Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gruaja që paditi “të paprekshmin”, historia e 67-vjeçares nga Velipoja që kërkoi drejtësi me… postë në Malin e Zi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gruaja që paditi “të paprekshmin”, historia e 67-vjeçares nga Velipoja që kërkoi drejtësi me… postë në Malin e Zi
KronikeKryesore

Gruaja që paditi “të paprekshmin”, historia e 67-vjeçares nga Velipoja që kërkoi drejtësi me… postë në Malin e Zi

Published: September 14, 2023
Shpërndaje

Një vit më parë kur garancia “pandëshkueshmërisë i erdhi fundi” ishte një refren, një shtetase që priste drejtësi prej dekadash nuk e besonte këtë gjë.

67-vjeçarja Lulë Zefi pasi priti drejtësi në Shqipëri, udhëtoi në Malin e zi dhe në prokurorinë e lartë të Podgoricës denoncoi Pëllumb Gjokën për çështje droge, arrestuar së fundmi nga SPAK për pesë vepra penale së bashku me zyrtarë të policisë dhe të prokurorisë. Por çështja u mbajt për një vit në prokurorinë e kryeqytetit ku dhe po hetohet për pastrim parash

Në fashikullin që Top Channel disponon ekskluzivisht, rezulton se emri i biznesmenit i lidhur me Bajrat, iu referua Prokurorisë së Tiranës nga Mali i Zi në 11 tetor 2022 për t’u hetuar për prodhim, mbajtje dhe vënie në qarkullim të paautorizuar të lëndëve narkotike. Denoncuesja u citon mediat malazezëve, që gjatë vitit 2016 lakonin në Shqipëri emrin e Gjokës për trafik hashashi nga laguna e Vilunit në Velipojë me destinacion Malin e Zi e më pas Italinë. Një informacion ky që konsideronte si lidhje të të dyshuarit disa zyrtarë policie të tetë viteve më parë.
Por, prokuroria konfirmon jo zyrtarisht se nuk ka qëndruar duarlidhur dhe se policia i konfirmoi se Gjoka nuk rezultonte i dënuar. Ndërkohë që pritet të shpallë moskompetencën dhe t’ia delegojë dosjen SPAK.
Megjithatë SPAK po e heton Gjokën së bashku me Behar Bajrin, Evris Marinin dhe 13 të tjerë duke nisur nga akuzat më të rënda të vrasjes deri tek korrupsioni ndaj zyrtarëve të prokurorisë dhe të policisë. Kjo dosje, e cila konsiderohet si “kutia e Pandorës” u çel mbasi e njëjta qytetare në 16 janar 2023 kishte dërguar kallëzim me postë duke kallëzuar se një grup kriminal ku ishte edhe Gjoka i kishin marrë pronat në mënyrë të paligjshme. Por pikat mbi i u vunë nga zbardhja e bisedave në aplikacionin SKY, ku një rrjet njerëzish të krimit dhe të ligjit ishin bërë bashkë duke i shërbyer njëri-tjetrit.
p.c/dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një ditë pas provave të reja për Ballukun, ambasadori gjerman: Antikorrupsioni i lartë, parakusht i panegociueshëm për BE
  • Rama prezanton “Programin e Strehimit”: Do marrin banesat e konfiskuara
  • Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  • Dhunohet drejtori i Ujësjellësit në Elbasan, nuk pranon të bëj kallëzim: “I kam çuna lagjeje”
  • “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë

Komentet e Fundit

  1. demo on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  2. ANA on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  3. Vlora 97 on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë
  4. K R on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë
  5. Tahir Gashi on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?