Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ky është një zë, kjo është një kitarë…”, shikoni çfarë është në gjendje të bëjë Inteligjenca Artificiale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Ky është një zë, kjo është një kitarë…”, shikoni çfarë është në gjendje të bëjë Inteligjenca Artificiale
Lajmi i funditTeknologji

“Ky është një zë, kjo është një kitarë…”, shikoni çfarë është në gjendje të bëjë Inteligjenca Artificiale

Published: January 28, 2024
Shpërndaje

Inteligjenca artificiale u përdor për të formuar zërin e John Lennon-it bazuar tek një regjistrim i vjetër, për të krijuar “albumin përfundimtar të Beatles-ave” disa dekada pas shpërbërjes së grupit muzikor, njoftoi të martën Paul McCartney.

80-vjeçari McCartney i tha radios BBC se inteligjenca artificiale u përdor për të veçuar zërat nga tingujt e tjerë në regjistrimet gjatë prodhimit të serialit dokumentar të vitit 2021 të regjizorit Peter Jackson, të titulluar “Beatles-at: Rikthimi”. Kënga “e re” pritet të qarkullohet më vonë këtë vit, tha zoti McCartney.

Zoti Jackson “arriti të veçojë zërin e John-it nëpërmjet disa shiritash kasetash dhe një pianoje”, i tha radios BBC zoti McCartney. “Ai mundi t’i ndante nëpërmjet inteligjencës artificiale; i thoshte makinerisë se ‘ky është një zë, kjo është një kitarë, hiqe kitarën’.”

- Publicitet -

“Pra, kur prodhuam atë që do të ishte albumi i fundit i Beatles-ave, ishte nga një provë për të cilën punonte John-i”, shtoi ai. “Arritëm të marrim zërin e John-it dhe ta pastrojmë nëpërmjet inteligjencës artificiale, që ta përdornim në vazhdim për krijimin e albumit. Të jep një lloj lirie veprimi”.

Zoti McCartney nuk identifikoi me emër regjistrimin provë që u përdor, por BBC-ja dhe të tjerë thanë se ka të ngjarë të jetë nga një këngë e papërfunduar dashurie e vitit 1978 nga zoti Lennon, e titulluar “Tani dhe atëherë”. Prova muzikore ishte përfshirë në një kasetë të titulluar ‘Për Paul-in”, që zotit McCartney ja dha e veja e zotit Lennon, Yoko Ono, raportoi radioja BBC.

Zoti McCartney e përshkroi teknologjinë e inteligjencës artificiale “disi të frikshme, por interesante”, duke shtuar se “Do të shohim se ku do të na çojë”.

E njëjta teknologji i mundësoi zotit McCartney të bënte një “duet” virtual me zotin Lennon, i cili u vra në vitin 1980, me këngën “Kam një ndjesi” vitin e kaluar në Festivalin në Galstonbury.

Kantautori dhe këngëtari McCartney pritet të çelë një ekspozitë më vonë këtë muaj tek Galeria Kombëtare e Portreteve në Londër me fotografi që do të shfaqen për herë të parë, të marra prej tij gjatë ditëve të hershme të grupit Beatles në fillimet e valës së mbiquajtur “Beatlemania”, kur ndjekësit e shumtë e ngritën këtë bandë muzikore në nivelin e famës botërore.

Ekspozita, e quajtur “Sytë e furtunës”, do të ketë mbi 250 fotografi që zoti McCartney bëri me kameran e tij në periudhën 1963-1964, ndër to edhe portrete të pjesëtarëve të grupit: Ringo Starr, George Harrison dhe John Lennon, si dhe të menaxherit të grupit Beatles, Brian Epstein. / VOA

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision
  • Kombëtarja shqiptare, Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League
  • Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali
  • VIDEO: Ardit Gjebrea thirret në SPAK, hije dyshimi te Dosja Veliaj dhe fqinjësia në Kodrën e Diellit
  • Falimenton banka në Paraguaj, 3 milionë njerëz humbin paratë, Presidenti jep dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. Arbeni on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  2. Ganua on Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate
  3. Kreshnik Martini on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950
  4. Saliu. on “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision
  5. Ethem Lalaj on “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?