Nga Romelda Bozhani
Botuar në DITA
Një natë dimri, tërë feksje dritash, në qytezën tonë italiane prej tetë mijë banorësh, u gjend një maçok i vrarë. I kishin vënë flakën me fishekzjarret e mbetura të Vitit të Ri dhe maçoku, që rastësisht qëlloi të ishte edhe jetim, edhe qorr, edhe plak, edhe i vetmuar, edhe grindavec, sipas atyre që e njihnin, ishte përpëlitur disa minuta mes flakësh e ngordhi.
Nuk dua ta mendoj dhembjen e kafshës së gjorë, ato çastet e tmerrshme, që ndajnë jetën dhe vdjekjen e një maceje, si të ishte jeta dhe vdekja e një njeriu, por dua të ndalem te jehona që pati ky rast në jetën tonë, në qetësinë e kësaj qyteze, që i ngjet çdo lloj province tjetër, pa bujë e bëma të mëdha.
Bubëlloi çdo gjë atë ditë. U ngritën të gjithë në këmbë për të gjetur fajtorin. Domethënë, në tetë mijë banorë: italianë, shqiptarë, rumunë, indianë, afrikanë, gra, burra, shoferë, pjatalarës, kuzhinierë, shitës, shtëpiake, sehirxhinj etj, duhet të gjendeshin ata dy, ose tre, ose një adoleshent bjerrakohës, që kriminel e bëri vrasja e një kafshe e jo e një njeriu.
Erdhi ekipi i një televizioni kombëtar për të bërë lajm. Foli kryetari i bashkisë, kryetarja e shoqatës në mbrojtje të kafshëve, policia po e po, qytetarë të rastësishëm, njerëz të ngeshëm jo të rastësishëm. Doli në televizor, me shapkë në kokë, regjisori ynë i vetëm, që në kohë të lirë bëhet edhe i vetmi biletashitës, në të vetmin teatër të qytezës. Citoi ca vargje të Dantes e fët e fët donte t’i jepte zgjidhje çështjes. “Është çështje qytetarie”, tha. “Ka vdekur çdo ndjenjë, çdo gjë e bukur që na nderonte më parë”, shtoi me nxitim.
U panë e u studiuan videot e zonës, u bë thirrje për rigjetje të atij njerëzillëku të dikurshëm, që, sipas brezit të vjetër, asnjëherë nuk i përmbush ca standarte në ditët e sotme. U premtua që fajtori do të gjendej, shoqëria do të aktivizohej më shumë për të ndërtuar modele për të qenë e jo gjysma gjel e gjysma kapua, si ky brezi i fundëm, etj, etj.
E treguar kështu, duket sikur bëhet fjalë për ca ngjarje, që s’i përkasin botës sonë prej homo balcanicus. Ne s’kemi kohë e mendje të merremi me vrasjen e një maceje. Ne, vdekjen e kemi ende prej mishi e gjaku njeriu. Por, ja, që këtu, në një provincë të qetë italiane, që shërben si konvikt periferik i një qyteti të madh, ka ndërgjegje të mendohet se ç’do të bëhet me këta kriminelë të vegjël të së sotmes. Sepse kriminelë i quajtën.
Në të tilla raste, një pyetje me zarar, fshihet atje poshtë, thellë, tek secili prej nesh. A mund të bëhen kriminelët e mëdhenj të së ardhmes, këta fëmijë që sot s’patën mëshirë të vrisnin një maçok endacak?! Po pse jo?! Edhe pse, jo domosdoshmërisht, them unë. Por nuk jam e sigurtë. Dhe nuk besoj se ndokush tjetër do vinte dorën në zjarr. Psikologjia, aq më pak.
