Nga Johana Lubonja
Këto janë pjesë të transkriptit marrë nga salla ku u gjykua për masat e sigurimit të Erion Veliajt, Ajola Xoxes, Elman Abules dhe bisnesmenëve Fatmir Bektashi, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, dhe Meriman Palushi.
Nëse do dëgjohej i gjithë debati në audio dhe nëse do të shihej në video fytyra e çakërryer e prokurorit Ols Dado, pasthirrmat dhe xhestikulacionet e tij të natyrës psiqike, çdo jurist, politikan, ndërkombëtar apo fshatar do ndjehej më shumë se sa keq. Ashtu si ndjehej gjyqtari Erjon Bani që kur e qetësonte prokurorin e ngrehur gati në shpërthim, mendonte me vete “Përse gjetën këtë budalla sot, a nuk kishin tjetër?!”
Ashtu si ndjehej edhe vetë Altin Dumani për prokurorin që po ia nxirrte gjyqin jo vetëm nga binarët etikë, por po e rrëzonte komplet çështjen bashkë me kamionin e bukur të SPAK.
Të turpshme ishin gjestet, sjelljet, thëniet e Ols Dados që më në fund e prezantoi “noterin” e fshehur brenda tij prej vitit 2008. Por më e turpshme është heshtja e qeverisë së drejtësisë me KLP, ILD dhe KLGJ kur u njoftuan se në sallën e 12 shkurtit “u bë nami”.
Papastërtia leksikore e Ols Dados na kujton pisllëkun e prokurorëve të pagdhendur të “plepave” menjëherë pas verës së 1991, ndërsa fytyra e tij hakërryese nuk ka asnjë dallim nga një i burgosur që ka kryer krimin e gjakmarrjes i yshtur nga merita e ndëshkimit kanunor.
Po tani, kush do ta sistemojë një Prokurori që ka vidhosur në shpirtin e saj të tilla “Dado”? Përse rekrutimi KLP-ist nuk i dëgjoi asnjëherë hungërimat e tyre në salla gjyqi?
Sigurisht që kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, nuk e njeh Ols Dadon, as aftësinë e tij për Shkrim dhe Arsyetim Ligjor, kur tha dje në një tryezë të arritjeve të SPAK:
“Kjo është një situatë e re që vendi ynë është vendosur dhe jo vetëm vendi ynë, por e gjithë shoqëria jonë… ku diskutohet çdo vendim apo çdo masë sigurimi dhe çdo sjellje e një prokurori, i çdo qelize të punës së tij, që është njësoj sikur të rrijë një njeri me mua 24 orë dhe të komentojë çdo sjellje timen; do ta kem të pamundur të realizoj një funksion, një detyrë, aq më tepër kur është detyrë ligjore apo kushtetuese, kështu që mendoj se duhet t’i japim kohën e duhur të gjithëve për të treguar që dinë ta bëjnë detyrën e tyre ose që kanë gabuar.”
Por zonja Bogdani, pasi të lexojë dhe dëgjojë transkriptin “Dado”, do duhet t’i tregojë vetes dhe opinionit publik: Sa duhet të gabojë një prokuror që të mos quhet vrasës i Reformës në Drejtësi?
Prokurorët “Dado” ne kemi zgjedhur që të heqim bukën e gojës nga fëmijët tanë, për t’i paguar me 70-80 mijë euro në vit. Hetuesit e tipit “Gurguri”, me më shumë se gjysmën e kësaj shume i paguajmë, për të hetuar në mes të ditës dhe jo në skutave të natës…
Baballarët e Reformës “amerikane” në Drejtësi na detyrohen sot një shpjegim: Si mundi të futej një dadiçek i tillë në gomat e paçpueshme të kamionit SPAK?
Debat me avokatin Ermir Beta dhe Erjon Veliaj
Prokurori Ols Dado: Ç’a thua more, ç’a thu? E lexon dosjen?
Gjyqtari Erjon Bani: [I tërheq vëmendjen prokurorit]
Avokati Ermir Beta: Më korrigjo nëse s’jam në rregull.
