Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kryetar i Bashkisë, do dalësh i humbur”! Publikohen pjesë të tjera nga sjellja e prokurorit, gjyqtari e paralajmëron disa herë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Kryetar i Bashkisë, do dalësh i humbur”! Publikohen pjesë të tjera nga sjellja e prokurorit, gjyqtari e paralajmëron disa herë
KronikeLajmi i fundit

“Kryetar i Bashkisë, do dalësh i humbur”! Publikohen pjesë të tjera nga sjellja e prokurorit, gjyqtari e paralajmëron disa herë

Published: February 26, 2025
Shpërndaje

Pjesë nga transkripti i marrë nga salla e gjyqit në GJKKO datë 12 shkurt 2025:

Prokurori, debat me avokatin Ermir Beta dhe Erjon Veliaj

Prokurori Ols Dado: Ç’a thua more, ç’a thu? E lexon dosjen?

- Publicitet -

Gjyqtari Erjon Bani: [I tërheq vëmendjen prokurorit]

Avokati Ermir Beta: Më korrigjoni nëse s’jam në rregull.

Erion Veliaj: Të paktën një nga dy prokurorët, është në konflikt të pastër interesi dhe po duhet të distancohet nga ky gjyq dhe të thotë: “Unë kam marrë leje nga Erion Veliaj, unë i kam shkuar Erion Velisë dhe i kam kontestuar lejen”. S’po them çfarë thotë lart e poshtë mejhaneve, por po them këto që m’i ka shkruar mua. Dhe kjo është në konflikt të pastër interesi…

Ols Dado: Mejhaneve mos flisni ju, jo unë. Mejhaneve mos flisni ju, jo unë…

Debat me biznesmenin Gentian Sula

Gentian Sula: Po urdhëro.

Ols Dado: Po pyes për fakte që lidhen me jetën tuaj. Jua kam bërë edhe gjatë deklarimeve që ju kam marrë.

Gentian Sula: Më falni nuk e kuptova fjalën e fundit…

Ols Dado: Ju pyes për gjëra që lidhen drejtpërdrejtë me ju. Pra jo më the dhe të thashë.

Gentian Sula: Ju kuptoj shumë mirë dhe po ju kthej përgjigje për dinjitet, sepse ndoshta do të ishte më serioze…

Ols Dado: Ore je i detyruar të kthesh përgjigje…Nuk është ai charteri që mendoni ju, charter është dhe kur e merr këtu nga Tirana, organizon 250 veta dhe shkohet me pushime në Turqi, ky është charteri. Kështu që….

Gentian Sula: E kuptova po as me këtë nuk kam qenë.

Ols Dado: S’ka thën njeri për charter, por ashtu del aty ku dalin të gjithë Charter.

Debat i prokurorit me biznesmenin Shkëlqim Fusha

Ols Dado: Z. Fusha!  Greta Domin e njihni?

Shkëlqim Fusha: Personalisht, jo.

Ols Dado: Si e ke pajtuar për të bërë një punë?

Shkëlqim Fusha: Ne kemi shumë personel në zyrë dhe personeli është marrë me të, ka sjellë relacionin, është lexuar. Sa kujtoj se që në 2020.

Dado: Kot t’ju pyes dhe për Ines Danin se besoj është e njëjta përgjigje.

Gjyqtari: Bëni pyetjen njëherë prokuror

Ols Dado: Ines Danin?

Shkëlqim Fusha: Në zyrën time mund të ketë me dhjetra takime në ditë, jurist, e procese të tjera të ndryshme….Unë po them kam pajtuar një proces konsulence që paskan qenë dy punonjëse apo ka qenë një punonjëse unë s’ta them dot sepse e kam takuar me specialistët e mi në zyrë.

Ols Dado: Janë lëshuar dy fatura në drejtim të shoqërisë suaj dhe ju keni bërë pagesat për të dy punonjësit. Jua saktësoj unë këtë gjënë.

Shkëlqim Fusha: Patjetër.

Ols Dado: Çfarë ka bërë njëra punonjëse dhe çfarë ka bërë tjera?

Shkëlqim Fusha: Të njëjtin proces kanë bërë të dyja.

Ols Dado: Po përse janë ndarë kto lekët?

Shkëlqim Fusha: Mund të ketë qenë arsye të tyre a tonat se di, sepse u bënë vite. Madje mund të jenë katër vite e ca. 

Debat i prokurorit me bisnesmenin Fatmir Bektashi

Ols Dado:  Para se të bëni sponsorizimin e Byl-A prej 60 mijë eurosh, keni pasur udhëtim jashtë shtetit?

Fatmir Bektashi: Unë jam ndërtues …

Ols Dado: Po ose jooo le të jetë gjykata…

Bektashi: 2016?

Ols Dado: 2016 në këtë bot është pas Krishtit, pooo ose joo…

Gjyqtari Erjon Bani: Keni pasur ose jo

Fatmir Bektashi: Po në 2016.

Ols Dado: … Do ta këshilloja kryetarin e Bashkisë që të mos ta bëjë gropë të pistë sepse do të dalë i humbur. Tani vazhdojmë…

Gjyqtari: Tani, kujdes me këtë komunikim…

Ols Dado: Do them dhe unë gjërat e mia meqë e kam këtu e kisha harruar…

 

*Këto janë pjesë të transkriptit marrë nga salla ku u gjykua për masat e sigurimit të Erjon Veliajt, Ajola Xoxes, Elman Abules dhe bisnesmenëve Fatmir Bektashi, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, dhe Meriman Palushi. Për më shumë, klikoni KËTU

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?