Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata Kushtetuese shtyn seancën për Berishën, ankimimi për “arrestin e shtëpisë” do të shqyrtohet në 2025
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjykata Kushtetuese shtyn seancën për Berishën, ankimimi për “arrestin e shtëpisë” do të shqyrtohet në 2025
AktualitetKronike

Gjykata Kushtetuese shtyn seancën për Berishën, ankimimi për “arrestin e shtëpisë” do të shqyrtohet në 2025

Published: December 24, 2024
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese shtyn për në janar të vitit të ardhshëm shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Seanca ishte planifikuar për në datën 27 dhjetor. Gjykata Kushtetuese njofton se “për arsye objektive seanca do të zhvillohet më 17 janar 2025”.

Berisha ankimoi në Kushtetuese masën e arrestit të shtëpisë lidhur me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Muajin e kaluar Gjykata Kushtetuese doli me njoftim duke pranuar kërkesën e ish-kryeministrit për të përshpejtuar procesin ndaj ankimimit.

- Publicitet -

Në datën 26.11.2024 Mbledhja e Gjyqtarëve, pasi mori në shqyrtim kërkesën për “Përshpejtimin e gjykimit”, të paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha në datën 25.11.2024, ka vendosur: – pranimin e kërkesës për përshpejtimin e gjykimit, si dhe reduktimin e afateve të palëve për paraqitjen e parashtrimeve dhe qëndrimeve të tyre, si dhe caktimin e seancë plenare mbi bazë të dokumenteve në datën 27.12.2024, ora 10:00″, thuhej në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 26 nëntor 2024.

Ndërkohë në seancën e 21 nëntorit, Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin lidhur me ankimimin e depozituar nga Berisha përsa i takon dy masave të para të SPAK, “detyrim paraqitje” dhe ndalim të daljes jashtë vendit, për të cilat Prokuroria Speciale anashkaloi autorizimin nga Kuvendi. GJKKO me shumicë votash, vlerësoi se legjitimohet i drejtë rruga që SPAK ka ndërmarrë duke shkuar t’i kërkojë GJKKO-së masë sigurimi ‘detyrim me paraqitje’ për Sali Berishën pa qenë nevoja të kërkonte autorizimin nga Kuvendi.

Ndërsa, Gjykata Kushtetuese rrëzoi masën e SPAK ndaj Berishës sa i takon bllokimit të pasaportës dhe daljes jashtë vendit.

Nga ana tjetër, po e njëjta Gjykatë rrëzoi ankimimin e Jamarbër Malltezit, duke lënë në fuqi masën e GJKKO ndaj tij, atë të “arrestit të shtëpisë”.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?