Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: GJKKO shpall të pafajshëm Alqi Bllakon për inceneratorin e Elbasanit! 5 vjet e 8 muaj burg për Lefter Kokën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > GJKKO shpall të pafajshëm Alqi Bllakon për inceneratorin e Elbasanit! 5 vjet e 8 muaj burg për Lefter Kokën
KronikeKryesore

GJKKO shpall të pafajshëm Alqi Bllakon për inceneratorin e Elbasanit! 5 vjet e 8 muaj burg për Lefter Kokën

Published: October 5, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 5 vjet e 8 muaj burg ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Ai u dënua me 8 vjet e 6 muaj burg, por dënimi iu ul me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Po ashtu gjykata vendosi që të konfiskojë aksionet e firmës së kantinës së ish-ministrit.

Sa i përket ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako, gjykata e shpalli të pafajshëm për këtë çështje.

- Publicitet -

Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri u dënuan me nga 10 vjet burg. Edhe ata përfitojnë prej gjykimit të shkurtuar dhe dënimi iu ulet në 6 vjet e 8 muaj burg.

Për administratoren e shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k Stela Gugallja, u vendos 7 vjet burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ulet në 4 vjet e 8 muaj.

Me nga 4 vite burg u dënuan Pëllumb Abeshi dhe Jonida Zeqo që iu ulet në 2 vjet e 8 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar. Serafin Pepa u dënua më 2 vite burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet në 1 vit e 4 muaj burg.

Kujtojmë që SPAK kërkoi 57 vite burg për të pandehurit për këtë çështje. SPAK arsyetoi se është shkelur ligji i prokurorimeve publike, pasi dhënia e koncensionit dhe lidhja e kontratës me shoqërinë “Albtek Energy” sh.p.k, është bërë me negocim dhe pa shpallje paraprake të njoftimit.

Organi u akuzës pretendoi se është provuar përtej çdo dyshimi arsyetimi se ishte paracaktuar që koncesioni të fitohej nga kompania e Stela Gugalljas dhe punimet të kryheshin nga kompania e Klodian Zotos.

SPAK, pretendoi se nëpërmjet lëshimit të faturave fiktive nga kompania i është shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 3.7 milionë. Prokuroria thekson se ish-ministri Lefter Koka ka marrë para në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive. Ai ka përdorur për të fshehur burimin e të ardhurave, 4 shoqëritë të tjera tregtare të kontrolluara nga të afërm të tij.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mbyllja e hetimeve për dosjen “Balluku”, SPAK merr të pandehur edhe 5 biznesmenë
  • Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës
  • Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve lokale, ja kur do të mbahen
  • Çfarë i ndodhi helikopterit italian në Bosnjë? Bllokim motori, pilotët u nxorën gjallë
  • Ndryshojnë kushtet e qëndrimit në burg për Veliajn, del vetëm në ajrim dhe vendoset në qeli më vete

Komentet e Fundit

  1. Xen Bolja on SPAK mbyll hetimet për Evis Berberin, ja akuza që rëndon mbi ish-kreun e ARRSH
  2. xhaxhi moderatori on Ndryshojnë kushtet e qëndrimit në burg për Veliajn, del vetëm në ajrim dhe vendoset në qeli më vete
  3. Anonymous on “Mos i kurseni!”
  4. Hasani on SPAK mbyll hetimet për Evis Berberin, ja akuza që rëndon mbi ish-kreun e ARRSH
  5. Vezhguese on SPAK mbyll hetimet për Evis Berberin, ja akuza që rëndon mbi ish-kreun e ARRSH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?