Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjermania thotë se nuk do t’i detyrojë refugjatët ukrainas të kthehen dhe luftojnë në vendin e tyre 
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjermania thotë se nuk do t’i detyrojë refugjatët ukrainas të kthehen dhe luftojnë në vendin e tyre 
AktualitetBote

Gjermania thotë se nuk do t’i detyrojë refugjatët ukrainas të kthehen dhe luftojnë në vendin e tyre 

Published: December 22, 2023
Shpërndaje

Ukrainasit që jetojnë në Gjermani nuk do të preken nga telashet e Ukrainës për grumbullimin e ushtarëve për ta parandaluar pushtimin rus, tha ministri gjerman i Drejtësisë, Marco Buschmann, të premten.

“Ne nuk do t’i detyrojmë njerëzit të kryejnë shërbime të detyrueshme ushtarake, apo shërbime ushtarake kundër vullnetit të tyre”, tha Boschmann për agjencinë e lajmeve DPA.

Ushtria ukrainase dëshiron t’i thërrasë 450.000 deri në 500.000 burra për të luftuar kundër Rusisë, e cila e nisi pushtimin e paprovokuar të saj në shkurt 2022.

- Publicitet -

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës është duke u bërë thirrje burrave ukrainas që jetojnë jashtë vendit të kthehen dhe ta mbrojnë atdheun, raporton Radio Evropa e Lirë.

Duke folur të enjten në një konferencë për media në Kiev, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se komandantët e tij po kërkojnë “450.000 – 500.000 burra”, duke e pranuar se kjo çështje është “e ndejshme” dhe e kushtueshme.

Komentet e tij kanë ardhur teksa rrezikohet ndihma e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për vendin e tij.

Republikanët në Kongresin amerikan e kanë bllokuar fillimisht një paketë ndihme në vlerë të 60 miliardë dollarëve për Ukrainën.

Këtë javë, përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit amerikan të Shtetit, kanë thënë se planifikojnë të dërgojnë më shumë pako të ndihmës për Ukrainën – mirëpo kanë pak kapacitet për të çuar diçka përpara, në mungesë të gatishmërisë së Kongresit.

Bllokada në SHBA u përcoll me një bllokadë që Hungaria ia ka vënë BE-së për të dërguar ndihmë në vlerë të 50 miliardë eurove për Ukrainën.

Megjithatë, liderët e BE-së kanë thënë se Ukraina nuk do të mbesë pa mbështetje.

Ukraina po përballet me mungesë municioni, teksa vazhdon të luftojë me ushtrinë ruse, pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Kundërofensiva e Kievit nuk ka arritur rezultatet e kërkuara përgjatë verës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, insiston se Moska do ta vazhdojë pushtimin dhe është zotuar se do të arrihen të gjitha synimet.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen
  • A është lufta në ADN-në tonë?
  • “Korrupsion në zgjedhje”, deputetja e PS, Sara Mila paraqitet në SPAK
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora
  • Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt Bashkimit Europian

Komentet e Fundit

  1. Dashnor Osmani on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. ANA on Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda reagon pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  3. rilindja e Dumbabist Ramuth budall shejtanit on Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt Bashkimit Europian
  4. Ethem Lalaj on Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda reagon pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  5. Detari on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?