Me siguri, di vetëm një gjë, që për çdo krim, apo përdhunim, për çdo ngritje zëri, apo mbledhje grushti, për çdo kanosje vetullash, apo mospagim taksash, etj., këndej ane, kërkohet llogari e, në të njëjtën kohë, kërkohet edhe zgjidhja. Fajtorët e çdo thyerjeje rregulli, normeje, apo kriteri tjetër të një jete të shëndetshme, të vendosur nga një shoqëri e shëndetshme, edhe neve duhet të na bëjnë përshtypje, siç rëndom ndodh këtyre anëve.
Është kohë e turbullt në Perëndim, por drejtësia funksionon ende dhe pse çeta e profetëve, domethënë turma, në rrjetet sociale, kërkon “gjak”, në mënyrë figurative dhe drejtësinë e pretendon si të vetmen zgjidhje.
Në Ballkanin tonë, gjërat funsksionojnë pak (ose shumë!!!) më ndryshe. A i mbani mend, dikur?! Kazane të tëra plehrash që digjeshin për sport e për gajasje, lagje të pushtuara nga turma të dhunshme kokësopatash, pemë të masakruara, toka të marra me përdhunë, puseta uji të vjedhura, plehra të hedhura nga ballkonet, ballkone të dala arna-arna shtëpish të ndërtuara pa kritere e pa leje, mace të llahtarisura, që kërcenin pupthi bishtëprera, sy të qërruar, me flakë të vëna në putra, në qime, në mustaqe.
Këta janë kriminelët tanë të vegjël, të së djeshmes, që s’na e kanë prishur ndonjëherë gjumin. Ndërsa sot, i ke aty, të gjithë në kompjuter, me emër e mbiemër, që shkruajnë e zezë mbi të bardhë, se si heronjtë e tyre të drogës, të vrasjeve, të dhunës, janë heronjtë e tyre të përditshëm e të përjetshëm. Kriminelët tanë të djeshëm, nuk i ka ngrënë meraku dje e nuk do t’i hajë meraku as mot.
Janë shtrirë gjerë e gjatë e gju më gju me shoqërinë dhe me çetën virtuale, që i hanë duart gjithmonë. Komentojnë, u dalin përkrah vrazhdësisht dhe ashiqare bëmave të kriminelëve të të gjitha kohëve, të të gjitha racave. Ata përligjin krimin si burrëri. Skafistin e quajnë punëtor të guximshëm, që punon fort për të mbajtur familjen me bukë. Hajdutit i urojnë “me krahë të lehtë”, bosin e krimit dhe të drogës e quajnë vetëm bos dhe i heqin kapelen. Atij që i shet hashash fëmijëve tanë, fëmijëve të të tjerëve, nëpër sheshe, nëpër shkolla, nëpër rrugë, domethënë, gjithkund, nën hundën tonë, ia qajnë hallin se edhe ai ka familje. Kush përkrah e ushtron, domethënë, bën vajzat të ushtrojnë prostitucionin, është i zoti, që i ka hapur vend pune vetes në kohë krizash. E kush ushtron dhunë psikologjike, s’vihet re se ne njohim vetëm drurin dhe hurin.
E ç’mund të thuhet për kriminelët?! Ne, kriminelin e duam, martohemi e shtrihemi me të deri në shtrat të vdekjes. Rasti i fundit i thirrjes së thanatosit, ndodhi vetëm pak ditë më parë, në Shkodër.
Në buzë të Bunës shtrihet e pajetë një grua e re me fëmijët e saj. Ende. Përgjithmonë. Ky krim, duhet t’i rëndojë më shumë ndërgjegjes sonë, se sa dheut që e mbajti dhe s’tregon dot të vërtetën. Ajo bukuri e mjerë është viktima e sotme e një shoqërie të dobët, siç jemi ne, që nuk i denoncojmë e nuk i dënojmë kriminelët e vegjël të së djeshmes.
Ata, të cilët, sot, dënimin me burg për lëndë narkotike, për vjedhje, për thyerje ligji, për përdhunime, apo krime të tjera “të vogla”, nuk e quajnë turp, po përvojë jetësore. Ata, që të keqen nuk e shohin si njollë të pakthim në jetën e një qytetari normal në një shoqëri normale, por e kanë qepur si lëkurë të dytë dhe i japin format e trupit të tyre.
