Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ajola Xoxa kërkoi 63 ditë shtyrje seance pas lindjes së fëmijës, GJKKO e rrëzon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ajola Xoxa kërkoi 63 ditë shtyrje seance pas lindjes së fëmijës, GJKKO e rrëzon
AktualitetKronike

Ajola Xoxa kërkoi 63 ditë shtyrje seance pas lindjes së fëmijës, GJKKO e rrëzon

Published: July 7, 2026
Shpërndaje

Sot mbahet në Gjykatën e Posaçme gjyqi për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Avokatët e Xoxës kanë kërkuar shtyrjen e procesit, duke argumentuar se ajo ka lindur më 29 qershor me operacion cezarian dhe, për shkak të lejes së lindjes prej 63 ditësh, nuk mund të jetë e pranishme fizikisht në seancë.

Ndërkohë, SPAK ka kundërshtuar kërkesën, duke theksuar se Kodi i Procedurës Penale nuk parashikon pezullim për këtë arsye dhe ka kërkuar që gjykata të shqyrtojë mundësinë e ndarjes së çështjes së Xoxës nga të pandehurit e tjerë.

- Publicitet -

Diskutimet në seancë

Avokati i Ajola Xoxës: E pandehura ka shprehur qëndrimin e saj pasi bën prezent faktin se në 29 qershor ka kryer lindje me cezarian dhe për këtë arsye nuk mundet të komunikojë lirshëm. Për këtë arsye kërkon shtyrjen e seancës referuar Kushtetutës për të drejtën e nënës dhe për shkak të rrethanave objektive referuar edhe kodit të punës, ligjit për sigurimet shoqërorë ku flitet për leje lindjeje prej 63 ditësh.

Ajola Xoxa ka shkruar një deklaratë që e lexon avokati i saj: Unë kërkoj të jem vetë e pranishme dhe kërkoj pezullimin e shqyrtimit deri sa të përfundoj lejen prej 63 ditësh që ma garanton ligji.

SPAK: Nga ana e avokatit të të pandehurës u kërkua pezullim i shqyrtimit gjyqësor deri sa të përfundojë leja. Kodi i procedurës penale nuk e njeh pezullimin për këto shkaqe. Por nga ana tjetër e pandehura shpreh dëshirën të paraqitet vetë. Është fakt që seanca ka nisur në shtator dhe e pa dehura nuk është paraqitur në asnjë seancë të vetme. Nëse gjykata e çmon të arsyeshme le të ndajë çështjen në ngarkim të të pandehurës Ajola Xoxa nga të pandehurit e tjerë.

Avokati i Xoxës: Presim që gjykata të shprehet. Vetë dispozita e lejoj pezullimin e gjykimit, ka mjaft raste për-shembull kur caktohet një ekspert apo kur i pandehuri ka probleme shëndetësore pezullohet shqyrtimi gjyqësor. Në rastin e nënës qe ka lindur me prerje cezariane, derisa ajo është me raport mjekësor si për çdo nënë që lind kështu, ligji e kërkon që të shtyhet seanca dhe të pezullohet gjykimi. Nëse gjykata mendon ta ndajë çështjen nga të tjerët mendojmë qe s’di ketë ekonomi gjyqësore.

Avokati Maks Haxhia: Për ta saktësuar ne kërkojmë pezullim të të gjithë procesit derisa të përfundojë leja e Xoxës.

Gjykata tërhiqet në Dhomë Këshillimi për të shqyrtuar kërkesën e avokatëve të Ajola Xoxës.

j.l./ dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kriza e mbeturinave rëndon Prishtinën dhe ambiciet politike të kryetarit të saj
  • Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë
  • KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë, po ku do t’i gjejë ata?
  • Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  • ​Tre skenarët e mundshëm: Si pritet të zbërthehen rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara

Komentet e Fundit

  1. Niku on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  2. . on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Roni on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  4. Dudumi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  5. vlonjati on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?