Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata Kushtetuese ngrin marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Gjykata Kushtetuese ngrin marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët
Uncategorized

Gjykata Kushtetuese ngrin marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët

Published: December 13, 2023
Shpërndaje
Italy's Prime Minister Giorgia Meloni, as he meets Albania ’s Prime Minister Edi Rama at Chigi Palace, in Rome, Italy 6 November 2023. ANSA/GIUSEPPE LAMI

Gjykata Kushtetuese ka “ngrirë” ratifikimin e marrëveshjes së emigrantëve mes kryeministrit Rama e homologes italiane Meloni. Marrëveshja ishte parashikuar të miratohej në seancën e nesërme. Seanca për kërkesën në fjalë është caktuar për në datën 18 janar, në orën 10 të paradites.

“Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, në datën 13 Dhjetor 2023, vlerësoi se kërkesa plotëson kriteret paraprake të pranueshmërisë dhe vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare, mbi bazë dokumentesh. Bazuar në nenin 52, pika 3, të ligjit nr. 8577/2000, shqyrtimi në seancë i çështjes pezullon automatikisht procedurat e ratifikimit në Kuvend të Protokollit të bashkëpunimit, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Duke mbajtur parasysh parashikimin e së njëjtës dispozitë ligjore (neni 52, pika 3), që kërkon përfundimin e shqyrtimit të çështjes brenda tre muajve nga paraqitja e kërkesës, mbledhja e gjyqtarëve vendosi që seanca të zhvillohet në datën 18 Janar 2024, ora 10:00.” – thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

- Publicitet -

Më herët kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi akuzoi Gjykatën Kushtetuese se po shkelte Kushtetutën duke mos marrë në shqyrtim kërkesën e deputetëve të opozitës për marrëveshjen e emigrantëve mes Ramës e Melonit.

Ai tha se Gjykata Kushtetuese nuk e kishte futur ende në kalendar kërkesën në fjalë duke vërtetuar, sipas tij, kapjen e plotë të saj nga Rama. Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese është dorëzuar nga grupi Bardhi-Berisha.

Megjithatë ky i fundit ka deklaruar në disa raste se nuk do organizojë protesta për të kundërshtuar marrëveshjen. Marrëveshja në fjalë ishte futur në kalendarin e ditës për seancën e nesërme në Kuvend, ku pritej të miratohej.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Romë më 6 nëntor të këtij viti, Italia do ndërtojë në Gjadër një kamp për trajtimin e emigrantëve të paligjshëm të kapur në det të cilët nuk kanë prekur tokën italiane.

Po kështu një strukturë pritjeje do ngrihej edhe në portin e Shëngjinit. Marrëveshja parashikon trajtimin e deri 3 mijë emigrantëve brenda një muaji, ndërsa në strukturën pritëse nuk do kishte asnjëherë më shumë se 3 mijë emigrantë njëherësh.

Të gjitha kostot për ngritjen dhe mirëbajtjen e strukturave në tokën shqiptare do i paguante Italia, ndërsa Shqipëria nuk do kishte asnjë përfitim financiare po disa përfitime të tjera, më së shumti politike për sa i përket integrimit në BE, që u zbardhën nga Gogo.al.

Ndërkohë Shqipëria do ofronte sigurinë jashtë kampeve të emigrantëve. Marrëveshja e beftë shkaktoi ‘tërmet’ politik në Itali që akuzoi qeverinë e Melonit se po shkelte ligjin e vendit dhe ligjin ndërkombëtar si dhe të drejtat e njeriut.

Kryeministri Rama nga ana e tij tha pas nënshkrimit të marrëveshjes se Shqipëria ia kishte borxh Italisë këtë gjë, për mbështetjen që ajo u ka dhënë emigrantëve shqiptarë.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga Hannah Arendt në ditët tona, Hungari 1956 – reflektim mbi ngjarjet
  • Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…
  • Shifra dhe analizë: Pse Shqipëria nuk zhvillohet pa rininë
  • U dënua me 25 vjet / E bija e Jakup Krasniqit: Babai po refuzon kontrollet mjekësore në Hagë
  • VIDEO / Berisha konfirmon Ramën: Pas protestës jam unë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on “Arrestoje, por mos e qëllo në kokë”
  2. T on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. Rn'S Bn'L on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  4. ANA on U dënua me 25 vjet / E bija e Jakup Krasniqit: Babai po refuzon kontrollet mjekësore në Hagë
  5. K R on Deutsche Welle: Nga Greqia shkoi te Irani dhe Rusia, tani është Antifa. Kush po ia “lëviz” fijet Ramës?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?