Në tokën tonë, bajlozët nuk dalin nga deti, por i kemi aty, mes nesh. I prekim çdo ditë, u japim kafe, u japim dorën e ata shtrihen ngado, si venduza, në çdo qelizë të shoqërisë e kërkojnë gjak, këlthasin hosana për antiheronjtë, na thonë mirëmëngjes në rrugë e na dërgojnë “zemra” në kompjuter.
Janë ngjitur edhe deri lart, në foltoret e dijes, nga ku, për habinë time e të ca njerëzve të paktë, për të cilët drejtësia vazhdon të jetë peshorja e vetme e jetës dhe e vdekjes, e së mirës dhe së keqes, del një profesor i famshëm i çetave të profetëve, që, ex cathedra, në mënyrë krejt primitive, kërkon gjak të vërtetë, hakmarrje e vetëgjyqësi.
Mos u ngutni ta quani “intelektual”, apo “profesor”. Edhe ai s’është gjë tjetër, veç një bajloz ballkanik.
—-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

shkruaj me emra,se keto tregime per shqiptaret i kane shkruar Konica,Kuteli,100 vjet me pare.
Na ndricoi kjo shushka. Futja pordhes kot, po kot fare. sa per te shkruar dicka te Dita e Thanos. Jane shtuar ca si shume vitet e fundit, keta debilat e WOKE dhe Political Correctness. Debilat Komuniste e para 4-dekadave, ishin lule ne krahasim me keto frutat e sotme.
Ka kurajon ti shkraj si bukur dhe qarte e me dergjegje te pastert per tere ato qe i mesojme te gjithe nga shtypi dhe platformat televizive dhe i degjojme ne kafene e ambjente te tjera. Mesazhi i saj nuk jane emrat, por ambjentimi i bashkejetese me njerez qe besojne se duhet perfituar kur te jepet mundesia, se ligjet nuk veprojne, se morali ka vdekur sic thot nje paneslist televiziv dhe frika nuk egziston sepse u mesuan me konceptin shtyje dhe nje here si perhere, se ajo qe po pervetsoje eshte nje “qime derri” per shtetin dhe te pasurit, qe sipas tyre kane bere “po ate pune” qe bejne dhe ato vete. Sipas tyre njeriu i sukseshem eshte nje vjedhes jashtzakonisht i sofistikuar. ATO nuk arrijne ta kuptojne sakrificat e medha te atyre qe po e cojne vendin perpara, po shikojne si vishen grate dhe femijet e tyre e gjera te tjera.
Shqipëria dhe shqiptarët ishin ma të varfërit në Europë por nga ma të paktët të inkriminuar dhe të kriminalizuar pas 35 vitësh janë ende ma të varfërit në Europë por të mbuluar nga krimi dhe kriminelët vritet polici për një fjalë goje por nga ku u erdhi ky rend shoqëror dhe kush qenë dhe ende janë protagonistët besoj se zonja në fjalë e dinë dhe nuk bënë alibi këtu kurse për shoqëri dhe sisteme njerëzore perendimi ça flitet është e turpëshme
Phoenix,i ke vene noten.
Ja po i jap “notën” edhe unë: shkrim realist që kuptohet vetëm po të jetosh jashtë Shqipërisë! Fenomeni mund të krahasohet vetëm me erën e nevojtores, që kur je brënda ambjetohesh me atë erë dhe të shpon hundët kur hyn nga jashtë!
Se ku lindin dhe kush i rrit kriminelet e ardhshem, kane emra ne Shqiperi,por media shqiptare e ka gjetur me lehte te botoje shkrime per histori,per vrasjen e nje weni apo maceje nga nje femi,ndersa ka frike qe t’ia perplase ne fytyre me emer dhe mbiemer zyrtarit te larte pushtetar, ATIJ ,QE UA VRET PER DITE FEMIJERINE FEMIJVE TANE, sepse atij i sherbehet edhe keshtu ,PA I PERMENDUR EMRIN SEPSE PER KETE NA PAGUAN!