Gjyqtari Erjon Bani: Herë tjetër mos ndërhyni pa lejen e trupit gjykues. Nuk e drejtoni ju seancën, e drejton Gjykata. Kështu që, vetëm me lejen e Gjykatës do të flisni, secila prej palëve. Atëherë, avokat…
Erion Veliaj: Kjo për ta përfunduar që nga fillimi deri në fund, po paragjykohem nga dikush në konflikt interesi. Të paktën një nga dy prokurorët, është në konflikt të pastër interesi dhe po duhet të distancohet nga ky gjyq dhe të thotë: “Unë kam marrë leje nga Erion Veliaj, unë i kam shkuar Erion Velisë dhe i kam kontestuar lejen. S’po them çfarë thotë lart e poshtë mejhaneve, por po them këto që m’i ka shkruar mua. Dhe kjo është në konflikt të pastër interesi…
Ols Dado: Mejhaneve mos flisni ju, jo unë. Mejhaneve mos flisni ju, jo unë…
Debat me biznesmenin Gentian Sula
Gentian Sula: Po urdhëro.
Ols Dado: Po pyes për fakte që lidhen me jetën tuaj. Jua kam bërë edhe gjatë deklarimeve që ju kam marrë.
Gentian Sula: Më falni nuk e kuptova fjalën e fundit…
Ols Dado: Ju pyes për gjëra që lidhen drejtpërdrejtë me ju. Pra jo më the dhe të thashë.
Gentian Sula: Ju kuptoj shumë mirë dhe po ju kthej përgjigje për dinjitet, sepse ndoshta do të ishte më serioze…
Ols Dado: Ore je i detyruar të kthesh përgjigje…
Ols Dado: Nuk është ai charteri që mendoni ju, charter është dhe kur e merr këtu nga Tirana, organizon 250 veta dhe shkohet me pushime në Turqi, ky është charteri. Kështu që….
Gentian Sula: E kuptova po as me këtë nuk kam qenë.
Ols Dado: S’ka thën njeri për charter, por ashtu del aty ku dalin të gjithë Charter.
Debat i prokurorit me biznesmenin Shkëlqim Fusha
Ols Dado: Z. Fusha!
Gjyqtari Erjon Bani: Dhe për ju se duhet të jetë korrekte gjykata. Ju keni të drejtë që të heshtni sepse merrni pyetjen pro nuk keni detyrim. Mund të konsultoheni me avokatin për çdo lloj pyetje që ju dëshironi ti jepni prokurorisë.
Ols Dado: Greta Domin e njihni?
Shkëlqim Fusha: Personalisht jo.
Ols Dado: Si e ke pajtuar për të bërë një punë?
Shkëlqim Fusha: Ne kemi shumë personel në zyrë dhe personeli është marrë me të, ka sjellë relacionin, është lexuar. Sa kujtoj se që në 2020.
Dado: Kot t’ju pyes dhe për Ines Danin se besoj është e njëjta përgjigje.
Gjyqtari Erjon Bani: Bëni pyetjen njëherë prokuror?
Ols Dado: Ines Danin?
Shkëlqim Fusha: Në zyrën time mund të ketë me dhjetra takime në ditë, jurist, e procese të tjera të ndryshme….
Shkëlqim Fusha: Unë po them kam pajtuar një proces konsulence që paskan qenë dy punonjëse apo ka qenë një punonjëse unë s’ta them dot sepse e kam takuar me specialistët e mi në zyrë.
Ols Dado: Janë lëshuar dy fatura në drejtim të shoqërisë suaj dhe ju keni bërë pagesat për të dy punonjësit. Jua saktësoj unë këtë gjënë.
Shkëlqim Fusha: Patjetër.
Ols Dado: Çfarë ka bërë njëra punonjëse dhe çfarë ka bërë tjera?
Shkëlqim Fusha: Të njëjtin proces kanë bërë të dyja.
Ols Dado: Po përse janë ndarë kto lekët?
