Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjithçka duhet të dini para se të niseni nga Tirana për në Korçë, tre rrugë alternative që zgjasin nga pesë deri në tetë orë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gjithçka duhet të dini para se të niseni nga Tirana për në Korçë, tre rrugë alternative që zgjasin nga pesë deri në tetë orë
KronikeKuriozitete

Gjithçka duhet të dini para se të niseni nga Tirana për në Korçë, tre rrugë alternative që zgjasin nga pesë deri në tetë orë

Published: February 26, 2026
Shpërndaje

Nga Tirana mund të udhetoni drejt drejt Korçës përmes rruges Tiranë–Elbasan–Gramsh–Moglicë–Lozhan–Maliq–Korçë. Distanca totale është 210 kilometra, ndërsa koha e udhëtimit llogaritet mesatarisht 4-5 orë. Nga Tirana ne Elbasan eshte autostrade, me tej drejt Gramshit vijon rruga kombetare pa problematika. Ndersa pjesa më e vështirë e itinerarit nis nga Gramshi drejt Moglicës dhe Lozhanit.

Ky është segment malor, me kthesa të forta, pjerrësi dhe ngushtica. Gjatë dimrit ka rrezik për ngrica, çka e bën qarkullimin më të vështirë. Nga Maliqi drejt Korçës, terreni bëhet fushor dhe drejtimi i mjetit më i lehtë. Policia rekomandon kujdes të shtuar, pasi në disa pjesë rruga ka pesuar demtime dhe ka vetem nje korsi.

Për udhëtarët rrugët alternative janë kthyer në stres. Disa prej tyre të cilët I takuam ne terminalin lindor të Tiranës thanë për Report Tv se rruga e Gramshit është jashtë çdo lloj standardi.

- Publicitet -

“Si më shkoj rruga?! Si mos më keq. 6-7 orë dhe mezi arritëm. Nuk e bëj çdo ditë sot ishte hera e parë. Nuk e di taman rrugën nga erdhëm, por nga Gramshi. Maliqi-Plozhan dhe më pas Moglicë. Rrugë mali shumë e keqe, copë-copë, pa standarte e mbuluar me ujë.”

 “Rruga pasi kalon Pogradecin është e prishur, e prishur. Shumë vonon ajo rrugë për të ardhur.”

Një tjetër alternativë për të shmangur segmentin e bllokuar është devijimi në Librazhd. Itinerari nis nga Tirana drejt Elbasanit dhe më pas vijon drejt Librazhdit deri në afërsi të fshatit Dragostunjë.

Aty ku ka ndodhur shembja drejtuesit e mjeteve devijojnë nga aksi kryesor dhe ngjiten në kete rrugë malore që kalon përmes fshatit Spathar, drejt Dardhës. Kjo eshte rruge fshati tejet e veshtire, me cakull, me kthesa të forta, pjerrësi, ku qarkullimi kërkon kujdes maksimal. Pas kalimit të zonës malore, zbritja bëhet në Hotolisht, ku automjetet lidhen sërish me rrugën nacionale dhe vijojnë drejt Përrenjasit, Pogradecit e Korçës.

Një rruge alternative për të udhëtuar nga Tirana drejt Korçës është aksi jugor që kalon përmes Durrësit, Fierit, Tepelenës dhe më pas vijon në drejtim të Këlcyrës, Përmetit, Leskovikut, Ersekës dhe Korçës.

Nga Tirana deri tek Ura e Leklit ne Tepelene, distanca është rreth 220 kilometra. Ndersa, nga ura e Leklit, itinerari vijon përmes Këlcyrës, Përmetit, Çarçovës, Leskovikut dhe Ersekës për të mbërritur në Korçë. Ky segment është i veshtire me kthesa te forta dhe malore.

“Kaos total! Kjo është e rrugë e gjatë, ka shpenzime dhe mundim. Është rrit kostoja për biznesin”, tha një drejtues mjeti, teksa i bën thirrje shtetit të ndërhyjë sa më shpejt.

Distanca totale nga Tirana deri në Korçë përmes këtij aksi arrin në 360 kilometra, ndërsa koha e plotë e udhëtimit shkon në 8 orë, në varësi të trafikut dhe kushteve te motit.

Autoritetet bëjnë me dije se aksi ka fluks normal, megjithatë problematika kryesore lidhet me mjetet e tonazhit të rëndë. Dy urat historike në këtë segment, ajo e Dragotit dhe e Leklit, të ndërtuara në vitin 1936, kanë kapacitet deri në 20 tonë. Për këtë arsye, është kërkuar vendosja e postblloqeve për të ndaluar kalimin e trajlerave.

Ky itinerar mbetet aktualisht një nga alternativat kryesore për të lidhur kryeqytetin me juglindjen e vendit, megjithëse me kosto më të lartë dhe dyfshin e kohes krahasuar me rrugën që u shemb dhe që është jashte funksionit prej 4 ditësh.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Realisti says:
    February 25, 2026 at 10:27 am

    Pse se permendni alternativen shkurt Tirane-Berat-Skrapar-Korce, por i bini nga Tepelena ne Kelcyre e pastaj ne Skrapar-Korce ?

    Reply
    • Udhëtari says:
      February 25, 2026 at 1:05 pm

      Pse a ka rrugë nga Skrapari drejt e në Korçë direkt, apo në Përmet kthehet prapë?

      Reply
    • Aldrin says:
      February 25, 2026 at 3:01 pm

      Se ja kane me te futur RIlindjes se Ramutit , prandaj

      Reply
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    February 25, 2026 at 12:20 pm

    Rruga me e shlurter?Ajo si sot e 35 Vjet:’Rruga pa’ kthim per Janine!
    Ish Korca Republikes autonome francese.
    ,Librazhfo i Taos,krahine autonome e Maqefonse bashke me Pogradecin.Kolonja!?Krahine e pa’ varur’ shqiptare!

    Reply
  • [email protected] says:
    February 25, 2026 at 10:05 pm

    PSE NUK KESHILLOHET RRUGA E ARBERIT DIBER E MADHE STRUGE POGRADEC KORCE

    Reply
  • Ilir says:
    February 25, 2026 at 11:01 pm

    Po rruga Tirane -Peshkopi-Bllate-Struge-Pogradec-Korce, nuk quhet?
    E gjithe rruge e shtruar per bukuri!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Komentet e Fundit

  1. Niki on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. Realisti on Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  3. demo on Me “bukë me vete”? PO!
  4. bajg shurreliane on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. demo on Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?