Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata e Apelit vendos se Trumpi duhet të përballet me padi për trazirat në Kapitol
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Gjykata e Apelit vendos se Trumpi duhet të përballet me padi për trazirat në Kapitol
Bote

Gjykata e Apelit vendos se Trumpi duhet të përballet me padi për trazirat në Kapitol

Published: December 1, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Apelit në Shtetet e Bashkuara vendosi të premten se paditë kundër Donald Trumpit në lidhje me trazirat në Kapitol mund të ngrihen, duke e hedhur poshtë kështu ankesën e ish-presidentit amerikan kundër akuzave ndaj tij për nxitjen e dhunës së 6 janarit 2021.

Gjykata e Apelit në Distriktin Kolumbia i hodhi poshtë pretendimet e Trumpit se imuniteti presidencial e mbron atë nga përgjegjësia në paditë e ngritura nga ligjvënësit demokratikë dhe oficerët e policisë. Megjithatë, paneli prej tre gjyqtarësh tha se Trumpi mund ta vazhdojë luftën ligjore në përpjekje për të dëshmuar se veprimet e tij ishin ndërmarrë në kapacitetin e tij zyrtar si president.

Trumpi, i cili i prin garës për t’u nominuar kandidat për president nga radhët e republikanëve për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës, ka thënë ai nuk mund të paditet për trazirat si pasojë e të cilave u plagosën dhjetëra zyrtarë policorë, duke argumentuar se fjalimi i tij gjatë një tubimi para se njerëzit të futeshin stuhishëm në Kapitol dhe të shkaktonin trazira adresoi “çështje me interes publik” dhe se ato ishin në përputhje me imunitetin e plotë presidencial.

- Publicitet -

Ky vendim u mor në një kohë kur avokatët mbrojtës të Trumpit po argumentojnë se ai është imun, po ashtu, ndaj ndjekjes në një rast penal të cilin e ngriti prokurori special, Jack Smith, ku Trumpi akuzohet se kishte tentuar ta përmbyste jashtëligjshëm disfatën kundër Joe Biden në zgjedhjet e kaluara presidenciale.

Ky rast në Uashington është në mesin e katër rasteve penale me të cilat Trumpi është duke u përballur teksa po tenton të kthehet në Shtëpinë e Bardhë më 2024. Vendimi i së premtes vë në pah sfidat me të cilat po përballet Trumpi, derisa po tenton t’i bindë gjykatat dhe mbase edhe juritë, se veprimet të cilat i ndërmori para trazirave në Kapitol, ishin pjesë e detyrave të tij zyrtare si president.

Derisa gjykatat u kanë ofruar imunitetet të madh presidentëve për veprimet e tyre zyrtare, gjykatësit e kanë bërë të qartë se mbrojtja nuk mbulon çdo veprim apo fjalim të bërë nga një president. Një president i cili garon për mandatin e dytë, për shembull, nuk kryen detyra zyrtare të presidencës kur flet në një tubim të financuar nga fushata e tij për zgjedhjet presidenciale, tha Gjykata e Apelit.

“Ai po vepron si dikush që e synon zyrën [e presidentit], jo si dikush që është në zyrë”, tha gjykatësi Sri Srinivasan. Megjithatë, gjykata ka thënë se vendimi i saj nuk është domosdo fjala e fundit për çështjen e imunitetit presidencial, duke ia lënë hapur derën Trumpit për ta vazhduar luftën për këtë çështje.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 25 shtator 2026
  • Një sfilatë turpi
  • Marrja në pyetje me dyer të mbyllura: Vlora Hyseni kërkoi që ekspertizën e telefonit të saj ta bëjnë “agjenci partnere”
  • Tedi Malaveci merr mandatin e radhës, përmbaruesit privatë i besojnë sërish drejtimin e Dhomës
  • Bashkia e Tiranës nis pastrimin dhe larjen e rrugëve, në terren flota e autoboteve

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti i Porcelanit on Tjetër kthesë e fortë në politikën ndaj Moskës, Trump fton Putinin në samitin e G20 në SHBA
  2. Liria on E pyeti për Agasin, ish-drejtuesja e SHISH kapet me gazetaren: “Klodi, si po ia kalon ti me ata agjentët serbë në dhomat e Rognerit”
  3. demo on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?
  4. Valbona on Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
  5. Albi on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?