Shkëlqim Fusha: Mund të ketë qenë arsye të tyre a tonat se di, sepse u bënë dy vite a tre vite. Madje mund të jenë katër vite e ca. Unë metodën si është paguar ka qenë përzgjedhje e personave nga ne ose vetë ato.
Debat i prokurorit me bisnesmenin Fatmir Bektashi
Ols Dado: Pse po fabrikojmë gjë ne? Ne nuk po fabrikojmë rri i qetë…
Gjyqtari Erjon Bani: Dëshironi që t`i përgjigjeni apo dëshironi të heshtni?
Ols Dado: Me z. Veliaj para se të bëni sponsorizimin e Byl-A prej 60 mijë eurosh, keni pasur udhëtim jashtë shtetit?
Fatmir Bektashi: Unë jam ndërtues …
Ols Dado: Po ose jooo le të jetë gjykata…
Fatmir Bektashi: 2016?
Ols Dado: 2016 në këtë bot ësht pas Krishtit, pooo se joo…
Gjyqtari Erjon Bani: Keni pasur ose jo.
Fatmir Bektashi: Po në 2016.
Pranimi i konfliktit të interesit me Erjon Veliaj nga Prokurori Ols Dado
Ols Dado: Z. Gjyqtar, përpara se të kaloj në diskutimin tim përfundimtar do të më lejoni që të saktësoj disa element. Atëherë për respekt të Gjykatës dhe të drejtuesit të prokurorisë së posaçme se ka lidhje të drejtpërdrejtë në këtë proces, po ju sqaroj se prokurori i çështjes jo vetëm që nuk është në konflikt interesi, por as në shkaqet e përjashtimit të parashkruar në Kodin e Procedurës penale. Në ndryshim nga kryetari Bashkisprokurori i çështjes ka ruajtur mesazhin me kryetarit të bashkisë. Bëhet fjalë për vitin 2021. Mund t’jua saktësoj unë: 18 maj 2021. Kur prokurori aktualisht i SPAK-ut ushtronte detyrën në Prokurorinë e Përgjithshme e cila nuk ka juridiksion më fillestar pas ndryshimit të Kushtetutës dhe të ligjeve nën të për personat ku përfshihet dhe kryetari i Bashkis. Pra në asnjë lloj rrethane konflikti interesi. I jam drejtuar Kryetarit të Bashkis me një mesazh që po ta lexoni... Për më tepër, edhe pas kësaj kemi pasur rastin të takohemi me kryetarin e Bashkis në një moment tjetër dhe i kemi shprehur falenderimet tona. Ato kontestimet...po me sa duket nuk e ka llogaritur që ne këtë mesazh ne e kemi. Do ta këshilloja kryetarin e Bashkisë që të mos ta bëjë gropë të pistë sepse do të dalë i humbur. Tani vazhdojmë…
Gjyqtari Erjon Bani: Tani kujdes me këtë komunikim…
Ols Dado: Do them dhe unë gjërat e mia meqë e kam këtu e kisha harruar.
Gjyqtari Erjon Bani: Kjo është çështje që nuk i përket trupit gjykues. Kjo është çështje që zgjidhet nëse ka kërkesa për përjashtimin e prokurorit mund t’i bëjë kërkesë z. Veliaj drejtuesit të Prokurorisë dhe ta vlerësojë ai sipas ligjit të brendshëm. Nuk është kjo çështja që i përket këtij gjykimi. Kështu që kërkoj edhe nga ana juaj si prokuror dhe z. Veliaj që këtë çështje mos të diskutohet më në diskutimin përfundimtar.
