Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gruaja e Navalny: E helmuan me Novichok, po presin t’i zhduken gjurmët e agjentit nervor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gruaja e Navalny: E helmuan me Novichok, po presin t’i zhduken gjurmët e agjentit nervor
AktualitetBote

Gruaja e Navalny: E helmuan me Novichok, po presin t’i zhduken gjurmët e agjentit nervor

Published: February 19, 2024
Shpërndaje

Gruaja e liderit opozitar rus, Alexei Navalny ka publikuar një video-deklaratë për vdekjen e bashkëshortit të saj.

Yulia Navalny akuzon autoritetet ruse për fshehjen e trupit të tij ndërsa presin që të zhduken gjurmët e agjentit nervor novichok me të cilin e helmuan.

Ajo gjithashtu zotohet se do të nxjerrë emrat e atyre që janë përfshirë në vdekjen e tij dhe arsyen pse u vra, ndërkohë që Kremlini, i dyshuari kryesor ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje.

- Publicitet -

“Unë ju bëj thirrje që të qëndroni përkrah meje. Të ndajmë jo vetëm pikëllimin dhe dhimbjen e pafund që na ka mbështjellë dhe nuk e lë të shkojë. Unë gjithashtu ju kërkoj të ndani tërbimin dhe urrejtjen për ata që guxuan të vrasin të ardhmen tonë. Unë ju flas me fjalët e Alexeit, në të cilat besoj vërtet. Nuk është turp të bësh pak. Ka turp të mos bësh asgjë, të lejosh që të të trembin. Ajo që na duhet është një Rusi e lirë, paqësore dhe e lumtur. Rusia e mrekullueshme e së ardhmes që burri im e kishte ëndërruar aq shumë. Kjo është ajo që na duhet. Ky është vendi në të cilin dua të jetoj dhe ku fëmijët tanë të rriten. Ky është vendi që dua të ndërtoj së bashku me ju. Vendi që imagjinoi Alexei Navalny. Kjo është e vetmja mënyrë – asnjë tjetër – në të cilën sakrifica e paimagjinueshme që ai bëri, nuk do të ketë qenë e kotë”, tha ajo, shkruan Sky News. 

Komentet e saj vijnë pasi zëdhënësi i Navalny tha se nëna dhe avokati i tij u ndaluan të shihnin trupin e tij në një morg këtë mëngjes.

Navalny, i cili ishte lideri më i shquar i opozitës në Rusi, kishte qenë pas hekurave që kur u kthye në Moskë pasi u shërua në Gjermani nga helmimi me agjent nervor në vitin 2021.  Ai vdiq në një koloni penale të Arktikut të premten, me autoritetet që pretendojnë se ai u rrëzua pas një shëtitjeje.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Muri i Berlinit dhe Tirana”!
  • Zv/presidentja e Asamblesë të OSBE: Në Shqipëri, studentët po gjobiten e dhunohen se ushtrojnë të drejtën e protestës
  • U helmuan nga ushqimi? 7 fëmijë të kopshtit Nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital
  • E rëndë, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit
  • Dorëheqja e parakohshme nga BQE-ja, a do të jetë Christine Lagarde presidentja e re e Francës

Komentet e Fundit

  1. Diana on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
  2. SHQIPTAR on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  3. SHQIPTAR on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  4. SHQIPTAR on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  5. demo on “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?