Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Greqia nën panikun e huliganëve të futbollit, pas kroatëve zbarkojnë dhe marsejezët! (tre tifozeritë më të çmendura)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Greqia nën panikun e huliganëve të futbollit, pas kroatëve zbarkojnë dhe marsejezët! (tre tifozeritë më të çmendura)
AktualitetRajoniSport

Greqia nën panikun e huliganëve të futbollit, pas kroatëve zbarkojnë dhe marsejezët! (tre tifozeritë më të çmendura)

Published: August 8, 2023
Shpërndaje

Ato njihen si tre tifozeritë më të çmendura dhe të dhunshme në Europë (Greqi-Kroaci-Francë), bashkë me anglezët dhe holandezët. Vrasja e tifozit 29-vjeçar të AEK-ut nga huliganët kroatë të “Bad Blue Boys” pritet të ndezë një cikël të ri dhune të pandalshme nga tifozët, që ka vendosur në alarm UEFA-n dhe autoritetet në Athinë.

Sipas policisë greke në aktet e dhunës që u regjistruan mbrëmjen e djeshme në “Nea Philadelphia” huliganët e Dinamo Zagrebit kanë bashkëpunuar me tifozët vendas të Panathinaikos, duke sulmuar rrethinat e Opap Arena-s, pasuar nga përplasjet e përgjakshme dhe vrasja e 29-vjeçarit Michalis.

Athina duket tashmë si një fuçi baruti që pritet të plasë, ndaj ndeshja e sotme e AEK-ut kundër Dinamo Zagrebit është shtyrë.

- Publicitet -

UEFA nuk ka bërë të njëjtën gjë me ndeshjen e Panathinaikos kundër Marsejës që do të luhet në Avenue të mërkurën, por ka kërkuar vigjilencë nga policia greke dhe blindim të kryeqytetit. Sfida me ekipi francez cilësohet si tepër e rrezikshme pasi, siç ndodhi me “Bad Blue Boys ” të Dinamos dhe ultrasve të Panathinaikos, ka një binjakëzimin të ultrasve të Marsejës me “Original 21” të AEK-ut.

UEFA ka njoftuar kështu Panathinaikos se ndeshja e së mërkurës do të zhvillohet me masa të shtuara sigurie. Në ndeshjen midis “të Gjelbërve” të Athinës dhe francezëve do të ketë edhe një oficer sigurie shtesë nga federata europiane.

Çështja, natyrisht, është të sigurohet qetësia dhe rendi edhe në rrugët e Athinës.

Gjë që në asnjë mënyrë nuk ndodhi të hënën, kur një lumë huliganësh kroatë mbërritën në kryeqytetin helen dhe u hodhën në sulm. Ndaj informacionet thonë se në Athinë ka shumë gjasa që të gjenden huliganë nga Marseja, por edhe nga Livorno italiane të cilët mbajnë lidhje të ngushta me tifozët e AEK-ut.

Krahas kësaj, përflitet edhe për ardhjen e tifozëve të Saint Pauli, ndërsa ultrasit e Panathinaikos presin mbështetjen me huliganë nga Roma, Rapid Vienna dhe Steaua Bukureshti.

Frika për një tentativë “hakmarrjeje” për vrasjen është e madhe, ndaj të gjitha forcat e policisë janë në këmbë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tensione mes Argjentinës dhe Brazilit, përshkallëzohet kriza diplomatike pas deklaratave të Mileit ndaj Lulës
  • Shqipëria, me konsumin më të ulët të energjisë në banesa në Europë
  • Temperaturat e larta, Instituti i Gjeoshkencave: Rrezik i lartë për zjarre në këto qytete
  • Drafti i marrëveshjes SHBA-Iran-Oman për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, pesë kushtet kryesore
  • Horoskopi 5 Gusht 2026, çfarë parashikojnë yjet për shenjat ditën e sotme

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  2. demo on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  3. Mapo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  4. xhaxhi moderatori on SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  5. Five company on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?