Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata Kushtetuese: Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gjykata Kushtetuese: Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit
Kronike

Gjykata Kushtetuese: Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit

Published: July 4, 2026
Shpërndaje

Në vendimin nr. 57, Gjykata Kushtetuese ka trajtuar edhe pretendimin e Erion Veliajt për mbajtjen e tij në kabinën e xhamit gjatë seancave gjyqësore.

Gjykata Kushtetuese vendosi ta kthejë këtë çështje në Gjykatën e Lartë, pasi kjo e fundit nuk i kishte dhënë përgjigje pretendimit se qëndrimi në kabinën e xhamit cenonte dinjitetin njerëzor dhe prezumimin e pafajësisë. Por në mendimet e veçanta të botuara bashkë me vendimin, dy gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari dhe Marjana Semini, janë shprehur qartë se mbajtja e Erion Veliajt në kabinën e xhamit përbënte cenim të dinjitetit të tij.
Gjyqtarja Marsida Xhaferllari thekson se rregulli është që i pandehuri merr pjesë në seancë si person i lirë, edhe kur ndodhet në paraburgim. Sipas saj, izolimi në kabinën e xhamit mund të përdoret vetëm si përjashtim, kur ka rrethana konkrete që e bëjnë të domosdoshëm, si rreziku i ikjes ose i dhunës.

Në të njëjtin mendim, gjyqtarja Xhaferllari vëren se Gjykata e Posaçme është një institucion me mekanizma të posaçëm sigurie. Ajo i referohet faktit se godinat e gjykatave të posaçme janë projektuar për të garantuar standarde të larta sigurie, me masa infrastrukturore dhe organizative të posaçme.

- Publicitet -

Sipas saj, siguria e gjykatave të posaçme garantohet nëpërmjet mekanizmave të dedikuar të organizimit, administrimit dhe mbrojtjes fizike. Për këtë arsye, nevoja për të izoluar një të pandehur në kabinën e xhamit nuk mund të prezumohet mbi bazën e kërkesave të përgjithshme të sigurisë së institucionit.

Gjyqtarja Xhaferllari thekson se kjo nevojë duhet të mbështetet në rrethana konkrete, të lidhura me sjelljen dhe rrezikshmërinë e personit në fjalë, të identifikuara dhe të arsyetuara nga gjykata në secilin rast.

Në rastin konkret, sipas saj, nuk ishte pretenduar dhe as verifikuar se Erion Veliaj paraqiste rrezik real ikjeje, dhune apo ndonjë rrezik tjetër për sigurinë e procesit gjyqësor. Për këtë arsye, ajo arrin në përfundimin se mbajtja e tij në kabinën e xhamit gjatë seancave përbënte cenim të pajustifikuar të dinjitetit.

Edhe gjyqtarja Marjana Semini i bashkohet këtij qëndrimi. Ajo shprehet se izolimi i panevojshëm dhe i pajustifikuar në kabinën e xhamit sjell uljen e dinjitetit të personit, krijon imazhin publik të një njeriu të rrezikshëm dhe ndikon në mënyrën se si ai perceptohet, ndonëse prezumohet i pafajshëm.

Pra, vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe mendimet e botuara bashkë me të e vendosin qartë çështjen: kabina e xhamit nuk mund të jetë praktikë automatike. Ajo kërkon vlerësim konkret, individual dhe të arsyetuar nga gjykata.
Tashmë, Gjykata e Lartë duhet t’i japë përgjigje këtij standardi të vendosur nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  • Gjykata Kushtetuese: Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit
  • “Disa nga aleatët e tij më të ngushtë politikë janë vënë nën SPAK”, Rama për BBC: Protestat janë normale
  • SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, urimi i ambasadës amerikane në Tiranë
  • SHBA feston 4 Korrikun: nga historia, te tradita dhe festimet

Komentet e Fundit

  1. Moj kasolle ku na mblodhe on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Dashi on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  3. Antishpellar on Një e pesta e të rinjve as në punë dhe as në shkollë më 2025
  4. Gramos Lulaj on S’ka fushatë, por ka protestë: Rama takon pensionistët pasi u dha bonus
  5. Anonymous on S’ka fushatë, por ka protestë: Rama takon pensionistët pasi u dha bonus

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?