Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Mami u kënaq shumë kur…” Gjyqtarja e Elbasanit i kërkoi grupit Çopja të goditej gazetari i STOP dhe avokati që e informonte
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Mami u kënaq shumë kur…” Gjyqtarja e Elbasanit i kërkoi grupit Çopja të goditej gazetari i STOP dhe avokati që e informonte
KronikeLajmi i fundit

“Mami u kënaq shumë kur…” Gjyqtarja e Elbasanit i kërkoi grupit Çopja të goditej gazetari i STOP dhe avokati që e informonte

Published: November 26, 2024
Shpërndaje

Gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, është zbuluar nga përgjimet e SPAK se ka dashur të eliminojë Saimir Kodrën nëpërmjet grupit kriminal Çopja, ngjarje kjo që ka tronditur sistemin e drejtësisë.

Gjyqtarja është vënë në shënjestër të Kodrës në emisionin e tij televiziv e sipas përgjimeve, ka komunikuar me kriminelë të rrezikshëm përmes një telefoni SkyEcc të siguruar nga një anëtar i bandës Çopja.

Në bisedat e zbuluara, ajo ka porositur eleminimin e Kodrës.

- Publicitet -

Në këtë skemë përfshihen Endri dhe Klejdi Çopja, anëtarë të njohur të botës së krimit dhe pjesë e grupit të Suel Çelës. Endri Çopja, një personazh me precedentë të shumtë kriminalë, akuzohet për atentate të mëparshme, përfshirë sulmin me tritol ndaj Lulzim Kullës në 2018 dhe një përplasje me policinë e Elbasanit në 2017-ës.

Nga përgjimet rezulton se gjyqtarja, përmes vajzës së saj Megi Fetahu, ka ndërtuar lidhjen me grupin kriminal, duke siguruar mbështetjen e tyre për hakmarrje edhe ndaj avokatit të Kodrës Arben Llangozi.

E bija Megi Fetahu, në një bisedë, i ka thënë grupit kriminal “mami u kënaq kur i thashë se do të flasë me ju”.

Sipas komunikimeve mes grupit kriminal dhe gjyqtares, tentativa për të eliminuar Kodrën ka dështuar, pasi ai ishte i vështirë për t’u lokalizuar pasi ruhej vazhdimisht.

Një nga anëtarët e grupit, Marjus Lulaj, në një mesazh drejtuar Fetahut, shkruan:

“Për çunin e vogël… Nuk ka asnjë lidhje me djegien e makinave. Ai mund të ketë djegur shpin e familjarëve të Sajmirit të Stopit, ktë se kam të sigurt hahaha. Në fakt atë e kan ba shokët e mir Endri me Kledin. Në fakt unë doja ta dëmtoja direkt Saimirin. Ishte e pamundur, ruhej shumë. Flinte te “Plaza” vetë qeni, por do ta kap.

Atë që të ka ba ty ai do ta paguajë 10-fish. Do më falësh që nuk jam marrë shumë me të, se e di jemi të ngarkuar. Ta kalojmë këtë valë, nuk të falet, do ta paguajë për atë që të ka bërë ty…”

Përveç gazetarit, gjyqtarja kishte në shënjestër edhe avokatin Arben Llangozi, të cilin e shihte si person kyç që furnizonte Kodrën me informacione për aferat e saj. Grupi kriminal i Suel Çelës e ka kërcënuar avokatin Llangozi se do të kishte të njëjtin fat si Ravik Gurra, avokati i vrarë në vitin 2019 në mes të Elbasanit.

Nga dosja hetimore rezulton se gjyqtarja ishte e shqetësuar nga rreziku i pezullimit nga detyra për shkak të denoncimeve mediatike të Kodrës me burim Llangozin dhe kërcënonte grupin kriminal me heqjen e mbështetjes, nëse denoncimet ndaj saj vazhdonin.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Arben says:
    November 26, 2024 at 12:14 pm

    TELENOVELA

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Organizatat dokumentojnë 31 raste të dhunës policore gjatë protestave, kërkojnë hetimin e drejtuesve
  • FOTO / Mes gurëve, gazit dhe flakëve: Përleshjet mes policisë dhe protestuesve në Tiranë
  • Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh, 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur
  • 59 të lënduar nga protesta në Tiranë: 34 efektivë, 21 protestues dhe 4 kalimtarë
  • Ambasada e SHBA dhe dy kongresmenë amerikanë reagojnë për protestat në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv
  2. Detari on Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv
  3. Çun Tirone on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  4. Soza on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  5. A.X. on Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?