Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Goditet një bazë prostitucioni në Qerret, arrestohen 2 kineze dhe procedohen 6 ‘klientë’ shqiptarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Goditet një bazë prostitucioni në Qerret, arrestohen 2 kineze dhe procedohen 6 ‘klientë’ shqiptarë
AktualitetKronike

Goditet një bazë prostitucioni në Qerret, arrestohen 2 kineze dhe procedohen 6 ‘klientë’ shqiptarë

Published: July 5, 2025
Shpërndaje

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të prostitucionit.

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas një hetimi dyjavor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Baza”.

Goditet një bazë prostitucioni në Qerret të Kavajës.

- Publicitet -

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, pas një hetimi intensiv dhe të mirëorganizuar, finalizuan operacionin policor të koduar “Baza”, në kuadër të të cilit u dokumentua dhe u godit një rast i ushtrimit të prostitucionit.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetaseve kineze:

C. Y., 42 vjeçe dhe Y. Sh., 41 vjeçe, të dyja të dyshuara për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale 6 shtetas shqiptarë, klientë që dyshohet se kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës.

Nga hetimet rezultoi se dy shtetaset e huaja kishin marrë me qira një apartament në Qerret dhe, përmes komunikimeve në rrjetet sociale, siguruan klientë, duke ofruar shërbime seksuale kundrejt vlerave monetare nga 80 deri në 200 euro.

Dy shtetaset kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë si turiste, ndërsa në realitet ushtronin aktivitet të paligjshëm me qëllim përfitimi financiar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash në euro dhe dollarë dhe 2 telefona celularë, të përdorur për komunikime me klientët.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si po shkon “kredia studentore”
  • 13 tetor 2026
  • Prapaskenat e paktit Trump-Putin për naftën: Pse “The Telegraph” përmend edhe investitorët e Zvërnecit
  • Ministri shqiptar që u kap me Mercedes të vjedhur, historia e bujshme e vitit 1999 në kufirin Shqipëri-Greqi
  • Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese

Komentet e Fundit

  1. Adrian Thano on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  2. ¿? on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  3. demo on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  4. demo on Bojkoti paralizon GJKKO-në, në rrezik afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve
  5. Tosi on Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?