Është mbajtur mbledhja e përgjithshme e Gjyqtarëve të Lartë, e thirrur në orën 09:00 nga Sokol Sadushi.
Asim Vokshi është zgjedhur ditën e sotme si anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese.
Pas vakancës së krijuar nga Holta Zaçaj, Gjykata e Lartë vendosi sot që Vokshi të zgjidhet anëtar i Kushtetueses.
Nga anëtarët që morën pjesë në garë, mësohet se Vokshi kishte pikët më të larta.
Kështu që nga anëtar i Gjykatës së Lartë, Bokshi ka kaluar tashmë në Gjykatën Kushtetuese.
Procesi u zhvillua në përputhje me Kushtetutën, ligjin nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar, si dhe me Rregulloren e miratuar nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.
Pas përfundimit të votimit dhe verifikimit të fletëve të votimit nga komisioni përkatës, rezultatet ishin si më poshtë:
Asim Vokshi – 6 vota
Naureda Llagami – 8 vota
Florian Ballhysa – 0 vota
1 fletë votimi u shpall e pavlefshme
Megjithatë, asnjë nga kandidatët nuk arriti të sigurojë shumicën prej 3/5 të votave, siç përcaktohet nga ligji. Në këto kushte, sipas procedurës ligjore, si fitues shpallet kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Vendimi do t’i komunikohet menjëherë Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe do të publikohet zyrtarisht në Qendrën e Publikimeve Zyrtare.
j.l./ dita

Nuk e kuptoj , si mund te zgjidhet ky Vokshi me 6 vota kur Naureda Llagani kishte 8 vota ?!