Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjesti i turpshëm nga Spanja, Kosova ankesë në UEFA përpara ndeshjes së U-21
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Gjesti i turpshëm nga Spanja, Kosova ankesë në UEFA përpara ndeshjes së U-21
Lajmi i funditSport

Gjesti i turpshëm nga Spanja, Kosova ankesë në UEFA përpara ndeshjes së U-21

Published: September 9, 2025
Shpërndaje

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) i është drejtuar Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) me notë proteste, pasi Federata Spanjolle e Futbollit i është referuar Kosovës si “territori i Kosovës”.

Në shkresën drejtuar shefit të UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe të Federatës së Spanjës, Rafael Louzan, FFK-ja i cilësoi si “të papranueshme” veprimet e Federatës spanjolle në komunikimet zyrtare në prag të ndeshjes kualifikuese për Evropianin e ardhshëm për nën 21-vjeçarët.

Spanja iu referua Kosovës si “territor i Kosovës” në paralajmërimin që bëri për ndeshjen e ekipit të kombëtar U21 kundër Kosovës U21, që do të luhet pasdite në stadium “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Një qasje e tillë e mohon sovranitetin e Kosovës, e cila është shtet i pavarur dhe i përfaqësuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, anëtare e barabartë dhe e plotë e UEFA-s, ashtu siç është edhe vetë RFEF”, u tha në shkresën e dërguar nga kreu i FFK-së, Agim Ademi.

- Publicitet -

FFK-ja tha se kjo nuk është hera e parë që përballet me një qasje të tillë nga RFEF-ja “dhe ne e konsiderojmë këtë plotësisht të papranueshme.

“Kërkojmë nga UEFA një reagim të qartë dhe të menjëhershëm për këtë çështje, si dhe një korrigjim publik dhe pranim zyrtar nga Federata e Futbollit të Spanjës, duke e pranuar se veprimet e tyre ishin të papërshtatshme dhe në kundërshtim me parimet themelore të UEFA-s”, u tha në shkresë.

FFK-ja shtoi se shpreson që do të vazhdojë të trajtohet si anëtare e barabartë e UEFA-s, jo vetëm nga federata evropiane, por nga të gjitha federatat kombëtare.

Shqipëria dhe Serbia janë bashkorganizatore të Kampionatit Evropian të futbollit për nën 21-vjeçarët që do të mbahet më 2027.

Kosova dhe Spanja janë pjesë e grupit A kualifikues, së bashku me Finlandën, Rumaninë, Qipron dhe San Marinon.

Kosova e nisi fushatën kualifikuese më 5 shtator me një barazim kundër Rumanisë.

Edhe më 2021, në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2022, Kosova kishte luajtur kundër Spanjës. Federata spanjolle atëbotë, në paralajmërimin e ndeshjes me Kosovën, i ishte referuar si “terrori i Kosovës”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

j.l / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • info analitike says:
    September 9, 2025 at 2:20 pm

    po mire mo pse lodheni kaq shume! Edhe Kosova te shkruaje, per reciprocitet, qe po ndeshet me perfaqesuesen e territorit te Spanjes dhe bien rehat pa e prishur gjakun.

    Reply
  • demo says:
    September 9, 2025 at 2:23 pm

    Kane hallin e Katalonjes vrromat.Po hiku Katalonja,Basket,Andaluzia,katandiset kaposhi nje thele.

    Reply
  • loni says:
    September 9, 2025 at 8:55 pm

    Shume i sakte demo.

    Reply
  • Sul Koburja says:
    September 9, 2025 at 10:47 pm

    Anglezet sot si xhentelmene te vertete , me qetesi dhe mencuri ja ulen breket Serbise ne mes te Beogradit,ja hoqen fare biles,tani i mbetet Kombetares shqiptare te luaje ne Beograd per vendin e dyte,nese arrijne ta realizojne do mbeten ne histori per jete.

    Reply
  • Dardani says:
    September 10, 2025 at 11:49 am

    Shum e thjesht, mos luni fare

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 7 Korrik 2026
  • “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  • PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  • VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  • Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower

Komentet e Fundit

  1. Labi on “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  2. nastradini on Dosja “Partizani”, ish-ministri i Mbrojtjes Gazment Oketa thirret për të dëshmuar në GJKKO: Zbardhet dëshmia
  3. nastradini on Dosja “Partizani”, ish-ministri i Mbrojtjes Gazment Oketa thirret për të dëshmuar në GJKKO: Zbardhet dëshmia
  4. Keta jemi ky eshte niveli on “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  5. Rezarta Cako on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?