Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Hakerat e “Homeland Justice” sulmojnë faqen e Bashkisë së Tiranës, fshijnë serverat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO: Hakerat e “Homeland Justice” sulmojnë faqen e Bashkisë së Tiranës, fshijnë serverat
KronikeLajmi i fundit

VIDEO: Hakerat e “Homeland Justice” sulmojnë faqen e Bashkisë së Tiranës, fshijnë serverat

Published: June 20, 2025
Shpërndaje

Grupi i njohur i hakerëve “Homeland Justice” ka marrë përgjegjësinë për një sulm kibernetik ndaj Bashkisë së Tiranës, duke pretenduar se kanë ndërprerë funksionimin e faqes zyrtare, kanë nxjerrë të dhëna të ndjeshme dhe kanë fshirë të gjithë serverët.

Në një postim të publikuar në kanalin e tyre në Telegram, hakerat shprehen: “Të gjitha këto aktivitete janë kryer nga Bashkia e Tiranës, sot ata po ndëshkohen për veprimet e tyre. Ne kemi rrëzuar faqen e tyre, kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët.”

Postimi shoqërohet me pamje të faqes zyrtare të Bashkisë së Tiranës para dhe pas ndërhyrjes, ku në versionin “pas sulmit” shfaqet një ekran bosh me efekt të dëmtimit grafik.

- Publicitet -

Gjithashtu, grupi ka publikuar një model 3D të godinës së Bashkisë me mbishkrimin “yes, you were right”, që interpretohet si konfirmim për një sulm të paralajmëruar më herët.

“Bashkia e Tiranës është jashtë funksioni tani. Shërbimet e qytetit janë ndërprerë. Ju kemi paralajmëruar të dëboni terroristët e MEK nga toka shqiptare, por ju i keni njohur ata si refugjatë të ligjshëm dhe u keni dhënë dokumente false si ID dhe pasaporta. Situata aktuale është shkaktuar nga udhëheqësit e qeverisë shqiptare
Përshëndetuni me ndërprerjen e shërbimeve të qytetit dhe trafikut. Puna jonë me ju do të vazhdojë“, thuhet në një mesazh të publikuar në Telegram.

“Mbi 3000 terroristë iu imponuan Shqipërisë. Toka shqiptare u detyrua të strehojë këta të mjerë të shkatërruar
Është e kuptueshme për shqiptarët mikpritës. Shpresojmë që iranianët (që tani kanë të drejtën ligjore të hedhin raketat e tyre “mbinatyrore” në kampin e Manzës) ta kuptojnë këtë“, thuhet në një mesazh tjetër.

HomeLand Justice është faqe e internetit me shtrirje ruse që u shfaq para sulmeve kibernetike në portalin shtetëror e-Albania, në mes të korrikut 2022. Sipas analizës së Microsoft, pas faqes së internetit qëndron një grup i lidhur me Qeverinë iraniane, i cili është përgjegjës për sulmin në internet.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2025/06/6855255fbf62b.mp4
j.l./ dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Phoenix says:
    June 20, 2025 at 11:09 am

    E perse duhet ta besojme kete? Apo se hapen te ashtequajturit Hakera nje kanal ne Telegram dhe postojne se c’fare bejne. Ceshtja eshte jo se eshte e vertete apo jo, por si verifikohet qe nuk eshte thjesht nje mashtrim mediatik i kordinuar dhe me persona ne administrate, sa per prononcime per te krijuar nje perceptim hakerash.

    Reply
  • Buda says:
    June 20, 2025 at 1:07 pm

    Politika jetesore e Shqiperise -eshte Asnjanesia.

    Reply
  • demo says:
    June 20, 2025 at 2:00 pm

    Edhe njehere si Trimat Partizane jemi rreshtuar me koalicionin fitimtar SHBA,Angli.Mungon BRSS,po ci qi teme,e zevendeson Edi.Sulmi Iranian mbi kompjuterat e Bashkise eshte sulm terrorist,i pabese mbi shoqerine civile,njesoj si Sulmi me raketa kunder spitalit civil ne Israel.Kjo na ben krenare te ndjehemi me te forte, Dhimbjen ta kthejme ne Force,krahas Aleateve te fuqishem SHBA,Izraeli,Anglia,Shqipria. I rente nje Shafran-2,nga ato me rreze te gjate,dredha dredha mu ne kupolat e Surrelit

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    June 20, 2025 at 6:35 pm

    Kta të pd jan home justise, ku i bie ndermend iranit për neve e tiranën kan halle tjera ata. Para viçidoli and co.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?