Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata Kushtetuese e Kosovës pranon kërkesën e Listës Serbe: Kuvendi nuk është konstituuar në përputhje me Kushtetutën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Gjykata Kushtetuese e Kosovës pranon kërkesën e Listës Serbe: Kuvendi nuk është konstituuar në përputhje me Kushtetutën
KosovëLajmi i fundit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pranon kërkesën e Listës Serbe: Kuvendi nuk është konstituuar në përputhje me Kushtetutën

Published: September 30, 2025
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka njoftuar sot se Seanca Konstituive e Kuvendit, e nisur më 15 prill 2025, nuk ka përfunduar ligjërisht, për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb.

Në vendimin e marrë lidhur me rastin KO265/25, pas kërkesës së dorëzuar nga deputeti Igor Simic dhe nëntë deputetë të tjerë, Gjykata ka urdhëruar që Seanca Konstituive të përfundojë brenda 12 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi.

Gjithashtu, Gjykata ka kërkuar që të gjithë deputetët të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës.

- Publicitet -

Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit nga Gjykata, përveç masës së përkohshme që mbetet në fuqi deri në atë moment.

Njoftim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

për vendim në rastin KO265/25

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 30 shtator 2025 vendosi përkitazi me kërkesën KO265/25, në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Procesverbaleve të seancave të Kuvendit të Kosovës”, si dhe vendimeve të nxjerra në kuadër të Seancës Konstituive më 26 dhe 28 gusht 2025, të parashtruar nga Igor Simic dhe 9 (nëntë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjykata, njëzëri, ka vendosur:

TË DEKLAROJË, kërkesën të pranueshme;

TË KONSTATOJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

TË URDHËROJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sipas Aktgjykimit të Gjykatës në rastet KO193/25 dhe KO196/25, përkatësisht brenda afatit të mbetur prej 12 (dymbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi;

TË URDHËROJË, të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat], paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve]  dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit;

TË VAZHDOJË, masën e përkohshme, e cila ka hyrë në fuqi nga data 5  shtator 2025, deri në hyrjen në fuqi të këtij Aktgjykimi;

T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve;

TA PUBLIKOJË këtë Aktgjykim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 (Vendimet) të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës; TË KONSTATOJË që ky Aktgjykim hyn në fuqi në ditën e publikimit nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe njoftimit të palëve, përveç pikës V të dispozitivit, e cila hyn në fuqi menjëherë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    September 30, 2025 at 5:25 pm

    OK,GJK:
    -Është fatkeqsi e madhe për Kosovën që po e lejon A.Kurtin të marri nëpërkëmbë institucionet kryesore në vënd.!
    -Fatkeqsi Nr.1 është se A.Kurti po del haptë kundër SHBA,BE, që kan meritën e çlirimit të Kosovës nga hordhia Serbe.
    -Po kështu,ka përgjegjësi Kryetari Kuvëndit Basha,I cili doli haptë në mbrojtje të Kurtit,ndaj duhet të shkarkohet edhe Ai.
    -Siç shihet A.Kurti po del kundër Perëndimit,Shqipërisë,etj,duke shkaktuar MARRZIRA(siç deklaroi Presidenti Klinton në Tiranë)!
    -Qëllimi A.Kurtit është të mos ket STABILITET në Kosovë,duke I ardhur në ndihmë A.VUÇIÇIT,në kohë të vështura për të,që Bota demokratike të merret me të dy NGJASHËM SI VËLLEZRIT SIAMEZ.!
    -A.Kurti i merr porosit nga Tirana-SALI BERISHA dv qëkurse kërkoi të rrëzoi Edi Ramën në 2021 duke krijuar P/VV në Tiranë..një IDIOTIZËM I PA PAR NË PLANET.!
    -Dhe Shqipëria ja Theu hundët duke mare vetëm 200 vota në Tiranë,Lezhë dhe Gjirokastër.!
    -Populli Kosovar të zgjohet:
    A.KURTIN NUK E DO MË SHBA+BE PËR ALEAT NË KOSOVË,SIKURSE S.BERISHËN NË TIRANË.PIKË.

    Reply
  • Sejdi Veseli says:
    September 30, 2025 at 7:03 pm

    Z. Ethem Lalaj,
    Ka kohë që lexojë komentet tuaja, dhe kam ardhur në përfundim se je prej atyre që lëpihen nga prapa mujsharëve të kohës!
    (B) analistët e sojit tënd e sollën Kosovën në pozitën aktuale, aspak premtuese.
    “Një krua që ka buruar moti do të buroj prapë” thonë pleqtë tanë. Shqiptarëve liridashës të Kosovës nuk i ka mbetur rrugë tjetër, pos t’i ringjeshin radhët, në rend të parë, për tua thye hundët e përqyrrta servilëve pacifist kapitullant të cilët shiten dhe blihen për dy rena fli! Dhe më siguri, këtë do ta bëjnë. Mos harroni, ti dhe ata si ti, se ata që ranë në altarin e lirisë dhe për çlirimin dhe ribashkimin kombëtar, në një Shqipëri të vetme, kanë në mesin e të gjallëve jo pak vëllezër dhe motra, të gatshëm për ta quar deri në fund AMANETIN e tyre!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 1, 2025 at 8:29 am

    Nuk e kuptova këtë SEIDI VESELIN,se ku e preka në kallo.Vetëm se nga shkrimi duket që është MILITANT I A.KURTIT,I cili po e IZOLON KOSOVËN ND/KOMBËTARISHT.!
    Si vëllezër të një gjaku,duhet të korrigjojmë sho-shoqin për gabimet tona,Duke mbështetur aventurierët politikë.!
    Faktin që unë kam mbështetur UÇK DHE UDHËHEQSIT E SAJ NË BURG PADEEJTËSISHT,NUK DUHET TË KEM FAJI.!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?