Është shkrim mëse i saktë, i vërtetë dhe alarmues për shoqërinë tonë.
Në një shoqëri kur për vlerësimin e së mirës dhe së keqes, e normales dhe anormales, e moralshmes dhe të pamoralshmes, për veprimin e ligjshëm ose jo të ligjshme e gjykojnë vetëm organet e drejtësisë kjo nuk quhet shoqëri normale. Në një shoqëri ku prevalon qytetaria dhe në qendër të vëmendjes së shoqërisë civile janë interesat e tij, vet qytetari me opinionin e tij dënon dhe përkrah të duhurin veprim, ndërsa organet kompetente bëjnë punën e tyre. Në mungesë të një opinioni publik, qytetar dhe të shëndetshëm “njërëzit” çorrientohen, dhe në këtë vend nuk bëhet fjalë për shoqëri njërëzore por për çetë shpellarësh. Për të kuptuar këtë situatë nuk duhet domosdoshmërisht të jesh jashtë saj, atë e kupton çdo qenie njerëzore kudo që të ndodhet. Për të pasur një opinion të shëndetshëm shoqëror punojnë e gjithë shoqëria civile dhe detyrimet për këtë në veçanti i kanë institucionet shtetërore, duke filluar nga çerdhja, kopështi, shkolla e çdo cikli qoftë dhe duke përfunduar tek ministria e arsimit e cila duhet të jetë e përgjithshme për hartimin e planeve afatshkurtëra dhe atyre në vijim. Me një mentalitet të shëndetshëm qytetar shoqëria përparon, mirëqenia rritet dhe jeta bëhet e paqme.
Bravo Arben Tashko
Koment qytetar dhe sic i ka hije autoreve te Dites qe jane emra qe nuk na cajne menderen neper ekrane, por shkruajne bukur dhe sakte dhe ne menyr qytetare.
Komentues si Arbeni i bejne nder ketij forumi
“Bota e vjeter po vdes. Bota e re po vonon te dale. Dhe ne kete dritehije lindin monstrat” – shkruante Antonio Gramshi. Ishte periudha qe solli ne pushtet fashizmin. Kam thene gjithmone qe “revolucioni” berishist ishte i tipit fashist. Mitingje madheshtore me premtime populiste dhe grupe vandaliste qe digjnin e prishnin cfare u behej pengese. Njehere Izet Haxhia tha se shiku i gazidedes i vuri eksploziv lokalit te Lush Perpalit. Ne ate periudhe Lushi ishte nenkryetar parlamenti. Pra, realiteti i sotem eshte produkt i asaj periudhe kur linden monstrat. Kryetar i komisionit te Mbrojtjes ne parlament ishte azem hajdari, organizatori i Kaosit. Koka e monstrave. Nje detaj qe me vjen ndermend, me tregonte nje beratas qe vrasjet e shumta ne Berat ne ’97 u shkaktuan per ceshtjet e droges. Grupet e para qe shkuan ne Zvicer paten mbrojtje nga ish-ministri i brendshem i PD, qe ishte beratas. Fieri pastaj, eshte si Medellini. Pas shkakut vjen logjikisht pasoja. Shteti i Tranzicionit Ka premtuar gjithmone uzina/Fabris/bujqesi moderne, etj, dhe rregullisht i shkelte syrin trafiqeve. Kur parane e shton me thase duke plackitur, perse te lodhesh e djersitesh duke e mbledhur me te shkoqura? Kjo periudhe po sterzgjatet e sterzgjatet duke sjelle te gjitha format e dekadences sociale. Brecani i fryre me miliona duke shfrytezuar postin e policit i lutet te birit te dale nga trafiku, se per nje vit e kishin bere muhabet. Eshte folur me per kete histori? Do kete dale Brecani nga burgu, se u harrua kjo histori. Pra, e dashur autore, jemi ne stadin e brezit te dyte. Kur ben vaki te vizitosh Qendren e Tiranes( Ka edhe periferia “resorte”, por emblematike eshte Qendra), sa me te larta kullat, aq me i piste pazari. Natyrshem qe kjo do sjelle kultivimin e nje shoqerie kaotike. Kaos ne informacion, ne hipoteka, gjendjesh civile. Kaos ne shtet e pushtet. Psh, dalin kryetare bashkish qe paskan qene ne burg ne ndonje vend tjeter. Sikur me qene me