Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gotland, ishulli suedez nga ku mund të nisë një konflikt botëror midis Rusisë dhe NATO
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gotland, ishulli suedez nga ku mund të nisë një konflikt botëror midis Rusisë dhe NATO
AktualitetAnalizaBote

Gotland, ishulli suedez nga ku mund të nisë një konflikt botëror midis Rusisë dhe NATO

Published: July 5, 2022
Shpërndaje

Nga Enrico Franceschini

 

Lufta e Tretë Botërore mund të shpërthejë në një ishull suedez në Detin Baltik, i cili ndodhet në jug të Stokholmit dhe përballë Letonisë. Pak më e vogël sesa ishulli i Majorkës në Spanjë,  dhe me një popullsi prej vetëm 58.000 banorësh, Gotland konsiderohej më parë një atraksion turistik, një perlë e Evropës Veriore me dhjetëra plazhe të bardha dhe me qytetin historik Visbi, i rrethuar me mure mesjetare dhe nga rrënojat e lashta të një kishe, të cilat disa banorë vendas i krahasojnë me “kullën e Pizës”.

- Publicitet -

Por kërcënimi në rritje nga Rusia, i simbolizuar nga pushtimi i Ukrainës dhe anëtarësimi i Suedisë në NATO, po e transformojnë këtë peizazh idilik skandinav në një “aeroplanmbajtëse të pathyeshme në Baltik”. Kështu e përkufizon një ushtar suedez, në raportimin e gjatë që ikushton  “Financial Times” Gotlandit, duke e cilësuar pikërisht si vendin nga ku mund të nisë një konflikt botëror midis Aleancës Atlantike dhe Moskës.

Ekspertët e çështjeve ushtarake, të cituar nga gazeta britanike, thonë se nëse Putin vendos që të pushtojë njërin apo të gjitha shtetet baltike, tashmë që të gjitha anëtare të NATO-s, ka të ngjarë që ai të fillojë të zbarkojë pikërisht në këtë ishull që i përket Suedisë.

Analistët thonë se ka pak lokacione kryesore strategjike në të gjithë Evropën. Pasi kontrolli i Gotland nga ana e rusëve do të kërcënonte jo vetëm kryeqytetin suedez Stokholm, por edhe Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, duke bllokuar qarkullimin e anijeve në Baltik.

Nëse beteja për kontrollin e Ishullit të Gjarpërinjve në Detin e Zi, ishte e rëndësishme për Moskën, aq sa ishte një nga objektivat e parë të pushtimit, deri në tërheqjen që ndodhi pak ditë më parë, Gotland do të ishte një objektiv edhe më vendimtar.

Megjithatë, për dekada me radhë pas Luftës së Dytë Botërore, Suedia e la ishullin tërësisht të çmilitarizuar, si rezultat i statusit të neutralitetit që zgjodhi ky vend, të paktën nga pikëpamja ushtarake. Gjërat ndryshuan me pushtimin e Ukrainës, dhe do të ndryshojnë edhe më shpejt me anëtarësimin e Stokholmit (dhe Finlandës) në NATO , gjë që u bë e mundur javës që kaluar me heqjen e vetos së Turqisë ndaj hyrjes së tyre në aleancë.

Në fakt, ushtarët e parë suedezë filluan të mbërrijnë në Gotland që në vitin 2020. Dhe që nga ai moment, numri i trupave dhe i fortifikimeve ushtarake kundër zbarkimeve të mundshme ruse vetëm sa është shtuar. Sot në rrugët e këtij ishulli, është e zakonshme të shohësh burra dhe gra me uniformë.

Këto ditë ata janë edhe më të shumtë në numër, pasi NATO po kryen një stërvitje detare në Baltik, BALTOPS 22, në të cilën marrin pjesë ushtarë amerikanë dhe suedezë. Avionët luftarakë suedezë “Gripen” patrullojnë vazhdimisht në qiell.

Duke dëgjuar zhurmën e avionëve, ka nga ata që bëjnë shaka se pushtimi rus ka nisur tashmë. “Ata janë tanët!”- e korrigjojnë të mirë-informuarit. Nëse Lufta e Tretë Botërore do të fillonte këtu, Gotland do të ishte gati që ta përballonte atë. 

La Repubblica 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?