Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: GJND urdhëron Izraelin: Hapni më shumë vendkalime për dërgimin e ndihmave në Gaza
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > GJND urdhëron Izraelin: Hapni më shumë vendkalime për dërgimin e ndihmave në Gaza
AktualitetBote

GJND urdhëron Izraelin: Hapni më shumë vendkalime për dërgimin e ndihmave në Gaza

Published: March 29, 2024
Shpërndaje

Gjykata e lartë e Kombeve të Bashkuara urdhëroi të enjten Izraelin të marrë masa për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza, duke përfshirë hapjen e më shumë vendkalimeve tokësore për të lejuar furnizimet me ushqim, ujë, karburante dhe pajisje mjekësore të hyjnë në enklavën e shkatërruar nga lufta. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë lëshoi dy të ashtuquajtura masa të reja të përkohshme, në një çështje të ngritur nga Afrika e Jugut, e cila e akuzon Izraelin për akte gjenocidi në fushatën e tij ushtarake të nisur pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi. Izraeli mohon se po kryen gjenocid dhe akuzon Afrikën e Jugut se po përpiqet të “dëmtojë të drejtën dhe detyrimin e Izraelit për të mbrojtur qytetarët e tij”.

Urdhri i së enjtes pasoi kërkesat e Afrikës së Jugut për më shumë masa të përkohshme, përfshirë një armëpushim, për shkak të urisë në Gaza. Izraeli, i cili i kishte kërkuar gjykatës të mos lëshonte urdhra të rinj, tha se nuk vendos kufizime për ndihmën që hyn në Gaza dhe u zotua për “nisma të reja” për të lejuar më shumë ndihma në territor. Në urdhrin e saj ligjërisht të detyrueshëm, gjykata i tha Izraelit të marrë masa “pa vonesë” për të siguruar “ofrimin e papenguar” të shërbimeve themelore dhe ndihmës humanitare, duke përfshirë ushqimin, ujin, karburantin dhe furnizimet mjekësore.

Gjykata urdhëroi gjithashtu Izraelin që menjëherë të sigurohet që ushtria e tij të mos ndërmarrë veprime që mund të dëmtojnë të drejtat e palestinezëve, duke përfshirë parandalimin e dhënies së ndihmës humanitare. Gjykata i kërkoi Izraelit që të raportojë brenda një muaji për zbatimin e urdhrave. Lufta pasoi një sulm të përgjakshëm ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor, në të cilin 1200 njerëz u vranë dhe 250 të tjerë u morën peng. Izraeli u përgjigj me një fushatë sulmesh ajrore dhe një fushatë tokësore që kanë lënë të vrarë mbi 32,000 palestinezë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi nuk bën dallime midis civilëve dhe luftëtarëve, por thotë se afërsisht dy të tretat e të vrarëve janë gra dhe fëmijë. Izraeli thotë se mbi një e treta e të vrarëve janë militantë, megjithëse nuk ka ofruar prova për të mbështetur pretendimin, dhe fajëson Hamasin për viktimat civile sepse, sipas tij, grupi vepron në zona të banuara.

- Publicitet -

Luftimet kanë çuar në zhvendosjen e mbi 80 për qind të popullsisë së Gazës, kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe një krizë humanitare. OKB-ja dhe agjencitë ndërkombëtare të ndihmës thonë se pothuajse e gjithë popullata e Gazës po lufton për të siguruar ushqim të mjaftueshëm, me qindra mijëra njerëz në prag të urisë, veçanërisht në Gazën veriore të goditur rëndë. Afrika e Jugut mirëpriti vendimin e së enjtes, duke e quajtur atë “domethënës”.

“Fakti që vdekjet e palestinezëve nuk shkaktohen vetëm nga bombardimet dhe sulmet tokësore, por edhe nga sëmundjet dhe uria, tregon nevojën për të mbrojtur të drejtën e grupit për të ekzistuar”, tha presidenti i Afrikës së Jugut në një deklaratë.

Hamasi, një grup militant islamik i betuar për shkatërrimin e Izraelit, tha se vendimi duhet të zbatohet nga komuniteti ndërkombëtar. Ministria e Jashtme palestineze falënderoi Afrikën e Jugut, duke e quajtur rastin “një hap jetik në përpjekjet globale për ta mbajtur Izraelin përgjegjës për kryerjen e gjenocidit”. Ministria e Jashtme izraelite akuzoi Afrikën e Jugut për “përpjekje cinike” për të shfrytëzuar gjykatën botërore për të dëmtuar të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe lirimin e pengjeve. Izraeli thotë se Hamasi vazhdon të mbajë rreth 100 pengje dhe trupat e 30 të tjerëve, ose të vrarë më 7 tetor ose që vdiqën në robëri. Gjykata tha në urdhrin e saj se “palestinezët në Gaza nuk po përballen më vetëm me rrezikun e urisë … por uria ka filluar “. Ajo citoi një raport nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Bashkërendimin e Çështjeve Humanitare, sipas të cilit, të paktën 31 veta, përfshirë 27 fëmijë, kanë vdekur tashmë nga kequshqyerja dhe dehidrimi”.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Leximi gjatë verës! Koha për të rishikuar listat e librave rekomandues
  • Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  • 02 korrik 2026
  • Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  2. Plaku on Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  3. E on Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  4. Zdromsi on INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  5. Greta on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?