Debat i prokurorit me Erion Veliaj
Erion Veliaj: Zoti Kryetar, së pari, sapo u informova për këtë. Nuk jam pyetur nga prokurori për këtë. E keni në procesverbal që unë nuk jam pyetur. Ajo që po ju them është se pasi e dëgjova këtë, kam verifikuar që jam ftuar nga kjo organizatë. Tani, mund të ketë njerëz që paguajnë për gruan, për nënën, këtë nuk e di, gruaja ime s’ka qenë në atë udhëtim. Di të them që kam qenë në Roterdam, dhe jo Amsterdam siç pretendohet. Nuk ka qenë udhëtim me charter, por udhëtim komercial. Kryetarit të Bashksië së Tiranë si ka ardhur një ftesë nga kjo organizatë. Kjo organizatë thotë që jemi një grup arkitektësh që po punojmë për këtë projekt propozim, duam që t’i hidhni një sy pse po bëhet ky diskutim, si shkon perspektiva, a shkon me shitjet e Tiranës. Është diçka e rëndomtë që ndodh me çdo arkitekt. E për sa kohë që unë kam provën, kam ftesën, ai është gati të dëshmojë, kompania e Roterdamit, pra studio. Për sa kohë që s’ka pasur lidhje fare me vendimmarrjen time. Ju lutem, meqë prokurori iu referua. Së pari, e drejta e lejes është një e drejtë e pakonkurrueshme, se nuk futen 10 veta të aplikojnë. Ti mund të kesh pretendime, siç ka pasur vërejtje prokurori për lejen e vet. Mund të kesh edhe konflikt interesi, siç ka për mendimin tim konflikt të madh interesi. Por, leja nuk është se e konkurron dikush tjetër. Pra Kisha Katolike që ka përballë, nuk mund të ndërtojë në tokën e prokurorit. Aty mund të ndërtojë vetëm ai që ka pronën.
[Ndërhyn prokurori OLS DADO dhe nuk dëgjohet]
Gjyqtari Erjon Bani: Ju lutem!
Erion Veliaj: Po ju shpjegoj se si funksionon. Pra, lejen nuk e merr organizata e arkitekturës
Ols Dado: Ndyrësirë. S’ke turp që thua, tregon banesën e prokurorit këtu, ça është ky, kërcënim është ky? Është kërcënim ky që tregon banesën e prokurorit?
Erion Veliaj: Asnjë kërcënim.
[Prokurori Ols Dado ngrihet në këmbë dhe bën me dorë..]
Gjyqtari Erion Bani: Prokuror ulu.
Ols Dado: Aa? Ç’a ësht ky? Kërcënim ësht ky?
Erion Veliaj: Unë besoj është konflikt interesi. Prokurori mendon që edhe kjo sjellje është normale, por kjo s’është normale.
Ols Dado: E kam mesazhin këtu.
Erion Veliaj: Por kam të drejtë të them që s’është normale.
[Prokurori Ols Dado shfryn nga vendi ulur por nuk dëgjohet]
Gjyqtari Erjon Bani: Prokuror!
Erion Veliaj: Po, të njëjtën gjë thashë dhe unë. Si në atë kohë ku dikujt duhet t’i gjejmë një faj, dhe organizohet nën emrin e një anonimi, një skenar që po përjetoj unë sot nga kjo anë e xhamit këtu që po flasim. Po flitet në qerret që është prerë një faturë, që siç kam zbuluar, është prerë gabim nga kompania. Ajo që ndodh shpesh, thonë shtëpia e filanit dhe shtëpia e fishekut. Ne akoma aty ku kalova dy netët e fundit i themi shtëpia e Salës, të gjithë zonës të Jeronim de Rama. Unë me të vërtetë jam në burg, edhe ato dy ditë që isha, nga dritarja po shikoja një punë që kisha bërë. Pra, jam ndjerë mirë që edhe nga dritarja e burgut shikoja një punë të mirë që unë kam bërë. Por, asaj lagje i thonë akoma shtëpia e Salës. Pra, toponimi. Pra, njerëzit thonë meqë e kemi parë këtë 5x, kjo është shtëpia e Erionit. Patjetër. Njerëzit i referohen VIP-it. Shtëpia e Servet Pëllumbit. Shtëpia e Luan Hajdaragës. Luan Hajdaraga, ka ndërruar jetë me kohë, vajza ambasadore, i referohen të gjithë zonës së Librit Universitar përballë, shtëpia e Hajdaragës.
Ols Dado: Pse s’kam dëgjuar të thonë shtëpia…
Gjyqtari Erjon Bani: Prokuror! Një sekondë. Është e disata herë që po ju tërheq vëmendjen.