Shumica vendos dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i padiskutueshëm, por ai i 21 marsit për Fredi Belerin ka edhe mendim pakice me dy anëtarë që kanë qenë pro lirimit të Alfred Belerit nga qelitë e burgut. Nuk kanë mundur të ndryshojnë qëndrimin e shumicës, që konfirmoi masën “arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, por Marsida Xhaferrllari dhe Sonila Bejtja, e kanë vlerësuar si jo të përshtatshme këtë masë sigurie. Qëndrimi i dy gjyqtareve në trupën 9 anëtarësh të Kushtetueses, del në dritë në vendimin e arsyetuar ndaj Belerit, të siguruar nga A2 CNN. Në verdiktin e zbardhur, anëtarët e pakicës arsyetojnë se Kushtetuesja duhet të vlerësonte çështjen jo vetëm në rrethanat e procedimit penal ndaj Belerit, por edhe funksionit kushtetues që ai pritej të ushtronte.
“Kriteret kushtetuese për kontrollin e çështjes duhet të ishin identifikuar sidomos nga perspektiva e kërkesave për funksionimin e përshtatshëm të Bashkisë Himarë, ku kërkuesi pritet të marrë pozicionin e kryetarit, institucion i cili është pjesë e sistemit kushtetues demokratik të vendit. Është fakt se për shkak të kufizimit të lirisë personale të kërkuesit Bashkia Himarë edhe sot është ende pa kryetar, duke sjellë në këtë mënyrë edhe deficit të legjitimitetit demokratik, pra deformim të vullnetit të qytetarëve që kanë votuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të publikuar nga A2 CNN.
Sipas Xhaferrllarit e Bejtjes, shtatë kolegët e tyre në shumicë kanë mbajtur në vëmendje vetëm vlerësimin e kritereve kushtetuese që lidheshin me lirinë personale të Belerit dhe jo të drejtës së tij kushtetuese për t’u zgjedhur.
“Pa vënë në dyshim interesin publik për mbarëvajtjen e procedimeve penale, sidomos të atyre që lidhen me çështje të korrupsionit zgjedhor, ritheksojmë se në çështjen konkrete janë vënë në diskutim jo vetëm liria personale e kërkuesit, por edhe e drejta për t’u zgjedhur dhe cilësia e legjitimitetit demokratik në Bashkinë Himarë”.
Përkundër argumentave të shumicës, gjykatat e zakonshme sipas mendimit të pakicës në këtë vendim kushtetues, të siguruar nga A2 CNN, nuk kanë analizuar mjaftueshëm mbi proporcionalitetin e caktimit të masës së “arrestit në burg” ndaj Alfred Belerit.
“Caktimi i masës së sigurimit të arrestit në burg dy ditë përpara ditës së votimit për zgjedhjet vendore dhe vazhdimi i kësaj mase, që e ka penguar atë në fakt të marrë detyrën e kryetarit të bashkisë, si pasojë e prezumimit të korrupsionit në zgjedhje, duhej vlerësuar arbitrare për shkak të mungesës së garancive të mjaftueshme procedurale. Për rrjedhojë, vlerësojmë se pretendimi i kërkuesit për cenimin e lirisë personale dhe së drejtës për t’u zgjedhur, në raport me parimin e proporcionalitetit, të lidhur me standardin e arsyetimit të vendimit gjyqësor është i bazuar”.
Në kushtetuese, Belerit, i dënuar me 2 vjet burg për “korrupsion në zgjedhje” nga Gjykata e Posaçme, kërkoi shfuqizimin e masës “arrest në burg”, caktuar ndaj tij nga tre shkallët e gjyqësorit. Më 27 maj, ora10:00, Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar seancën e parë të shqyrtimit të ankimit të bërë prej tij kundër këtij vendimi.
j.l./ dita

Të dyja janë zgjedhur nga Meta! Pra gjykatëse që bëjnë politikë dhe jo drejtësi! Turp, se do të jenë aty për kohë të gjatë! Nuk marrin parasysh që Beleri ka qenë i dënuar në Shqipëri dhe Greqi dhe nuk mund të zgjidhej Kryetar Bashkije!
Jane kurvat e PD! S! Hikoni : Flasin pernate dhe shajne Ramen! Mire bejne por fjalori eshte shume i ulet jo intelektual! Nivel shume i ulet qe vjen nga urrejtja per te! “Uthulla e forte prish enen e vet” thoshin te paret tane qe benin ehe vere edhe uthull edhe Rakite klasit te larte! Por c’ndodh? Mbrojne Saliun dhe Liken dhe tere hajdutet dhe vrasesit qe i ndjekin! Thoni se jane budallenj dhe nuk e dine kush jane keto dy qenije te uryera dhe te poshtra? Po media? Na mbyten me mbrojtjen e Saliut, gabimet e SPAK dh te Rames! Na mbyten duke mbrojtur Athinen dhe Bejlerin?! Vertet! Flasin se Rama nuk ja dha doren Kurtit dhe na paska bere krim?! Vertet e keni! Kurti eshte nje Ener dhe Berishe i vogel qe kerkon te behet i madh por ehte dogmatik,njeri i vogel,duket si nje mi i strukur mes Europianeve! Une nuk as nuk do t’i flisja, disa jane kaq poshte sa nuk do te pranoja te isha ne nje ambient me ta!
Desh zoti qe nuk ishin te gjithe ne nje mendje me keta te dy. Por le te jemi objektiv sic thote ajo shprehja” Me bere prift mos me rruaj mjekren” Dhe ne kohen e xhaxhit nuk merreshin vendimet 100% do kishte ndonje kunder.
Nuk jemi ne te gjykojme gjykatesin. Me e rendesishme per mua eshte panvarsia ne gjykim, pika e referimit te jete ligji dhe jo prapavija politike.
Ky po gjykohet per nje veper qe eshte minore krahasuar me vrasjen e ushtarakeve, per te cilen do te ishte ne burg me kohe, Sistemi une gjyqesor as nuk e ka marre mundimin ta rihap dosjen. dhe ky del e na bene hartime nga burgu.
Njerzit e viçidolit që duan shtet rrëmpadhe, edhe atyne do ju vjen fundi shpejt.
Ska nevojë të analizosh këto të dyja.Shikoni çfarë legenash i kanë burat ,në pamje e qëndrim.
Kudo ku janë persona,në poste të rëndësishme që kanë mbetur të vendosur nga Saliu dhe Iliri,vendimet dhe produkti është antishqiptar.Shikoni Drejtorin e Bankës qëndrore,emëruar nga Sala,Argita dhe mbeesa e Lirisë.Ai po u s nxin jetën shqiptarëve me lreditë dhe po çun paranë e fitimet e çmëndura,si nç asnjë vçnd tjetër tek Bankierët,jasjtë Shqipërisë.Dhe ky kingu KM e zgjedh për herë të dytë.Visho Ajazi e bëri mut e ja futi KM ky e çoi np NATO.