Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gripi, çfarë parashikohet javën në vijim dhe çfarë (nuk) duhet të bëjmë këto ditë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Gripi, çfarë parashikohet javën në vijim dhe çfarë (nuk) duhet të bëjmë këto ditë
Lajmi i funditShendetesi

Gripi, çfarë parashikohet javën në vijim dhe çfarë (nuk) duhet të bëjmë këto ditë

Published: January 17, 2024
Shpërndaje

Si të mbrohemi nga gripi i këtyre ditëve dhe si ta dallojmë nga alergjia. Si të shfrytëzoni hithrën, sherebelën dhe rozmarinën kundër simptomave…

 

Dy javët e ardhshme të janarit dhe veçanërisht shkurti do jenë të ngarkuar shumë me viruse. Situata do rëndohet për fëmijët dhe të moshuarit.

- Publicitet -

“Rrisni imunitetin me lëngje të freskëta agrumesh, konsumoni perime dhe shmangni ambientet me shumë njerëz ose në raste të pashmangshme përdorni maskë që të mos infektoheni”, këto janë këshillat që japin  mjekët këto ditë ku në spitale ka ngarkesë dhe nëpër qendra shëndetësore fluks të shtuar pacientësh me grip, COVD dhe viroza.

“Mos të rrimë në ambiente të mbyllura. Mos të rrimë me shumë njerëz. Të përdorim maskën për të mbrojtur veten. Të shtohet sasia e lëngjeve, ku ka më mirë se limoni dhe portokallet. Duhet të konsumojmë supëra dhe çajra”, tha Silvana Sadria-mjeke pneumologe.

Në dispanserinë e Tiranës  ka fluks pacientësh të cilët paraqiten për grafi apo ekzaminime të tjera të referuar nga mjeku i familjes kur konstatojnë prekje të mushkërive nga virusi.

“Ne shpesh këshillojmë që nëse ke simptomat ne dy tre ditët e para duhet të rrini në regjim shtrati. Në këto kushte nëse lëvizim mund të përdorim maskat për të mbrojtur veten dhe të tjerët”, tha mjekja.

Virozave i shtohen dhe rastet e alergjisë. Alergjia mund të përshkruhet si një reagim jo normal i sistemit imunitar ndaj një substance që jo domosdoshmërisht është e dëmshme.

Njerëzit alergjikë kanë nivele të larta antitrupash, të cilat kur ndërveprojnë me polenin apo mykun aktivizojnë disa rruaza të bardha speciale të gjakut.

Këto rruaza çlirojnë histaminë që nxit simptomat alergjike. Prevalenca e alergjive stinore në botë është shumë e lartë. Këto alergji ndodhin në kryesisht në periudha të caktuara të vitit.

Simptomat e këtyre alergjive janë si gripi dhe ngatërrohen:  tështimat, bllokim dhe rrjedhje të hundëve, kruarje të syve, kollë të thatë, lodhje apo azma.

Trajtimet kundër alergjive stinore janë farmaceutike por edhe natyrale. Në këto të fundit, përdoren kryesisht, barishte, erëza dhe bimë mjekësore.

Në këtë artikull do të mësoni se si të shfrytëzoni hithrën, sherebelën dhe rozmarinën kundër simptomave të alergjisë.

Sherebela

Sherebela është një bimë mjekësore që është përdorur nga njerëzimi që në lashtësi. Ajo është fantastike kundër alergjive sepse është shumë e pasur me substanca që luftojnë inflamacionin. Ajo ka vlera qetësuese dhe është shumë e mirë për tretjen.

Rozmarina

Kjo bimë mjekësore zbut inflamacionin si pasojë e alergjive, sidomos atë që manifestohet me tharje, kruarje dhe lotim të syve. Për më tepër, kjo bimë ka aftësi të shkëlqyera për përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Hithra

Hithra është një barishte e egër e cila ka aftësi të shkëlqyera detoksifikuese. Përdorimi i saj lehtëson eliminimin e toksinave nga organizmi. Ajo pengon histaminën, zbut simptomat e alergjive dhe përmirëson cilësinë e jetës tek alergjikët.

Recetë:

Çaji i Rozmarinës, Sherebelës dhe Hithrës Kundër Alergjive: Për përgatitjen e këtij çaji këshillohen sasi të barabarta të tre bimëve, të thata ose të freskëta dhe zierja e tyre në ujë.

Pra, një lugë çaji me ekstrakt sherebele, një lugë çaji me ekstrakt hithre dhe një tjetër lugë çaji me rozmarinë zihen në një filxhan e gjysmë çaji me ujë.

 

Lëngu duhet kulluar dhe më pas ëmbëlsuar me mjaltë. Ky çaj duhet pirë çdo ditë, mundësisht mes vakteve për një ndikim më të mirë kundër alergjive.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  • VIDEO: Protestuesi i veçantë, me dhi para Kryeministrisë
  • VIDEO: Presidenti i SHBA dhe Iranit nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës
  • Shtrenjtohet më tej Shqipëria, çmimet e ushqimeve kalojnë për herë të parë mesataren e BE
  • Sot seancë plenare, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet në Kuvend

Komentet e Fundit

  1. Ana on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  2. Emi on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Xha Teme analisti on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  4. Kokpalari 21 janarit on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  5. Phoenix on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?