Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Goldi Halilit s’i del ‘e keqja’ për humbjen e kampionatit, postimi që i ka trazuar të gjithë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Goldi Halilit s’i del ‘e keqja’ për humbjen e kampionatit, postimi që i ka trazuar të gjithë
AktualitetSport

Goldi Halilit s’i del ‘e keqja’ për humbjen e kampionatit, postimi që i ka trazuar të gjithë

Published: May 30, 2023
Shpërndaje

Tirana ka humbur titullin kampion në dy javët e fundit të Kategorisë Superiore, duke parë se si trofeu kaloi në duart e Partizanit, edhe pse me pikë të barabarta me të kuqtë. Një moment padyshim zhgënjimi për bardhebluë që kishin kryesuar për shumë javë Superioren dhe kishin krijuar bindjen se do të ishin ata përsëri kampionët.

E zhgënjyer ka mbetur edhe Goldi Halili, vajza e presidentit Refik Halili, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka shfryrë dufin e saj duke folur për “mungesë njerëzillëku”, “mbetje toksike” dhe “krizë ekzistencializmi”.

“Çfarë domethënie ka një jetë e lënë pezull, një jetë ku ndonëse ke qenë edhe je zyrtarisht e ndarë nga ndotja, mbetesh ende e pashkurorëzuar!

- Publicitet -

Kështu Tirona ime, TI mbete krenari, ndonëse e trazuar. Jeto në Shqipërinë tënde si e para edhe e vetmja me kurorë mbi krye, e ulur në fron, me pafundësi çastesh të trishta, por gjithmonë me kohë të mangët për të reflektuar mbi tragjeditë e imponuara, sepse ti s’ke kohë të rrëzohesh ama ke gjithë kohën e nevojshme të masësh hapat e tu prej kampioneje, duke e krahasuar kështu hapin me rekorde të cilat TI vetë ke vendosur. Sa bukur kur matësja e suksesit je sërish TI!

Ka mbetur njerëzilleku anonim! Anonim nga ata që krijojnë edhe prodhojnë veç turp! Fatalitet! Unë kurrë nuk mendova se do të pihet lavdia nga një copë metali i përpunuar. Sa për të gjithë faktorët që kontribuan në mizërinë e djersës, mundit, investimit, emocionit, përjetimit tënd Tiron, ata vetëm sa të krijuan hapësirën për të cilën kishte nevojë zemra jote, atë hapësire realisht të domosdoshme për të hedhur mbetjet toksike për t’i lënë vendin e merituar përkufizimit të fjalës drejtësi!

Me besimin e palëkundur në Zot, gjithçka ndodh për një arsye më të mirë, ti Tiron po vazhdon të kryesh misionin tënd i cili po shërben për të vendosur standartin më të drejtë të industrisë së futbollit në Shqipëri! Kauza jote e heshtur edhe këtë vit si çdo vit u përmbush!

Për shumë, është luftë e përveçme kriza e ekzistencializmit, ti e ke fituar atë!

KF Tirana nuk është vetëm udhëtimi në zemrën e një skuadre por një udhëtim në zemrën e një kulture, të një qyteti”, shkruan ajo.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë
  • 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?