pushime. Te njejtin person e gjen me tre – kater emra, si ne filma amerikane. Ky shtet, magazine pa inventar. Plot me diploma fallso, tituj false, drejtues fallse. S’dihet a mbaroi studimet Basha apo ndonje kryetar bashkie a minister? Shtet qe s’di me saktesi sesa shtetas ka. Ama sa mace ka gruaja budallaqe e Ilir Metes, si quhet qeni qe ruan berishen teos bjere nga dritarja, kete e di i madh e i vogel. Se fundi, shkrimi i mire. Ca i zgjatur per macen e qytezes-fjetore, por e besoj qe eshte e vertete. Kur humb nje mace ne qytetezen time beheshin lajmerime me flete te afishuara ku kerkohej ndihma e komunitetit. Ka edhe per bicikletat e vjedhura, po Jo aq ndjesi Sic per qente e macet. Tani lajmerimet behen ne fejsbuk. Thuhet emri i vetem i qenit apo maces, Jo si tridhjete emrat e krimineleve tane kur i kap policia: u kap filano, qe alias quhej filan, e alias tjeterfilan, por e njihnin me nofken e fistek filanit. Meqe pak u fol per te ndjeren grua qe u mbyt me femijet, desha te zgjatem pak, se ne defterin e shtetit shqiptar, te kesaj republikes tone te vogel u fshine njeheresh 4 emra. S’i mori rrjedha e nje fatkeqesie natyrore apo semundje apo aksident rrugor. Femijet e pafajshem u vrane. Nena e tyre i DHA fund jetes ” per motive te dobeta”- Sic thone komunikatat e rendomta policore apo mediatike. Ky eshte versioni i derisotem. Kjo grua s’è ndjeu veten te forte, me falni per shprehjen, ta pirdhte mu ne te burrin. Ta ndante, te fitonte te drejten e mbajtjes se femijeve. Te punonte e te rriste femijet. C’ben nje grua e re kur i vdes burri dhe e le me femije te vegjel? C’bene nenat/gjyshet tona heroina kur dolen nga Lufta? Nje grua vitale Ka mision kozmik te rrite femijet, pa’ u qurravitur per fatin.Kish shkruar Z. Zeneli mbi kontrastet Majakovskij-Esenin, por gabim redaksia qe mbyll komentet. Z. Zeneli ne tere ate shkrim te gjate kish anashkaluar nje fakt te vogel, qe Majakovskij i dedikoi nje vjershe lamtumire Eseninit. Ku vargut te Eseninit ” te vdesesh s’eshte gje e re/ por edhe te jetosh s’eshte me e re”, i pergjigjet se te vdesesh s’eshte e veshtire, por te jetosh eshte shume e komplikuar. Nena – viktime e ketij mentaliteti hakmarres denoi me vdekje femijet e saj, kur kishte zgjidhje me pak te dhimbshme. Qe ajo dhe femijet ta jetonin jeten. Nqs autorja e mban mend, nje shqiptare ne Lecco para ca vitesh vrau tre vajzat me te njejten devize hakmarrese ndaj burrit. E Jo, nuk mund ti faturosh njemije problemeve themelore qe ka Shqiperia ne periudhen kur linden e komandojne monstrat, edhe kete te grave histerike. Ajo gruaja ne veri te Italise(Cogne)vrau djalin dhe s’po ndahej nga burri. Ka raste plot; pra, s’hyn ne gjynah “psikologjia e turmave”. Se fundi, degjoj plot qe popullin e fajesojne. E “turmesojne”, se eshte kollaj ti drejtosh gishtin turmave. S’ka me turma. S’mblidhet me njeri kot si ne vitet ’90. Biles, edhe ato organizoheshin njehere ne tavoline. Paguheshin organizatore, grupe tepiste, etj. Te shumtet mbeten kureshtare. Shkojne “per te pare”. Cezarin s’è vrau turma, por nje grup konspiratoresh. Ata qe shtynin Mark Antonin per hakmarrje ishin tepistet qe ishin marre vesh c’te benin. Edhe Krishtin s’è denoi turma por farisenjte qe s’donin permbysjen e status-quo. S’ka turma, por komplote. S’è prishen turmat ekonomine e varfer te Shqiperise sockomuniste, por planet e shock therapy. Ushtaret mercenare te Azem Hajdarit dhe korpusi i “mamurrzakeve/ tropojaneve”te Berishes.
