u zhvilluan në shtëpitë e mbështetësve të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, mëngjesin së enjtes në Gjermani.

Bastisjet janë zhvilluar në 15 prona, 11 prej të cilave ndodhen në kryeqytetin Berlin, njoftoi Ministria e Brendshme gjermane. Masat u urdhëruan nga gjykatat për të zbatuar ndalimet dhe për të sqaruar më tej strukturat e këtyre grupeve të ndaluara, tha ministria.

“Ne po vazhdojmë aksionin tonë kundër islamistëve radikalë,” tha ministrja Nancy Faeser.

- Publicitet -

Sipas autoriteteve gjermane, bastisjet janë zhvilluar në shtëpitë e anëtarëve dhe mbështetësve të grupit radikal palestinez dhe organizatave që janë të ndaluara në vend. Më 2 nëntor, Gjermania ndaloi Samidoun dhe vendosi masa të mëtejshme për të zhdukur mbështetjen për grupin ekstremist palestinez Hamas.

“Duke ndaluar Hamasin dhe Samidoun në Gjermani, ne kemi dërguar një sinjal të qartë se nuk do të tolerojmë asnjë lavdërim apo mbështetje të terrorit barbar të Hamasit kundër Izraelit“, tha në atë kohë ministrja e Brendshme, Nancy Faeser.

“Samidoun, si një rrjet ndërkombëtar, përhap propagandë anti-izraelite dhe anti-hebraike nën maskën e të qenit një ‘organizatë solidariteti’ për të burgosurit në vende të ndryshme,” tha ajo. Sipas ndalimit, pasuritë e grupeve mund të konfiskohen, si dhe është joligjore çdo prani në internet ose aktivitete në media sociale nga këto grupe.

Kushdo që vazhdon të jetë aktiv për organizatat është duke kryer një vepër penale, tha ministria. Lufta në mes të Izraelit dhe grupit radikal palestinez ka hyrë në javën e shtatë.

Grupi ekstremist Hamas ka rrëmbyer afër 240 persona gjatë sulmeve të 7 tetorit dhe ka vrarë afër 1.200 persona në jug të Izraelit, sipas autoriteteve të atjeshme. Ndërkaq, si pasojë e luftës në Rripin e Gazës, të banuar me 2.3 milionë palestinezë janë vrarë mbi 13.000 palestinezë, 40 për qind e të cilëve janë fëmijë, thonë autoritetet shëndetësore në territorin e qeverisur nga Hamasi.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro
  • 13-vjeçarja medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
  • Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi

Komentet e Fundit

  1. Lala i Lushnjes on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  2. demo on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  3. Një banor I Tiranës on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  4. fshatari.pafshat on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  5. Shqiptar on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?