Nje njeri, sado inteligjent qe te jete, per te bere nje interpretim sa me te drejte te botes a nje realiteti, duhet ta shohë ate edhe me syte e nje femre.
Nese zonja Romelda do te quhej Llaf, Demo apo Artan, nuk do te na kish emociunuar si ne kete rast.
Kontakti i pare i saj me ngjarjen eshte intuitiv, empatik e ndjesor femeror, çka do te thote nje kendveshtrim ndryshe nga bota emotive dhe intuitive e nje mashkulli (kushdo qofte)
Pas ketij kontakti te pare, autorja kalon nga bota e ndjesive ne arsyetimin dhe llogjiken interpretuese, nga e veçanta te e pergjitheshmja etj. Dhe ketu na nxjerr zbuluar si shoqeri. Ata qe nuk jane dakort me kete “zbulim”, i ftoj sonte “poshte penxheres te katit 8-te”….
👍👍
Po moj Romelda por gjysma e atyre qe e lexuan shkrimin jane kriminel te pa korigjuar, koke trashe idiot qe humbjen e jetes e konsiderojne si dicka normale
O Llaf Dibre
Mos u emociono kaq shume he burre I motit nga denglat sentimentale.
@ Fjale me vend. Mbase eshte nje dobesi e imja. Më emocionon fjala. E tjetrit,ama. Ashtu siç me patì emocionuar nje poezi e jotja per ate mesazh te bukur filozofik qe percjellte. Autorja, me sa di une, shkruan per here te pare dhe per kete nuk meriton ta presim me “fershellima”. Po te hapësh bllokun e analizave on line te gazetave, çdo dite sheh te njejtat fytyra – publikojne edhe portretet mbi titull te shkrimit – çka te krijon nje ndjesi njelloj sikur sapo hap deren ne mengjes sheh fytyrat e tyre dhe … “trembesh”.
Mire e ka Romelda, po kriminelja qe shohim ne foto eshte ajo qe ju mori jeten femijeve.
Sa per birbo burrin, si gjithe burrat qiptare. Mendjen per p/d e kane.
Ke ndonje gje per privatizimin e prones shteterore?
Po Thanushi, ka ndonje prononcim per Ligjin E Rames qe i privatizon pronat shteterore?
Del qe kjo Shqiperi nuk eshte e krimineleve te vegjel, po e prositutave dhe putanave qe ngrejne kartonat dhe i bejne aferim kerministrit kriminel
Empatia , quhet mungesa për të cilën është përpjekur të flasë autorja . Mungesa e empatisë është mungesa e ndjesië për dhimbjen që shkakton veprimi apo mosveprimi yt. Ka dalë jashtë fokusit të madhësive ndërpersonale dhe kjo e ka zbehur konceptin bazë të empatisë.